Anjeza Branka: Kam frikë nga...!

Intervista - - MUZIKË -

Anjeza është mikeshë e gazetës tonë, tashmë prej shumë vitesh, por suksesi i Anjezës dhe lexuesit tanë e kërkojnë herë pas here të jetë pjesë me intervista të reja dhe të mësojnë të rejat e fundit rreth saj.

Fabjola Kuburi:- Anjeza, edhe pse tashmë ti ke kaq vite në skenën e muzikës shqiptare, çfarë emocionesh ndien kur realizon një këngë të re?

Anjeza Branka:- Nuk mund ta diskutoj fare që çdo herë mundohem të jap më të mirën e vetes, i jap këngës shpirt, dashuri dhe mezi pres dhe gjithmonë shpresoj që të dalë sa më mirë që të mos zhgënjej ata që më rrinë pranë çdo herë. Ja, tek kënga e fundit me Nurteel, “Tranquila”, si t’u duka?

- Shumë këndshëm, e solle në trajtën e duhur me kërcimin tënd që është i veçantë dhe origjinal. Ti vetë si i përjeton këto emocione, qofshin komplimente apo kritika?

-Faleminderit, shumë e këndshme si gjithmonë. Kritikat çdo herë i pranoj dhe më bëjnë të punoj edhe më shumë ndërsa komplimentet më kënaqin, por nuk harroj që çdo herë t’i them vetes, “Anjeza, këta po ta bëjnë

- Je një femër e admirueshme herë, çfarë bën ti që je kaq në formë?

- Kujdesem për veten time, me ushqime të shëndetshme, bëj falendëroj genin e mirë që kemi

- Miqësohesh shpejt apo e ke të vështirë?

- Jo, asnjëherë nuk kam patur të tilla komplekse, nuk kam patur vështirësi. Jam shumë e hapur në shoqëri, por normalisht, atë pak kohë të lirë që kam, mundohem ta kaloj me miqtë më të afërt.

- Ke një mori klipesh në treg, por a je ende në ankth para xhirimeve të klipeve?

- Zakonisht, vetëm tek ajo pjesa e mendimeve që shpreson që të dalë mirë është pak më emocionuese, ndërsa pjesa tjetër mirë, mirë, nuk mund të qahem.

- Si e bën një ditë ndryshe Anjeza?

- Dikur, çdo ditë të lirë e kam kaluar vetëm shopping, tani më kënaq kur mblidhem me familjen dhe shoqërinë dhe bëjmë ndonjë piknik ose rrimë diku në ndonjë tarracë.

- Çfarë e bën një mashkull tërheqës në sytë e Anjeza Brankës?

- Një mashkull mund të jetë më i bukuri i botës, por për mua nuk mund tërheqës nëse nuk di të sillet bukur.

- Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

- Mëngjesi im zakonisht është pasdite (Buzëqesh) dhe sapo zgjohem pi kafen dhe pastaj bëj gjithçka kam plan të bëj në angazhimet e mia.

- Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

në kornizë. - Po në çantën tënde? - Celulari, cigaret, parfumi dhe shkëlqyesi i buzëve. - Ke frikë nga plakja? - Edhe pse është diçka natyrale dhe normale gjithmonë e kam thëne se nuk dua të plakem shumë. Apo po kërkoj diçka të pamundur?(Qesh)

- Një këshillë, për të gjitha këngëtaret e reja...!

- Besim në vetvete dhe punë, shumë punë.

- Të vjen keq që nuk ka një diferencim në pagesat e këngëtarëve dhe nuk ka vlerë, nëse këndon ‘live’ ose ‘playback’?

- Secili ka stilin e vet, dikush live dikush playback, njëri lodhet më shumë, njëri më pak, me rëndësi është që të duan ata për të cilët e bën punën.

- Shumë këngëtarë e kanë kthyer këngën në biznes. Shumicës prej tyre u mungon zëri, u mungojnë aftësitë interpretative. Cili është mendimi yt për këta këngëtarë?

- Nuk jam mësuar të paragjykoj të tjerët, çdo gjë është relative përsa i përket kompleksit të skenës muzikore shqiptare. Unë - tin tim dhe çdo ditë e më gjithmonë falendëroj Zotin që më ka falur talent dhe aftësi vokale, vesh muzikor për të kënduar live.

- Cila është gjëja me pozitive

- Kam zemër të mirë, durimin e kam vëlla binjak.(Qesh) Jam e shoqërueshme dhe kjo më bën të ndihem mirë. - Çfarë nuk bën dot Anjeza? - Nuk i mendoj askujt të keqen edhe nëse më bën dikush që ta urrej, nuk mundem, ia lë Zotit gjykimin.

