Kripa:e mirë, apo e keqe?

Intervista - - TEST -

1. Kripa dhe natriumi janë e njëjta gjë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Trupi ynë ka nevojë për natrium për: a. Nervat b. Muskujt c. Sistemin e qarkullimit të gjakut d. Të gjitha më sipër

3. Shumica e natriumit në dietën tipike perëndimore vjen nga: a. Ushqimet e përpunuara b. Kripa që i hedhim ushqimeve në tavolinë c. Kripa që hidhet në gjellë d. Asnjë nga më sipër 4. Cilat probleme shkakon konsumimi me tepri i kripës: a. Presionin e lartë të gjakut b. Fibrozën cistike c. Kancerin e gjoksit d. Të gjitha më sipër

5. Një dietë me shumë kripë është e keqe për presionin e ose jo: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Një dietë me shumë kripë mund të shkaktojë sëmundje zemre: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Sasia maksimum e natriumit që këshillohet të konsumohet në ditë nga një i rritur gjendet në afro: a. 2/3 e një luge çaji me kripë b. 1 lugë çaji me kripë

në ditë nëse jemi: a. Mbi 50 vjeç b. Me origjinë afrikane c. Diabetikë d. Të gjitha më sipër

9. Zakonisht, gratë konsumojnë më shumë natrium se burrat: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10. Natriumi përdoret në ushqim si: a. Lëndë lidhëse b. Konservues c. Theksues i ngjyrës d. Të gjitha më sipër

11. Cili nga ushqimet e mëposhtme ka më shumë natrium: 12. Sa kohë i duhet shumicës së njerëzve të mësohet me një dietë me pak kripë: a. 2 ditë b. Një javë c. 4-6 javë d. 8-12 javë

13. Kripa e detit është një alternativë me më pak natrium ndaj kripës së zakonshme: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 14. Shumica e pijeve sportive përmbajnë natrium: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

