Shkoj për para me burra të martuar

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Në gjithë këtë “luks” dalin edhe probleme. Pas shtatë muajsh hargalisje fillova të mos ndihesha mirë. Kur kujtohem të bëj llogaritë e ciklit u tmerrova. Bleva një test në farmaci dhe një të shtunë e mora vesh që kisha mbetur shtatzënë. Nuk dija cilit t’i drejtohesha. Pastaj cili prej të dyve ishte babai. Sigurisht asnjëri nuk do ta pranonte. Të dielën kisha takim me shokun e B. Sa vura këmbën në makinë ai më tha që i dukesha e mërzitur.

- Jam i bezdisur nga ajo që kam në shpi, të lutem mos më bezdis edhe ti. Kam dalë për qef unë.

- Nuk dua të të mërzis, - i thashë dhe lotët m’u mblodhën në grykë. – Po atëherë ç’ke që rri turivarur? – Ja po ta them se ç’kam. Jam shtatzënë, dhe sapo nxora fjalën bëri një frenim të fortë makinës që u përplasa me mbështetësen e sediljes.- E çfarë unë jam babai, do të që mbaj unë përgjegjësi për të? – Jo, sot në mëngjes bëra testin, - i thashë e trembur nga shikimi i tij, - se kam idenë kush është babai, ti apo shokët e tu. Thjesht po mendoj se çdo bëj.

- Do shkosh te mjeku ku çojmë edhe E. Ti e ke zgjatur shumë pa shkuar. E., mbetet pothuajse çdo dy muaj sh- tatzënë. Ja ç’u bë se i ngrite edhe një herë këmbët për doktorin? – dhe vazhdoi t’i jepte makinës.

Sigurisht në motel nuk u zu më ai muhabet me gojë. Ai vazhdoi me kënqësinë e tij dhe unë që u solla sikur nuk kisha asnjë problem. Pasi u ndamë ai kishte marrë në telefon B. dhe ai kishte lënë takim të mjeku. Të hënën mbasdite të gjinekologu më dërgoi B.

- Edhe se mos sillesh keq me mjekun, e di vete ti, - më porositi B. Në fillim nuk e kuptova, por sapo hyra në sallën ku më priste gjinekologu e pashë, duhej të kënaqja edhe atë më parë e pastaj të hidhja në ferrë fëmijën tim. Sigurisht kjo s’ishte hera e parë që kënaqja një burrë dhe s’do të ishte dhe hera e parë që do të shkoja te gjinekologu. Në katër vite që prostituoj sa jam në fakultet, kam abortuar pesë herë, fatmirësisht shumë më pak se shoqja ime e dhomës. Në këto katër vite s’më kanë munguar asnjëherë paratë, rrobat e bukura, drekat, darkat bile edhe rrugët jashtë Shqipërisë.

Tashmë që nuk do të gjej arsye të qëndroj në Tiranë nuk e di a do të di të sillem me normat e shtëpisë, të shoh në sy prindërit e mi pa u skuqur.

Bruna

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.