Syri im thyen dhe gurin...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje ! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë rreth të tridhjetave. Historia e jetës time do ju bëjë të qeshni dhe do ju duket e pabesueshme. Ndërkohë për mua është kthyer në një dhembje që nuk po i vjen fundi kurrë. E keni dëgjuar shprehjen “syri thyen dhe gurin”? Ja pra, kjo, po ndodh e dhe me mua...

Unë jetoj në një fshat të jugut të Shqipërisë dhe, siç më tregojnë bashkëfshatarët dhe njerëzit e mi të familjes, unë këtë gjë e paskam të trashëguar nga gjyshi im, i cili nuk jeton më. Bëmat e tij tregohen jo vetëm në fshatin tonë, por dhe në zonën përreth. Sipas historive që kam dëgjuar, ai ka arritur deri aty sa të sëmurë e të ngordhë lopën “me sy” e shumë histori të tjera.

Po sot, do ju tregoj se çfarë po ndodh me mua. Faktin që unë kam “sy” ose më saktë unë marr më sysh, ose siç thonë në kuptoj që në moshën e adoleshencës. Do thoni ju “po si?”. Sa herë që prindërit do më blinin diçka të re, ta zëmë një orë, nëse unë e pëlqeja shumë, ajo do të prishej. Nuk më ndodhte kjo për gjërat që nuk i pëlqeja. Rasti i parë që ndodhi një gjë e tillë, ishte kur unë isha në vitin e parë të shkollës së mesme. Atë ditë unë kisha ditëlindjen dhe kishim vendosur ta festonim në një lokal aty në fshatin tonë. Shoqet më kishin blerë një varëse argjendi me një zemër të kuqe dhe njëra prej tyre ma vendosi ne qafë. Nuk po më pritej deri sa të shikoja si më rrinte. Shkoj në tualet dhe kur e shikoj, një gjë m’u mblodh në stomak, ajo varëse ishte aq e bukur, sa nuk mundem ta shpjegoj dot me fjalë, ose më sakte dua të them se ajo më shkonte shumë me ngjyrën e bluzës që unë kisha veshur. Ndenja gati dhjetë minuta duke e admiruar veten në atë mënyrë. Mbasi shkoj në tavolinë, i falënderoj edhe njëherë shoqet e mia për dhuratën e bukur që më kishin bërë. Në momentin qe ne ishim duke komunikuar me njëri - tjetrin, ndjeva se diçka ra në rrobat e mia të brendshme dhe më ftohu lëkurën time, kur hedh sytë, shikoj varësen, e cila kishte rënë brenda bluzës time dhe një pjesë kishte ngelur jashtë. Me thënë të drejtën të gjithë u habitën, u duk sikur e këputi njeri me dorë. Mua për momentin m’u mbushën sytë me lot, po mallkoja ve- ten. Shoqëria e pa që u preka dhe më thanë se do ta çojmë ta rregullojmë. Një nga shoqet u hodh edhe tha:

- Është faji ynë nuk e kemi parë mirë, do ketë qenë me defekt.

-Jo, ia kthej unë, nuk është faji juaj, kështu më ndodh gjithmonë kur pëlqej shumë një gjë.

Ua tregova këtë rast për të thënë se ky ishte rasti i parë që më ndodhi në publik. Ne e morëm me shaka, po raste të pse gjëra të vogla, por gjithmonë e merrnim me sportivitet duke qeshur, sepse edhe mosha ishte e tillë. Kur sëmurej ndonjë në klasë bënin humor duke thënë se e kisha marrë mësysh unë. Një rast tjetër ishte kur komshia më thirri për të mbledhur rrushtë, se ata ki- shin një vresht ku kishin mb habitur (se me të vërtet nuk kisha parë që ndonjëherë në fshatin tonë rrushin të bënte aq shumë), i them komshinjve të mi “uaaaaa sa qejf të shikosh këtë vresht që është kaq i vogël dhe ka dhënë kaq shumë prodhim!”. Aq u desh dhe vreshti nuk prodhoi më rrush për dy tre vjet. Ata i hoqën hardhitë dhe mbollën mollë. Sa herë që më shikonin, më thoshin:

-Po ti moj çupë thake dhe gurin, e jo më rrushin, pa pa pa sa i paske ngjarë gjyshit.