15. Nëse në etiketën e një ushqimi shkruhet “pa natrium” (sodium-free), ai nuk përmban natrium: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Kripa është e përbërë nga natriumi dhe klori (emri kimik: Klorur natriumi). Por ka edhe forma të tjera të natriumit në ushqime, si soda e bukës (bikarbonati i natriumit) dhe shtesat (aditivët) ushqimorë, si glutamati mononatrium (MSG), nitriti i natriumit dhe benzoati i natriumit. Secila nga këto forma shtojnë sasinë e natriumit që konsumojmë, por 90% të tij e marrim nga kripa. 2. Përgjigjja e saktë është d-ja Trupi i njeriut ka nevojë për natrium që të punojë siç duhet. Ai ndihmon të kontrollohet presioni dhe vëllimi i gjakut dhe të ekuilibrohen lëngjet e trupit. Ai gjithashtu ndihmon nervat dhe muskujt. Por trupi ka nevojë vetëm për 180-500 mg natrium në ditë, që ndodhet në më pak se çerek luge çaji me kripë. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja Vetëm 6% e sasisë ditore të natriumit vjen nga kripa që shtojmë në tavolinë, afro 5% nga kripa që i hedhim gjellës. Vetëm 12% vjen nga ushqime që janë burim natural i natriumit, ndërsa vlerësohet se 75% vjen nga ushqimet e përpunuara, apo të restoranteve. Mënyra më e lehtë për të pakësuar natriumin është të konsumojmë më shumë ushqime të gatuara në shtëpi dhe të përgatitura me përbërës të freskët. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Problemi më i madh shëndetsor që shkaktohet nga konsumimi i madh i kripës është presioni i lartë i gjakut. Sa më shumë kripë konsumon, aq më të lartë e ke presionin e gjakut, gjë që rrit rrezikun për goditjet në tru, problemet me veshkat, zemrën, verbimin dhe infarktet. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja Ju mund të kompensoni efektet negative të dietës me shumë jeni, aq më pak rritet presioni i gjakut nga kripa. Kështu, nëse nuk jeni aktivë, duhet të jeni edhe më të kujdesshëm që të konsumoni më pak kripë. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja Kripa e shumtë mund të ketë efekte të këqija në zemër, vesh- ka dhe enët e gjakut. Sipas specialistëve, sasia e lartë e natriumit mund të shtojë rrezikun e infarktit ose goditjes në tru. 7. Përgjigjja e saktë është a-ja Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se të rriturit duhet ta ku Kjo është baraz me 2/3 e një luge çaji me kripë. Mesatarisht, ne konsumojmë më shumë se 3400 mg natrium në ditë, ose sasinë që gjendet në 1 lugë e gjysmë çaji me kripë. 8. Përgjigjja e saktë është d-ja Disa njerëz janë më të prirur të kenë presion të lartë gjakut, ose të rrezikohen nga efektet e tij. Për këto grupe njerëzish, përfshi këtu ata mbi 50 vjeç, me origjinë afrikane, që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, diabeti, ose sëmundje kronike veshkash, 1500 mg natrium në ditë është sasia maksimum e këshilluar. Disa njerëz duhet të marrin akoma edhe më pak. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja Burrat konsumojnë më shumë natrium se gratë, kryesisht sepse hanë më shumë. Mesatarisht, burrat konsumojnë 31004700 mg natrium në ditë, ndërsa gratë 2300-3100 mg. Për njerëzit e shëndetshëm të mloshës 2- 50 vjeç sasia e këshiluar është 2300 mg/ditë. 10. Përgjigjja e saktë është Natriumi nuk ka vetëm cilësi negative. Ai përdoret për të lidhur dhe stabilizuar përbërësit e një ushqimi, si konservues dhe theksues i ngjyrës dhe shijes. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja Ndërkohë që mielli i zakonshëm nuk ka sodë, ai që fryhet vetë ka në përbërjen e vet sodë buke dhe kripë. Për këtë arësye shpesh ëmbëlsirat kanë shumë natrium. Mielli që fryhet vetë Kontrollit të Sëmundjeve, buka sjell 353 mg natrium në dietën ditore të një të rrituri. Burime të tjera të tij janë nënproduktet e perimet dhe ushqimet e përpunuara (dy feta sallam kanë 822 mg) 12. Përgjigjja e saktë është d-ja I duhet kohë njeriut të mësohet me një dietë me pak kripë. - mojmë ushqime të kripura, ne duhet të bëjmë shumë përpjekje për të ndryshuar shijet tona. Ekspertët thonë se duhen afro 8-12 javë. 13. Përgjigjja e saktë është b-ja Kripa e tavolinës, kripa e detit dhe ajo kosher janë e njëjta gjë, klorur natriumi dhe të gjitha kënë të njëjtën sasi natriumi (40%). Ndryshimet janë kryesisht në teksturë dhe shije. Kripa e tavolinës është zakonisht kripë guri, së cilës nganjëherë i shtohet jod. Kripa kosher ka të njëjtën preardhje, por zakonisht nuk ka aditivë dhe ka një teksturë më të trashë, ndërsa kripa e detit, siç duket edhe nga emri, merret nga uji i detit. Si pasojë ajo ka një shije lehtësisht të ndryshme, por në fund që të gjitha kanë të njëjtën sasi natriumi. 14. Përgjigjja e saktë është a-ja Shumica e pijeve sportive përmbajnë elektrolite, që janë kripëra minerale që gjenden në gjak. Ato përfshijnë natriumin, kaliumin dhe kalçiumin. Elektrolitet në pijet sportive janë të nevojshme për të zëvendësuar kripërat që humbasim kur djersitemi gjatë stërvitjes. Megjithatë, nëse i përdorim ato pa u djersitur mjaftueshëm, mund të shtojmë sasinë e natriumit në organizëm. 15. Përgjigjja e saktë është b-ja Rregullat e shkruarjes së etiketave lejojnë deri në 5 mg për racion në një produkt të etiketuar si “pa natrium”. Produktet e etiketuara me “sasi shumë e ulët natriumi”, lejohet të kenë deri në 35 mg për racion, “sasi e ulët” do të thotë 140 mg ose më pak. “Me sasi të reduktuar natriumi” do të thotë se sasia e zakonshme e natriumit është pakësuar me të paktën 25%. “E pakripur” dhe “pa shtuar kripë”, do të thotë se ushqimi në fjalë nuk përmban sasi të shtuar kripe përveç asaj që ka vetë ai në mënyrë të natyrshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.