Av.Idajet Beqiri për situatën politike Po e hanë turpin me bukë

Intervista - - POLITIKË -

Artan Kristo: - Padyshim ngjarja më e bujshme e kësaj jave ka qenë shkarkimi i katër ministrave nga Rama. Shumë është folur për arësyet e këtij shkarkimi. Edhe Rama dha arësyen e tij: Forcimi i punës në bazë meqë këta drejtonin partinë në qarqe. A e besoni këtë arësyetim?

Av. Idajet Beqiri: - Kjo ishte një lëvizje taktike e detyruar për disa arsye. Kryesorja për të maksimalizuar votat e aleancës së majtë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Me një gur u vranë disa zogj! U lanë të lirë nga angazhimet si ministra pikërisht ata drejtues të fushatës elektorale të zonave ku kërkohet që suksesi i të majtës të jetë shumë më pozitiv sesa ishte në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Në radhë të dytë “u kënaqën” një pjesë e elektoratit shqiptar, sado e vogël që mund të jetë ajo, që kishin rezervat e tyre ndaj ministrave të hequr, sepse ndonjëri prej tyre është perfolur, me të drejtë apo pa të drejtë. Në radhë të tretë, u mënjanua edhe ndonjë ministër, si Sajmir Tahiri, heqja e të cilit e shëndosh më shumë të majtën, e bënë më të madh elektoratin e saj. Kjo për arsye se duket sikur ai u bë “kokë turku” për përgojimet e padrejta të opozitës, apo edhe për ndonjë “rezervë” të ndërkombëtarëve, në një kohë që ishte ministri i Brendshëm shumë i suksesshëm, shumë punëtor dhe që i dha shtetit, pas njëzetë e ca vjetësh, policinë dhe rendin që kishte nevojë, si vend kandidat për në BE. Kur hiqen element të tillë, populli e shpreh keqardhjen duke ia bërë më të lehtë punën në fushatën elektorale Tahirit, duke e shpërblyer edhe atë personalisht me më shumë vota në Qarkun e Tiranës, qark i cili ka afro një të katërtën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë...

- Ju thoni kështu, por departamenti i shtetit, siç duket edhe nga raporti i tij publikuar këtë javë, ka mendim tjetër për Tahirin. Ai thotë që Shqipëria është hambar droge, që ë e saj janë të pasigurt, që këtu pastrohet para etj etj…

- Në Shqipërinë post komuniste, në vend që të vendosej sistemi demokratik me të gjitha ligjësitë e tij, u vendos vetëm pluripartizmi dhe sistemi i fjalës dhe mediave të lira. Ndërsa në të gjitha fushat e tjera të rendesishem të jetës posaçërisht në ekonomi, në - time, në importe dhe eksporte, në frerin e ligjit të korrupsionit, tra - jimin e futjes së fenomenit kriminal të pastrimit të produkteve dhe të parave të pista, shteti i Berishës, qeverisja e tij, i la në dorë të krimit dhe të kriminelëve, në dorën e - shqiptare i ngriti në sistem. Gjatë afro 25 vjetëve Shqipëria eci si një vend ku ligjin - litike e udhëhequr nga Berisha, dhe ku ligji dhe shteti ligjor mbetën në hije, mbetën si relike të pazbatueshme. Të gjitha fenomenet që përshkruhen në raportin e Departamentit Amerikan të shtetit nuk janë produkt i qeverisjes katër vjeçare të Ramës. Këto fenomene janë lënë të lira të lulëzojnë, madje janë nxitur nga sistemi i kalbur që ngriti qysh në gjenezë Berisha. Përgjegjësia e kësaj qeverie është sepse reformat radikale nuk i ndërmori me një luftë frontale, për t’i nxjerrë ujin e zi sistemit kriminal që futi kudo Berisha, por bëri seleksionime, duke u kapur vetëm pas disa sektorëve prioritar, me mundësinë e gabuar se, përderisa nuk është e keqe e mbjellë dhe e ushqyer prej qeverisë time, kur t’i vijë radha do e shkulim me rrënjë e me farë!

- OK, le të kalojmë përsëri atje ku e nisëm bisedën, te shkarkimet e ministrave. Mos ishte presioni nga çadra përballë ai që solli ndryshimet?

- Nuk mund të them se ishte rrjedhojë e presionit të “çadrës”, aq më tepër që kjo “çadër” është stigmatizuar me të drejtë si çadra e krimit, e pengimit të progresit, e antireformizmit dhe e antishqiptarizmit. Por ishte një shkak edhe çadra, në një aspekt tjetër. Kur bënë balancën mes të mirave që të vijnë nga një veprim, sikurse është edhe heqja e disa ministrave, dhe të këqijave të tij, dhe kandari anon nga e mira, përse të mos bëhet! Çadra nuk ka lënë akuzë pa bërë për Tahirin, në një kohë që ai është më i miri, duke e hequr, çadra kënaqet, por edhe “shfryhet”, në një kohë që e majta bëhet më e bashkuar dhe më e motivuar. Kjo do të thotë që kur nuk të prishet asnjë punë, përkundrazi i bëhet më mirë punës, nuk ka asnjë arsye të mos u bësh “qej

- Në shtyp është folur edhe varianti që ishte presioni i Metes për të hequr Sajmri Tahirin, ndërsa të tjerët ishin “garniturë”. Po për këtë arësyetim çfarë mendoni?