Kaq mjaftoi dhe gjithë historia e vreshtit, u përhap në fshat. Por kulmin e gjithë kjo histori e arriti, kur një bashkëfshatari ynë kishte ardhur nga Italia dhe ndërtoi një restorant, në qendër të fshatit. Ai restorant do të shërbente për të bërë dasma, për darka, ose dreka në raste gëzimesh dhe hidhërimesh. Ishte një gjë e re për fshatin tonë, askush nuk kishte bërë një investim të tillë. Ishte një ditë pranvere, kur bashkë me mamanë time shkuam për të pirë një kafe dhe për të uruar të zotin e lokalit. Futemi brenda, shikoj që në lokal nuk kishte asnjë tavolinë të lirë, ndenjëm disa minuta në këmbë te dera dhe po mendoja “sa gjë të bukur kishte ndërtuar, më në fund edhe te ne ishte bërë diçka e veçantë ku njerëzit mund të takoheshin dhe të pushonin për pak kohë”. Pronarin e njihnim, ishte djali i një bashkëfshatarit tonë, ai na pa, erdhi na takoi dhe na uli në një tavolinë, përjashta dhe na ofroi një pije. Pa një e bërtitur e llahtarshme dhe njerëzit po dilnin jashtë të tmerruar. Kishte rënë një pjesë e tavanit dhe kishte zënë disa të rinj që ndodheshin aty. Menjëherë ata i çojnë në urgjence dhe pjesa tjetër u drejtua nga tavolina ku isha unë dhe mami im.

-Ja kush e ka fajin për këtë gjë, - drejtoi gishtin drejt meje një nga gratë që ishin aty. Mua m’u mbushën sytë me lot dhe më rridhnin pa pushim, sikur të kisha hapur rubinetin. Mami po zihej me të, u futën dhe të tjerë për t’i ndarë. Unë rrija si e ngrirë dhe mendoja, vërtet ta kem bërë unë këtë? Mbas këtij rasti janë shumë e shumë raste të tjera, të cilat nuk po i tregoj me hollësi, sepse do duhej një roman i tërë për t’i treguar të si një lojë, ku historitë që më ndodhnin, ua tregoja të tjerëve si për të qeshur, pa e ditur se kjo, një ditë do kthehej në një gjë shumë serioze për mua. Kjo historia ime siç ua thashë edhe më lart, është sa për të qeshur, por edhe për të qarë njëkohësisht. Për mua është një dhembje e madhe, kur shikoj njerëzit që më fshehin, fëmijë që lindin dhe mua nuk m’i tregojnë, (ose do m’i tregojnë të lyer me bojë të zezë në fytyrë), gëzime familjare, në të cilat nuk më ftojnë. Ka raste kur njerëzit më se e kam inat, mbase thyen kokën”.

se mua më dhemb kjo, gjë. Tashmë jam gati tridhjetë vjeç dhe akoma nuk kam asnjë rast për t’u fejuar. I lutem zotit që të mos jetë kjo gjë që po kaloj, një arsye e fortë për këtë fatin tim të vonuar. Është një dhembje, është një torturë, e gjithë kjo që po më ndodh, që nuk shpjegohet me fjalë. E shikoj se njerëzit, po më braktisin ose tregohen indiferent ndaj meje, sikur të isha ndonjë përbindësh. Por më e keqja është kur më mallkon nëna ime. Sa herë që prishet, apo thyhet një gjë e re në familje, a jo më thotë “u të plaçin sytë, të plaçin”. Ky është kulmi them me vete, më mallkon nëna ime, imagjino të tjerët. Dhe për mua ky është

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.