Keiichi Iwasaki, rreth botës me biçikletë!

Intervista - - MUZIKË -

Keiichi Iwasaki, është me origjinë nga Japonia dhe e veçanta e tij është se ka nisur të udhëtojë me biçikletë që në vitin 2002 përqark botës. Dita e Verës e gjeti në Shqipëri dhe ne e takuam, bashkë me fotografen Fjoralba Maliqi, ecila realizoi edhe fotot eksluzive të tij. Ai na tregoi gjithçka rreth udhëtimit të tij, pse ka nisur një të tillë, është vendi që i ka lënë më shumë mbresa, si u prit në Shqipëri…e shumë e shumë gjëra të tjera të bukura e të veçanta!

Fabjola Kuburi: - Keiichi Iwasaki, si të lindi kjo ide, të udhëtosh rreth botës me biçikletë?

Keiichi Iwasaki:- Kur isha 21 vjeç, udhëtova për në Australi dhe u shokova nga mënyra e jetesës atje. Ishte gjtihçka ndryshe, mënyra jetesës, gjuha, zakonet, gjithçka. Kështu më lindi një dëshirë e madhe për të udhëtuar dhe shëtitur në të gjtihë botën. Më pas në moshën 28 vjeçare, vendosa të dal jashtë Japonisë.

- Për çfarë po e bën këtë udhëtim, cili është synimi?

- Përmes këtij udhëtimi që kam marrë unë dua të zbuloj “si ta bëjmë botën më të mirë”

më biçikletë nga Japonia?

- Jo, udhëtimin me biçikletë e nisa nga Kina, jo nga Japonia.

- Çfarë të thanë shokët, familja, kur e morën vesh ?

- Edhe babai im donte që unë të bëja këtë gjë, madje më ka dhënë një kurajo të madhe për ta nisur.

- I ruan lidhjet me vendin tënd?

me ta, sepse falë Zotit mundësitë teknologjike nuk na mungojnë.

- Këtu doja të dilja, si ka ndryshuar teknologjia e re udhëtimin tënd. Je nisur në 2002 kur nuk kishte internet, facebook etj?

- Kishte internet, por kaq shumë mundësi, domethënë të shkoja në një qendër interneti ose internet kafe, ndërsa tani ka ndryshuar dhe është perfeksionuar gjithçka. Ja ti po regjistron me telelfonin tënd dhe nuk ke nevojë për asgjë tjetër. Teknologjia është kthyer në mrekulli.

- Ke fansa që të ndjekin?

- Po, kam por jo shumë sepse nuk kam shumë kohë që të përditësohem në rrjete sociale. – Vitin e ka- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com luar, mora pjesë në “Italia got talent” si iluzionit jo si udhëtar i botës dhe ndoshta aty u njoha më shumë nga njerëzit.

-Cili është vendi më i bukur që ke parë? - Më pëlqen shumë Italia. - Je tunduar të rrish në Itali?

- Jo, por mund të kthehem herë pas herë atje.

- Po ndonje vend tjeter je tunduar ? Ku ?

- Nepali më ka pëlqyer shumë.

- Ke njohur ndonjë femër që të ka joshur për të ndenjur ?

- Po, para 10 vjetësh njoha një femër në Budapest, Hungari një vajzë japoneze dhe prej asaj kohe ne jemi bashkë. Jo të martuar por në një lidhje. Ajo është në Japoni dhe ndonjëherë takohemi kur shkoj unë atje ose kur jam diku afër që ka mundësi të vijë edhe ajo të më takojë dhe udhëtojmë dhe bashkë.

- Pse nuk je martuar me të?

- Oh, jo nuk e komplikoj dot më shumë sepse unë jam në udhëtim gjithë kohës, kështu që nuk mendoj se do ishte një zgjedhje e duhur.

- Cila ka qenë dita më e bukur e këtij udhëtimi

- Kur kam ngjitur malin Everest, ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. - Po më e vështira? - Kur kam qenë në Tibet, një qen më kafshoi dhe unë e kam shumë frikë sëmundje e tërbimit dhe Tibeti nuk shquhet për mjekë, madje në 200 kilometra të përshkuara ti mund të mos gjesh asnjë doktor. Atë ditëe kam përje- tuar shumë keq.

- Je penduar ndonjëherë që e nise dhe ke ngritur duart lart?

- Jo, unë gjithmonë i bëj gjërat me dëshirë që mos kem mundësi pendimi.

- Të ështe prishur ndonjëherë në vende të pabanuara dhe je detyruar të ecësh nëkëmbë?

