Kaso Kosa interviston ministrat e rinj

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Këtë javë po sjell diçka që më ka ndodhur rrallë në intervistat e mia. Bashkëbisedimin e bëra me katër vetë, e jo me një si përherë. Unë në fakt doja ta bëjë veç me ministren e re të Punës, shoqen Olta Xhaçka, por ajo ishte bashkë me tre ministrat e rinj, e nuk mund t’i largoja ata. …

Kaso Kosa: - Përshëndetje shokë dhe shoqe ministra! Urime të gjithëve për zgjedhjen në detyrë!

Fatmir Xhafa: - Rrofsh mo Kaso, por është me të futur kjo punë.

- Përse mendoni kështu shoku Fatmir?

Fatmir Xhafa: - Tani u kujtua Rama të më vendosë ministër?! E ka me të hedhur, meqë vetëm pak muaj kanë mbetur. Ma ka bërë kastile që të mos marr pjesë në “Reformën e Drejtësisë”. Kushedi me kë i ka bërë pazaret tani. E njoh unë atë. Nuk do socialist nëpër këmbë ai. E ka mbushur qeverinë me “rilindas”

Olta Xhaçka: kështu, ju lutem. Unë për veten time jam e kënaqur. Të jesh 6 muaj ministër, është për bereqaves. Aty ku vajta unë për shembull, ka gjithë ato projekte me shtresat në nevo vilën që do prenotoj.

Ogerta Manastërlliu: - Çfarë janë 10% moj Olta! S’janë asgjë. Mua kur isha dre- jtoreshë spitalesh, Ilir Beqja më kërkonte e pakta 20% të vlerës së tenderave.

Olta Xhaçka: - 20 %? Shumë të ka kërkuar moj grua.

Ogerta Manastërlliu: -Shyqyr që iku shushunja e dreqit, se më rropi fare. Lere që - E paska patur dorën e rëndë Iliri... Ogerta Manastërlliu: - Basketbollist hesapi. Ai ka mbajtur topin me një dorë, jo më një zarf, apo portofol.

- Edhe Edi Rama ka qënë basketbollist...

Ogerta Manastërlliu: - Qyqja Kaso, se harrova që edhe Kryeministri ka qënë basketbollist. Unë nuk thashë gjë të keqe për të, të betohem. Madje ja ku po ta them që Rama nuk e ka dorën e rëndë. Ja ç’më ndodhi njëherë kur isha unë drejtoreshe spitalesh, që vërteton që Rama nuk e ka dorën e rëndë. Erdhi ai dorërëndi në spital, do me thënë, Ilir Beqaj. Erdhi se do përuronte nga 10 krevatë të rinj që kishim blerë. Sa qimet e kokës i kishim paguar në fakt, por ky është muhabet tjetër. Mbi një krevat qëndronte një paciente. Te dera shafqet madhështor dhe krenar vetë Kryeministri. Pas tij kishte shumë kamera dhe staf nga spitali. Ishte edhe një infermiere që po hynte t’i bënte gjilpërën asaj pacientes. Pacientja i nguli sytë dorës së Ramës dhe nuk ë ulërinte: Nuk dua të ma bëjë infermierja. Dua të ma bëjë gjilpërën Kryeministri Rama, se ai e ka dorën e lehtë, bërtiste ajo. Edhe pacientja e vuri re dorën e lehtë të Kryeministrit.

- Ju kuptoj shoqja ministre. Po ju shoku Shalsi përse rrini i mërzitur?!

Eduard Shalsi: - E mo Kaso! Ç’mos të jem i mërzitur. Më bëri ministër pa portofol. Mirë që s’më dha portofol, por s’më dha as lekë. - Si nuk ju dha lekë? - Nuk kam asnjë lëkë në ministri o Kaso. Vetëm emrin ministër kam. Këta të tjerët e kanë një fond. Unë asnjë fond nuk kam, po të them. Kokërr leku.

Fatmir Xhafa: - Do edhe fonde ti! Me atë që na ke bërë ti neve edhe postin shumë e ke. Vajte the si hajvan para zgjedhjeve që do vidhnim ndryshe.

Ogerta Manastërlliu: - Mirë e ka Fatmiri. Mirë që the, por përse e the te Kol Balla, xhanëm. Atë e kemi edhe tonin. Ta kishe thënë te ndonjë emision tjetër, hajde de, se thoshim që e kanë bërë montim, se nuk na duan.

Olta Xhaçka: - Mirë thonë shokët. Mirë të të bëhet. Do të të kishte zënë dhëmbi ndonjë gjë edhe ty, por s’të rri goja.

Fatmir Xhafaj: -Shokë dhe shoqe! Detyra që na kanë caktuar është e vështirë. Mobilizimi dhe vënia në jetë e dijeve që këmi, do na bëjë të ecim përpara.

Eduard Shalsi: - Po ç’dije ke ti o derëbardhë. Ti jurisprudencën e Enverit ke studiuar. Vetëm penale bëhej atëherë.

Olta Xhaçka: pa u menduar.

Eduard Shalsi: - Mooooos, prapë fola unë! A më hëngërt goja ashtu mua që nuk e mbaj dot!

Olta Xhaçka: - Duhet të stërvitesh të mbash gojën, se ndryshe kokërr leku nuk do

Ogerta Manastërlliu: -Unë për vete e - tem mirë. Bëja një ushtrim në zyrë përherë.

- Ku konsistonte ku ushtrim shoqja Manastërliu?

Ogerta Manastërlliu: - Në mbylljen e gojes Kaso. Kisha marrë 1000 kile fasho në zyrë dhe mbyllja gojën me të. - Një ton fasho për të mbyllur gojën?! Ogerta Manastërlliu: -Një ton fasho kisha shënuar në tender unë, por në fakt 1 kile unë veç i thosha “Ok”. Nuk më lejonte fashua kundërshtoja. I ka politika këto, Kaso.

Fatmir Xhafaj: - Mirë ti, por unë s’i t’ja bëj se. Më ka zënë belaja... - Çfarë ju shqetëson shoku Fatmir? - Është tharë gjithë hashashi që mblodhën fshatarët, Kaso. E kanë gati për ta shitur. Nëse policia i kap, do më mallkojnë mua njerëzit. Saimiri na la ta mbillnim dhe erdhi ky e na fut brenda, do thonë. Nuk dua të prishem me njërëzit Kaso. Patën besim te ne. Kam dusa ditë që po e bluaj këtë gjë. Po më dhemb koka nga të menduarit.

Ogerta Manastërlliu: -Për dhimbjen e kokës mos e kij fare problem shoku Fatmir, se të sjell unë sa paracetamol të duash. Me këtë rast bëj edhe ndonjë tender, se duhen ato te shkreta lekë...

Eduard Shalsi: - A lum si ju, që keni mundesi ta nxirrni ndonjë lekë. A kokë moj kokë, ç’më bëre. Më le fukara dhe ministër pa portofol... Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.