Xhejda Dyvenxhi: Sprova më e madhe e jetës sime

Intervista - - TELENOVELA -

Xhejda Dyvenxhi është një aktore turke e njohur për ne. Ajo ka interpretuar tek “Një mijë e një net”, rolin e Benusë, tek “Shtëpiaket e dëshpëruara”, interpreton në telenovelën “Maral”, në rolin e Denizës. Xhejda ka lindur në qytetin e vogël piktoresk të Bursës, më 16 prill 1977 dhe është fëmijë i vetëm. Për fat të keq, familja e tyre kaloi shumë peripeci. I ati ishte aktor, por u mbyt në borxhe dhe jeta e tij mori për poshtë, ndërsa e ëma pësoi një aksident nga i cili u verbua. Xhejda vazhdoi shkollën e lartë për ekonomiste, por më pas ndër - së aktores ishte pjesmarrja në një konkurs bukurie që transmetohej në kanalet televizive turke, hapi asaj dyert e kinemasë. Roli i parë erdhi në vitin 1995, në një e suksesshme, asaj gjithmonë i janë ofruar role interesantë, në drama, komedi dhe seriale. Xhejda ka marrë pjesë edhe në programet dhe shfaqjet televizive. Nga viti 2000-2007 ajo drejtonte programin televiziv “Baska yerde yok”.

Përsa i përket jetës private, aktorja u martua në vitin 2000 ’ia dedikonte jetën e saj familjes, por martesa e tyre nuk zgjati shumë dhe në vitin 2002 ajo u divorcua. Në vitin 2008, Xhejda martohet me Engin Akyn, martesë nga e cila lindi edhe një vajzë, Melisa. Edhe kjo martesë përfundoi me divorc në 2013-ën dhe në vitin 2015 u martua me Bylent Shakrak.

Pak pas lindjes vajza e saj pësoi një hemoragji cerebrale dhe më pas një paralizë cerebrale. Situata ishte serioze sepse ajo mund të qëndronte gjithë jetën në një karrige me rrota, ose mund fare. Megjithatë, Xhejda është një nënë luftarake dhe nuk dorëzohet kollaj. Ajo vazhdon luftën bashkë me fëmijën e saj dhe aktualisht Melisa ecën pak me vështirësi, ndërsa përsa i përket zhvillimit mendor, është pak më e ngadaltë se fëmijët e tjerë, por ka bërë shumë përparime në sajë të punës që bëhet me të. Në intervistën e saj Xhejda thotë se të tjerët kujtojnë se historia jonë është dramatike, por në fakt ne jetojmë në një botë plot me ngjyra. “Nuk është një histori e trishtuar, është një histori e suksesshme”, shprehet ajo.

- Si është vajza juaj aktualisht?

- Melisa ka një problem me fokusimin e syve, ajo ka një shikim vetëm 35%. Ajo mund të ecë me një rrethore. Asaj i duhet dhe shumë trajtime të tjera. Çdo verë ne shkojnë në SHBA për trajtime me metodën “Anat baniel”. është një metodë shumë e kushtueshme, por përparimtare. Megjithatë, Melisa është një fëmijë shumë i dashur, shumë e ëmbël dhe shumë këmbëngulëse, që nuk dorëzohet kollaj dhe ne jemi të sigurta se do t’ia arrijmë qëllimin që i kemi vënë vetes. - Si ndodhi kjo? - Ushqimi që hamë, ajri i ndotur që thithim dhe shumë gjëra të tjera që kanë lidhje me mjedisin ndikojnë negativisht në lindje. Në ditët tona ka shumë probleme të tilla, disa fëmijë i pësojnë gjatë shtatzanisë, disa pas lindjes, si dëmtime të trurit, etj. Paraliza cerebrale është një dëmtim i trurit dhe mendohet se ajo prek shumë fëmijë. Për fat të keq, jo të gjithë i kanë mundësitë të bëjnë trajtimin e duhur. - Si ishte shtatzania juaj? pas, nga muaji i 5-të, isha rrezik dështimi. Mjekët vendosën të bënin një qepje dhe unë qëndrova në shtrat për 78 ditë rrjesht, pa vënë këmbët në tokë.