- Po, shumë herë por jam munduar që të gjej një mundësi ta rregulloj ose të eci dhe të gjej dikë për të më çuar deri aty ku mund të rregulloj biçikletën.

- Këtë vit ndonjëherë e ndaloj udhëtimin me biçikletë sepse jam dhënë më shumë pas lojerave të iluzionit dhe jap edhe shfaqje. Ndoshta jam bërë dhe pak dembel(Qesh)

- A je semurur ndonjehere?

- Dy herë kam qenë në spital, në Itali dhe Malta.

- Një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin përgji për këtë udhëtim?

- Ja nga këto shfaqjet e iluzioneve që bëj në rrugë, mundohem nga pak dhe ia arrij më së mirë.

- Sa vende ke parë deri tani? - Mbi 40 vende - Sa kilometra kë bërë deri tani? -70 000 kilometra. - Me të njëjtën bicikletë udhëton që nga 2002-i?

- E kam ndërruar 4 herë, një herë ma vodhën bicikletën në Hong kong, pastaj në u prish Tajlandë, një herë tjëtër në Islandë dhe në Spanjë ma vodhën përsëri. - Ke patur ndërprerje? - Jo, asnjëherë, që nga 2002 nuk kam qenë asnjëherë më në Japoni.

- Si e organizon udhëtimin, sa udhëton e sa pushon?

- Udhëtoj gjatë ditës, bëj tendën në darkë, udhëtoj përsëri dhe përsëri bëj tendë natën - A bën plane? - Varet nga lojërat që bëj, nuk është se bëj ndonjë plan të gjatë sepse unë prandja kam zgjehdur këtë jetë, gjë. Kam disa plane afatgjata ku dua të udhëtoj dhe të shikoj Afrikë, Amerikën e jugut, Machu-Pichu, vend që nuk kam qenë ende.

- Të ka shkuar mendja ta shfrytëzosh këtë udhëtim për sponsor apo për etj?

- Nëse do kem sponsor unë nuk mund të shkoj atje ku dua të shkoj. Do jem i mirë të nxjerr para vetë dhe të udhëtoj vetë.

- Ku janë femrat më të bukura. Çfarë kanë të bukur?

- Serbet, janë femra të gjata, bjonde me sy blu, por edhe shqiptaret e bukura jane

- Po meshkujt më të bukur ?

- Italianët janë gjithmonë të kuruar dhe të dhënë pas modës.

- Ku janë ushqimet më të mira?

- Italia, ka gatime shumë të shijshme.

- Ku është natyra më e bukur ? - Në Nepal dhe Tibet. - Ku janë njerëzit me mikpritës?

- Aziatikët janë njerëz shumë mikpritës. - Po më të ftohtë? - Jo, nuk kam takuar njerëz të ftohtë, kudo kanë qenë të këndshëm. - Shqiptarët duken gox tmerrësisht shumë. - Qyteti më i bukur ? - Barcelona, është një mrekulli.

- A ke një itinerar të caktuar për të ndjekur?

- Do udhëtoj sa më shumë të jetë e mundur

- Kur do jetë fundi? Kur të mbaroje bota apo më përpara?

- Një ditë do kthehem në Japoni, sepse kam prindër atje, kanë nëvojë për mua.

- Të ka marrë malli për shtëpinë? - Po, shumë. - Çfarë quan shtëpi, pas kaq vjetësh udhëtim?

- Kudo ku ndihesh mirë, është shtëpi sepse në jemi një planet i gjtihi dhe të gjtihë jemi një shtëpi.

- Ka ndikuar në trupin tënd biçikleta? Janë shtuar muskujt?

- Këto vitet e fundit jo shumë, më parë bëja 100 kilometra në ditë ndërsa tani jo më.

- Kërkon vendet turistike apo ato autentike?

- Më pëlqejnë më shumë autentiket sepse turistiket mund ti vizitojnë të gjithë.

- Si i zgjedh vendet që shkon. Çfarë të tërheq më shumë bukuritë natyrore, kulinaria, njerëzit, trashëgimia arkitektura, arkeologjia?

- Gjithçka nga pak, të them të vërtetën dua të zbuloj për çdo vend që udhëtoj dua të di gjithçka. - Si t’u duk Shqipëria? - Vend i bukur, njerëz të këndshëm.

- Me kë e krahason Shqipërinë?

- Më asnjë vend tjetër, Shqipëria është origjinale dhe unike.

- Çfarë nuk të pëlqeu në Shqipëri?

- Nuk di shqip, por shqiptarët dinë anglisht, italisht, kështu që nuk e pata të vështirë qëndrimin këtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.