- Cila është vlera jote kryesore?

- Sinqeriteti, toleranca dhe jam punëtore e madhe. Me këto dallohem që jam degë e familjes Branka, familje punëtore dhe e suksesshme,

- Pas gjithë tërësië së ngjarjeve, sukseseve, në jetën tënde, unë pres të më thuash që ti je vajza më e lumtur në botë...!

- Jam vërtet.. (Buzëqesh)

- Nëse e konsideron veten një vajzë me fat, kjo ndodh sepse...?

- Sepse jam rritur nga një familje e shëndoshë, me shumë harmoni, kam një shoqëri të jashtëzakonshme, më ka dhuruar Zoti zërin me të cilin mund të përcjell shpirtin tim prej artisti për të cilën jam shpërblyer shumë herë dhe jam e dashuruar me personin më perfekt në botë.

- Duket sikur gjithë sa të rrethon tani, është një ëndërr e bukur. Ke qenë dhe je një vajzë e dhënë pas ëndërrimeve?

- Ëndrrat e mia i kam bërë gjithmonë realitet. Janë edhe disa në sirtare, të cilat besoj t’i realizoj shumë shpejt.

dritat dhe ndizen ëndrrat, për çfarë të pëlqen të ëndërrosh?

- Thonë se kur ëndërron, je gjysëm i vdekur prandaj - ndohem të rri zgjuar sepse kam punë.

- Rrugëtimi yt në këngë, ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë apo të është dashur të ngjitësh edhe të përpjeta, të futesh në shtigje të panjohura më parë, me kthesa dhe vështirësi?

- Ka qenë aq e vështirë, larg për ta lënë, por dëshira ime e madhe dhe pasioni ndaj muzikës, ka mbizotëruar gjithmonë. Plus që nuk jam nga ato këngëtaret që e kanë pasur të gatshme gjithcka. Kam bërë çdo gjë vetë pa ndihmën e askujt dhe jam shumë krenare për këtë gjë.

- Për çfarë të është dashur

Imë shumë kohë dhe durim në jetë?

- Për të njohur njerëzit e mirë dhe për të ditur se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe.

- Cfarë konsideron humbje të kohës?

- Thashethemet, i quaj humbje totale kohe. (Qesh)

- Kujt ia dedikon gjithçka ke arritur deri tani?

- Familjes, vetes dhe gjithë atyre që më kanë besuar dhe kanë vlerësuar punën time.

- Sa persona të mrekullueshëm njeh në jetë?

- Disa, por e nis nga djali im, të cilin e adhuroj.

- Ndonjë nga këngët e tua, - sonale?

- Po, janë disa këngë që lidhen ngushtë, por do preferoja të mbeten të mijat.

- Cila është ajo që do të hezitoje ta tregoje publikisht?

- Unë jam e vetëdijshme që duhet të jesh i kapshëm për publikun duke treguar histori private. Edhe pse kam thënë disa nga ato, mendoj që kam shumë gjëra private që nuk do të mund t’i tregoja publikisht sepse zbulojnë një pjesë të jetës sime që nuk jam e gatshme ta zbuloj.

- E lexon, je e vëmëndshme ndaj shtypit që shkruan për ty?

- Kam qenë më parë, por ka shumë kohë që nuk jam… si duket më as lajmi nuk ka peshën e duhur! Jam shumë e rrallë edhe në intervista sepse dua të jem atëherë kur kam çfarë të them, por juve nuk ju rezistoj! (Buzëqesh)

- Të ka ndodhur që një thashethem i momentit, të jetë vërtetuar me atë që ka ndodhur më pas?

- Po, madje mund të ketë qenë edhe “sebep” për të qenë më pas e vërtetë!

- Kur e kupton se e ke tepruar me blerjet?

- Atëherë kur llogaria ime është zero. (Qesh)

- Janë disa nga ato gjëra që të ndodhin pikërisht në minutën e fundit. Ty çfarë të ndodh kryesisht?

- Vendimet më të rëndësishme, unë gjithmonë i marr minutin e fundit.

- Surpriza e radhës, cila do jetë? - Suprizëëëë. (qesh) - Cila është fjala më e rëndë që ke thënë në jetën tënde dhe kuj ia ke thënë? A je penduar?

- Nuk po më kujtohet asgjë për momentin, ndoshta ngaqë unë nuk i përdor fjalët e rënda shumë.

- Cila është motoja që të ndjek kudo dhe mesazhi yt, për të gjithë lexuesit e gazetës tonë?

- Luftoni për të arritur atë që doni , faleminderit për intervistën ishte vërtet një kënaqësi.

Love for all.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.