Oktapod me salcë shafrani

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje shef Miri, jam një zonjë nga Tirana dhe kliente shumë e rregullt e restorantit tuaj “Il Tipico”. Kam një - lim doja t’ju faleënderoja për këshillat e vlefshme që na jepni ne lexuesve të gazetës dhe klientëve të restorantit tuaj. I ndjek shpesh recetat tuaja dhe më pëlqen shumë edhe të eksperimentoj në kuzhinë. Doja të më jepnit ndonjë recetë të gatimit të oktapodit të veçantë, që të mund ti bëj dhe unë në kushte shtëpie. Në pritje të përgjigjes tuaj, ju falëndëroj për gatishmërinë dhe mikpritjen. Eda.

Shef Miri i Restorant Il Tipico, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:Përshëndetje dhe faleminderit për vlerësimin. Unë do të sugjeroja oktapodin me salcë shafrani që është një nga specialitetet e “Il Tipico”-s, madje është një ndër pjatat më të pëlqyera. Për realizimin e kësaj pjate duhen këto përbërës: 0,5kg oktapod 2 karrota 100gr selino 10g piper kokërr 5gr shafran 200ml pana 100 ml ujë

Kripë

Vendosim të ziejmë oktapodin për rreth 30-35 minuta me pak karrotë, piper të zi kokërr dhe selino. Pasi e zjejmë oktapodin e kullojmë dhe e presim në formë kubike. Në një tigan hedhim pak vaj për pjekjen e tij. Njëkohësisht salcës së shafranit. Hedhim panna kuzhine, pak ujë dhe shafran. E trazojmë deri sa - mogjene. Ndërkohë i kemi dhënë një skuqje të lehtë oktapodit. Hedhim salcën dhe vendosim kubikët e oktapodit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.