Dhimbjet e tua.

Intervista - - POEZI -

Dhimbjet e tua di t’i ndaj në mes, dhe sa herë paraqitet nevoja të vdes, Lotët e shpirtit që fsheh nënë vetull, si dallgë të turbullta që godasin me shkumë, i derdh si breshër, duke qëruar qepët e qeshur, e i bëj çomlek që të pëlqen aq shumë. i mbledh të gjitha gjethet që bien tek ti, të mos i gjejë aty kur të vijë vjeshta tjetër, e ç’do vit të lëvdohesh, duke thënë se dukesh më i ri. Ndodh që qederet ti ruash për vehte, por nuk është e lehtë të dhëmbi një plagë, ndaj pa kuptuar, kthehen ne të mijat derte, që ti i dashur ta ndiesh dhimbjen më pak. DIANA ZHITI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.