- Ishte rreziku i dështimit që shkaktoi dëmtimin?

- Hapja e qafës së mitrës mund të ketë krijuar terrenin për këtë problem. Sigurisht, unë nuk e dija këtë atëherë. Unë qëndrova 78 ditë në shtrat. Pas javës së 32-të të shtatzanisë doktori më tha: “Mund të shkosh në shtëpi tani!”. Unë shkova në shtëpi, por dy ditë më vonë më plasën ujerat dhe u ktheva në spital. Melisa lindi me operacion, një lindje e parakohshme dhe e vunë në inkubator. Ndërkohë që unë po prisja të merrja beben në krahë, doktorët më dhanë një qetësues më parë dhe më pas më thanë se ajo kishte pësuar hemoragji në tru.

- Allah! Si ndjehet njeriu në raste të tilla?

- Një tmerr i vërtetë dhe pastaj ti ia hedh fajin vetes tënde duke i thënë: “Nuk sjell dot në botë një bebe të shëndetshme! Trupi im nuk mban dot një bebe. Nuk do të kishte ndodhur kjo po të mos isha rrezik dështimi”. Të gjitha këto ia thashë vetes sime.

- Budallallëqe, ç‘lidhje ka kjo me ju?

- Po unë kështu ndjehesha, derisa takova një grua të panjohur në një qendër komerciale. Ajo më tha: “Kam dashur gjithmonë të të takoja” dhe pastaj më pyeti për Melisën. Kur i thashë se çfarë problemi kishte, nga se i ajo më qetësoi dhe më tha “Unë kam humbur dy fëmijë për këtë arësye. Nuk është faji yt, është një sëmundje. Unë jam operuar, bëje edhe ti operacionin!”. Pastaj më tha emrin e një doktori në Nju Xhersi. Që prej asaj dite unë nuk e kam fajësuar më veten time dhe së shpejti do të operohem.

- Sa ditë ndenji Melisa në inkubator?

- 45 ditë, po m’u dukën si një jetë.

- Si u bë më pas diagnostikimi?

- Diagnoza ishte bërë tashmë, por ne nuk e dinim sa ishte dëmtu- ar truri, nëse do të ndodhte ndonjë krizë tjetër, etj. Gjithçka u bë e qartë me kalimin e kohës. Kur je në një pritje të tillë e kupton se sa pa gjëra pa vlerë ka njeriu në jetën normale.

- Si arritët të ruanit gjakftohtësinë në një situatë të tillë ?

- Zakonisht e kontrolloj veten, vetëm një pyetje i bëja vetes sime: “Pse mua? Pse t’i ndodhë fëmijës sim?”. Unë shkoja çdo ditë në spital, por vetëm gishtin mund të fusja në inkubator. Nuk mund ta merrja në krahë time bijë, as ta ushqeja me gji, të gjitha këto ishin të ndaluara. Infermieret i jepnin qumësht Melisës me pikatore, ajo ishte kaq - jeri. Kisha një shoqe me emrin Elif, ajo i la të gjitha dhe erdhi të rrinte tek unë. Nuk doja askënd tjetër në shtëpi, bile nuk shihja as telefonin. - Po ish burri juaj? - Sigurisht, edhe ai ka vuajtur shumë. Melisa doli nga spitali me 5 prill dhe unë e mora në krahët e mi dhe u ndjeva si një superheroinë. I thashë vetes “Ndodhi, çfarë ndodhi, s’ka rëndësi. Ime bijë më zgjodhi mua dhe nuk mund ta braktis. Ne do ta vazhdojmë rrugën bashkë. Kjo është rruga e nënës me vajzën ». Dhe kështu ne është një rrugë e gjatë, me shumë pengesa, por ne nuk dorëzohemi. Kemi gjetur një shkollë të veçantë për vajzën, sepse në shkollën e zakonshme nuk e pranonin. Prindërit (jo fëmijët) bënë peticion se ajo u ngadalësonte mësimin fëmijëve të tjerë ! Pak pasi ajo lindi unë iu riktheva punës, sepse më duhej të punoja, për të siguruar paratë për trajtimin e saj. Çdo qershor e lë punën dhe iki për dy muaj në SHBA, sepse fatkeqësisht, këtu nuk ekzistojnë ende strukturat e duhura. Kur rikthehemi jemi pa një dyshkë në Vajza ime është 5 vjeç po ka mësuar anglisht nga qëndrimi atje. Qëllimi ynë është që ajo të jetë e pavarur, të ecë vetë, të kujdeset vetë për veten. Mua nuk më pëlqen fjala hadikapate. Çdo mbrëmje, me Melisën, ne themi këtë frazë : « Unë jam e shëndetshme ! Jam e lumtur ! Këmbët i kam të shëndetshme, trupi i shëndetshëm, jam e fuqishme, jam e qetë. Unë komunikoj në mënyrë korrekte me miqtë dhe e dua jetën ». Pastaj unë i lexoj përralla dhe ne bashkë shkruajmë ditarin tonë. E falenderoj gjithmonë Zotin për fëmijën tim, si dhuratën më të bukur që më ka bërë.

