Faqe nga ditari i Ilir Metës: Ja përse u dobësua Petrit Vasili

Intervista - - HUMOR -

Isha disa ditë në Finlandë, o ditar. Më lodhi rruga, me thënë të drejtën. Mbeta në ajër gjithë kohën. Nga një aeroplan në tjetrin. Kam 26 vjetë që e bëj këtë gjë. Llogarita një herë se sa kohë kam kaluar në ajër dhe më doli që dy vjetë të jetës time më kanë ikur në aeroplan. Nuk ka më këqaësi se të shikosh retë nga avioni. Në - koja nga dritarja e avionit, kujtoja se ishin male. Mbaj mend njëherë para disa vitesh kur sapo kisha krijuar partinë, shkova me avion në Hollandë. Më kishte zënë gjumi për dhjetë palë qejfe. Kur u zgjova, pyeta Petritin që kisha afër. O Vasili, ku jemi këtu? Petriti me sytë si petriti që ka, vrejti ekranin që ishte mbi kokën tonë dhe m’u përgjigj: “Shef, tani jemi mbi Hollandë”. “Ç’janë gjithë këto male të larta me dëborë?!”, i thashë. “Po ndjej ftohtë...”.

Kaq mjaftoi që Petriti ashtu i shpejtë si petritat që është, hoqi xhaketën e tij dhe ma hodhi mua. Fillova të kisha vapë. Kur më doli gjumi tamam u kujtova që Hol- landa nuk ka male të larta. Petriti nuk guxonte të ma thoshte këtë, se mos mërzitesha. Ja, ku po ta them, o ditar: Ndaj e dua shumë atë njeri. Asnjëherë nuk më del kundra.

Në Finlandë ja kalova shumë mirë. Ndiqja me gëzim zhvillimet që bëheshin në Tiranë. Para se të ikja, i kisha thënë Edi palloshit që të largonte nga qeveria Saimir qorrin. Ndryshe kur të kthehesha, do e ulja avionin te çadra e Lulit. U zverdh i tëri kur i përmenda Lulin. “Amon Like, më tha. E heq unë Saimirin, veç me Lulin mos shko”. U nisa pa i kthyer xhevap. Me mua ishte një këshilltari im si edhe shoqja Arta Dade. U kënqëm gjithë rrugës me shakatë e Artës. Është tip me humor, pavarësisht se bizneset e djemve nuk po i ecin mirë, si në kohën e Nanos. “Nuk vijnë më ato kohë”, më tha njëherë kur e pyeta. Keshilltarin tim e lashë të holli i hotelit të luante shah me shoqen Arta. Unë dola të kërkoja mos gjeja një peshore elektronike. Se siç të kam thënë, o i dashur ditar, ajo që kisha është prishur. Fushata po vjen dhe nuk kemi me se të peshojmë paratë. Brodha gjithë Helsinkin, por nuk gjeta që nuk gjeta një të hajrit. Ka rënë fare teknolo është si para disa vjetëve, kur Nokia bënte kër- dinë. Edhe peshoret i merrnin nga Kina. Rrugës pashë shumë drerë.

Meqë pëlqen shumë mishi i drerit. Është fantastik. Mbaj mend njëherë kur isha në pyjet e Skraparit me Petritin për gjah. Kishte marrë me vete një drer Petriti, që ta hanim. Domethënë ta haja unë. Petriti ecte përpara meje. Unë pas Petrit Vasilit. Drerin e kishte lidhur me litar. Në një moment nga një ferrë e vogël doli një lepur i madh, i zi. Petriti u tremb dhe m’u hodh të më mbronte mua. “Sheeeef, kujdes, thirri. Po na sulmon një ujk”. Dhe lëshoi litarin që mbante lidhur drerin. Ky ja futi vrapit. Petriti pasi u sigurua që unë isha mirë, u nis pas drerit. Vrapo dreri, e vrapo Petriti. Ato kam parë vetmohimin e tij të pamatë. Megjithëse ishte i shëndoshë, Petriti nuk dorëzohej, por vraponte. E gjeta të shtrirë dy kilometra më larg, duke gufuar, e me lot në sytë e tij si petrit, Petriti më tha : « Shef, më fal! Nuk e kapa dot drerin. U përpoqa shef, ju e patë vetë. Nuk më la shëndeti. Por të betohem se do dobësohem, që herë tjetër nëse na ndodh ndonjë incident, të jem në lartësinë e detyrës dhe të vrapoj pa problem ». E pashë njëherë. Dukej që ishte i sinqertë në ato që belbëzonte. « Qetësohu Petrit”, i thashë, e i futa një pas koke. “Faleminderit shef”, më tha dhe lotët i mbuluan sytë.

10 kile nga pesha. Më pëlqen ai djalë, se është i pari që nidhet në sulm për mua. Jo se të tjerët nuk e bëjnë. Por se ç’ka të veçantë ai, që

jam i dërrmuar nga udhëtimi në Finlandë. Nëser do vijë Ed palloshi të më takojë në zyrë. Do e lë një orë të presë. Kaq, e ka pak me atë që më bëri kur më hoqi Ylli Manjanin. Aman ai më hoqi një, unë i hoqa sa desha...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.