- Për hir të së vërtetës, Meta aktualisht nuk e ka «luksin» të bëjë presion mbi mazhorancën socialiste dhe Edi Ramën. Ai është një politikan pragmatist, një hesapexhi i mirënjohur. Ai hesapet nuk i bënë pa «hanxhinë”! Pozita e tij aktuale është e tillë sa ka nevojë më shumë se kurrë për PS dhe Edi Ramën. Ndryshe e di ku e ka vendin ai personalisht dhe LSI e tij. Ndërsa Edi Rama, i bindur që shumicën parlamentare e siguron edhe vetëm duke patur aleat LSI, nuk e lodh veten me shumë parti të tjera, domethënë nuk ka ç’i duhet «ara me tre qe»! Nëse do të ishte presion i Metës heqja e Tahirit, në vendin e tij nuk do të ishte Fatmir Xhafaj, njëri ndër kryesorët në PS, i cili nuk e do Metën dhe LSI në koalicionin e Aleancës Për Shqipërinë Europiane.

- Po punën e ministrave të tjerë që u hoqën, si do ta vlerësonit?

- Unë jam për shumë dinamizëm në qeverisje. Në vitin 2013, kur erdhi në qeverisje Aleanca për Shqipërinë Europiane, vendi dhe populli ishin në greminë nga çdo pikëpamje. Na kishte çuar dhe na la Berisha «ku rënte qameti»! Populli e priti me shumë entuziazëm ardhjen e Ramës në krye të qeverisë. Shqiptarët e njohin atë si reformator të madh, si pu- nëtor të madh, si ekzekutor të zot. Dhe Rama për hir të së vërtetës ka bërë dhe vazhdon të bëjë reforma në bërjen e një shteti të fortë dhe dinjitoz, kaq shumë të mirëpritur prej shqiptarëve. Rama, veç detyrës së kryeministrit, të cilën e kryen me një nivel të lartë, si asnjë kryeministër tjetër në këto 26 vjet, kryen « de facto » edhe punën e disa ministrave të tjerë. Dinamizmi në qeverisje, posaçërisht bërja e reformave të thella, nuk të jep «luksin» që ministrat e qeverisë t’i ngulësh dhe të mos i shkulësh më për katër vjet me radhë. Në këtë aspekt disa ministra të kësaj qeverie nuk duhet të qëndronin më shumë se dy vjet në detyrë, sepse dy vjetët e tjera më pas, veç do të vegjetonin! Rama nuk e ka bërë me kohë këtë gjë sepse ka llogaritur mbulimin që u bënë vet ai me punën e tij punës së këtyre ministrave. Mirpo çdo kush ka funksionet e veta, detyrimet e veta, punën e tij, pozicionin e tij. Gjithkush në krye të detyrës së tij, rrit potencialin e qeverisjes së mirë.

- Ndryshimi i ministrave dy muaj para zgjedhjeve ju duket veprim normal?

- Kur e kërkon situata, ndryshimet bëhen edhe një ditë para zgjedhjeve, sepse në fund të fundit, më mirë vonë se kurrë! Në rastin konkret ndryshimet erdhën si nevojë e domosdoshme për kapërcimin e një situate krize të stisur nga kriza e pashembullt që po përjeton opozita e sotme shqiptare.

- Duheshin bërë ndryshime me parë në kabinetin qeveritar?

- Duheshin bërë qysh më parë. Madje qysh në vitin e dytë të qeverisjes. Duheshin bërë edhe qarkullime ministrash. Ministri i suksesshëm i Brendshëm, duhet të kalonte te Ministria e Drejtësisë dhe të përcillte edhe aty suksesin. Të tjerë ministra duhet të dorëhiqeshin pas vitit të dytë të qeverisjes, me qëllim që era e fortë e reformave të ndihesh në të gjitha fushat e jetës në vend. Mirpo qeverisja me LSI nuk t’a lejon këtë «luks»! LSI ka qeverisur dje me Berishën dhe qeverisë sot me Ramën për të mbajtur të sunduar «parcelat» e veta që të mbushin xhepat me lekë dhe me vota!

- Po kandidatuarat e reja si ju duken?

- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kam besim se do ta çoj kurbën e arritjeve edhe më lartë nga sa e çoi Sajmir Tahiri. Nga ana tjetër Olta Xhaçka dhe Eduart Shalsi janë njerëz tepër serioz, të aftë dhe të përkushtuar për t’u dhënë impulse të reja në ngjitje reformave në sektorët e punës së tyre.

- Thuhet që zoti Xhafa mund të mos e kalojë vetingun sepse ka punuar në organet e diktaturës…

- Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë lidhje me diktaturën komuniste. Anatemimi i tij prej disa njerëzve joseriozë si gjoja «hetues» në kohën e diktaturës, e që paska «torturuar» atë Dukën e Farijes në Krujë, është një shpifje ordinere. Fatmir Xhafaj nuk ka punuar asnjë ditë të vetme hetues në Krujë, apo në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë. Ai ka punuar vetëm më pak se një vit gjyqtar në Gjykatën e Krujës, kur kryetari i kësaj Gjykate kam qënë unë. Gjykatat dhe gjyqtarët në çdo sistem nuk kanë asnjë lidhje me «torturat» e njerëzve! Ato në çdo lloj regjimi kanë përpara Kushtetutën e Republikës, Kodet dhe ligjet. I zbatojnë ato me përpikëri. Gjykatat dhe gjyqtarët nuk janë organe që bëjnë ligje, por zbatojnë ligjet. Ato janë të kontrolluara rigorozisht nga e drejta e ankimit dhe nga vendimmarrja e organeve më të larta gjyqësore. Ato nuk janë hetuesi, nuk janë prokurori, nuk janë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.