- Mendoj se kjo ishte sprova jote në jetë ?

- Nuk e di, ne të gjithë kemi disa detyra në jetë, kjo është imja. Por unë nuk jam e vetmja nënë që lufton për fëmijën e vet, afro një në katër familje ka probleme të tilla. Nga jashtë mund të duket një jetë dramatike, por që më bën mua të fortë.

- Me gjithë këto shqetësime dhe halle, ti gjete kohën edhe të martoheshe. Si ia dole kësaj ?

- Megjithë problemet që kam kapërcyer, nuk kam qenë kurrë e dëshpëruar. Mendoj se ky është çelësi i jetës. Sigurisht që unë lodhem, qaj, mëzritem, pyes veten nëse jam një nënë e mirë. Por, në fund të ditës, unë ndjehem e çliruar, e gatshme dhe plot me vullnet e me shpresë se do të më ndodhin gjëra të bukura. Jam e lumtur që Bylenti e do shumë Melisën. - Do të bëhesh përsëri nënë? - Përfundimisht, po! - Si po shkon puna në telenovelën Maral? Mesa di po xhironi skenat e fundit. Çfarë të pëlqeu dhe të joshi tek ky personazh?

- Ishte struktura e personazhit që më tërhoqi. Denizi është një personazh negativ, por mua më tërhoqën arësyet që e bëjnë atë të tillë. Pas çdo personazhi fshihet një histori, të cilën jam përpjekur ta kuptoj. është një skenar i bukur dhe zbavitës për ta luajtur.

- është hera e parë që ju luani një personazh negativ. Ju pëlqen ai si rol?

- Në fakt, duhet të duash çdo personazh që luan, i mirë apo i keq qoftë ai. Askush nuk lind i keq, po bëhet nga jeta. Sigurisht që e dua rolin tim. Denizi është një grua shumë e vetmuar dhe e pafuqishme. Ajo është martuar me një burrë të pasur, por ata kanë bërë një kontratë martese që nuk i jep asaj asnjë garanci për të ardhmen. Dikur ajo ka qenë modele, por më pas trupi i saj u deformua dhe nuk mundi të vazhdojë karrierën e saj. Pastaj atë askush nuk e do sepse është “gruaja e bosit” dhe askush nuk e kupton. Kështu ajo sillet keq, sepse është një grua hakmarrëse. Unë kam arësyet e mia që e dua Denizin. Pastaj është interesante të luash një personazh negativ.

- Cilat janë marëdhëniet tuaja me aktorët e rinj të serialit?

- Arasi (Sarp), Hazal (Maral) dhe aktorët e tjerë të rinj janë të shkëlqyer. Unë i dua të gjithë dhe shkoj mirë me ta. Ata janë edhe shumë të disiplinuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.