Djali më

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një zonjë dhe e kam djalin 5 vjeç. Në përgjithësi gjatë fëmijërisë ka qenë fëmijë i qetë dhe shumë i zgjuar. Ai ka talent për muzikën, i përcepton gjërat shumë shpejt. Por halli im është këtu: ka disa muaj që djali herë pas ëse unë i shpjegoj diçka ai kur shtrihet të ë e shtjellon problemin me është duke bashkëbiseduar por duke e shtjelluar problemin. Djali im është në kopësht dhe atje është tepër i qetë. Nëse shkon të marrë një lodër dhe i’a kërkon dikush tjetër ai i’a jep. Ndoshta këtu kam pak faj edhe unë sepse vazhdimisht jam munduar ti mësoj mirësjelljen. Në shtëpi ai nuk është si në kopësht, për gjërat e veta bëhet agresiv. Shpresoj që ju të më ndihmoni se si ta zgjidh këtë problem.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail. com: Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan dhe ndan me ne shqetësimin tënd. Me kaq të dhëna sa ke shkruar është e vështirë të arrijmë në përfundime, sepse nuk kemi mjaftueshëm informacion për të thënë se djali paraqet ndonjë vështirësi apo devijime të zhvillimit. Sa i përket të folurit me vete, djali yt është 5-vjeç dhe nga profesionistët përkatës që punojnë me fëmijët, konsiderohet se prej moshës 3 e deri afërsisht në 7/8 vjec fëmijët me vete kur luajnë apo zhvillojnë aktivitete të tjera vetëm. Sipas studiuesve, kjo është një mënyrë të foluri privat, personal dhe shpreh papjekurinë e fëmijës i cili në këtë moshë e sheh botën në mënyrë shumë egocentrike por nga ana tjetër të folurit me veten konsiderohet edhe një instrument i mirë me anë të të cilit fëmija zhvillon komunikimin dhe më tej aftësitë sociale. Këto shprehje, përjetime, ide, biseda që fëmija i bën me veten me zë të lartë, më tej me rritjen dhe zhvillimin e tij kognitiv dhe intelektual, brendësohen dhe kthehen në mendimet e brendshme, ashtu siç ndodh me të gjithë të rriturit. Kështu që, sipas këtij këndvështrimi, nuk ka asgjë të madhe për t’u shqetësuar se pse caktuara. Përkundrazi pra, ato do të ndihmojnë për të zhvilluar më tej zhvillimin e komunikimit të tij dhe aftësitë e ndërveprimit social. Kjo do të thotë gjithashtu edhe se kur vëmë re se fëmija po zhvillon këtë lloj dialogu me veten, nuk është e përshtatshme apo e këshillueshme t’i bërtasim, kritikojmë apo ta urdhërojmë të mos e bëjë më, por me shumë takt dhe kujdes mund t’i tërheqim pak vëmendjen. Nuk duhet harruar gjithashtu, se në këtë moshë fëmijët kanë atë që quhet loja imagjinare, ku është shumë e pranishme fantazia dhe imagjinata në lojërat që ata luajnë dhe në atë që ata tregojnë. Imagjinata, loja dhe argëtimi janë nga mënyrat kryesore me anë të të cilave fëmijët mësojnë dhe rriten. Pra, siç po thoja, nuk shoh ndonjë sjellje të çrregulluar të fëmijës suaj. Është rritur dhe edukuar me persona të moshës madhore dhe sjelljet dhe veprimet e tij janë konform edukatës së marrë nga personat që janë përkujdesur për të. Për të ndryshuar tani sjelljet e tij duhet të punoni vetë si nenë të përkushtoheni më tepër rreth tij, sepse nuk është vonë. Sapo të shkojë në shkollë kontakti me mësuesen, me bashkëmoshatarët e tjerë do të ndikojë në formësimin e tij, prandaj mos u merakosni, por edhe mos i anashkaloni sjelljet dhe veprimet e tij. Ju sugjeroj që të jeni ‘vëzhguese’ e sjelljeve dhe veprimeve të tij. Sa u shpjegua më lart, janë parime të përgjithshme të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës; çfarë fëmija thotë pastaj, është një tjetër cështje. Nëse përmbajtja e është shqetësuese, atëherë mund të jetë rasti për t’u merakosur dhe për të kërkuar takim me profesionistin përkatës. Në të kundërt, e gjithë kjo mund të vlerësohet si një pjesë e zhvillimit normal të zakonshëm. E njëjta gjë ndodh me egoizmin që ai shfaq në shtëpi për gjërat e veta; mosha 5-vjeçare është kulmi i përjetimit të ndjenjave egocentrike ku cdo gjë e do për veten, fëmijët bëhen xhelozë dhe nuk duan të ndajnë atë që është e vetja. Edhe këtu sërish, gjithmonë me gjuhën e duhur i shpjegohet se secili ka gjërat, pjesën dhe rolin e vet në familje, kopësht e kudo. Uroj të të kenë ardhur në ndihmë këto këshilla. Gjithë të mirat dhe na shkruaj sërish nëse ke nevojë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.