Dashuria do guxim

Intervista - - POEZI -

Dashuria është guxim ? Mos vall ndrojtje ? Nuk e di... Të pranoj është faji im ? Tanimë nuk ka rëndësi ! E sa fjalë që i lam erës Sa të tjera shpirtit thellë. Edhe humbëm nëpër njerëz Duke ndarë të njëjtin qiell ... Tjetër thashe, por tjetër doja Kur ti mbyteshe në lotë... Më shkoi ndërmënd ta rregulloja Përsëri nuk munda dot ! E nën thonjtë e egoizmit Që dhe ndjenjat t’i jep hua. Nuk e thash atë që ndjeja Nuk të thash sesa të dua ! Çdokush thotë cfarë ka në mëndje Me një mënyrë që e di vetë. Por tê thuash cfarë mban shpirti Nuk mjafton të jesh poet ... Sepse ndjenjat që ti shprehësh Do guxim..., guxim, vërtetë !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.