Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Mendoni se meritoni më shumë nga jeta apo jeni të kënaqur me ato që ju ka dhënë deri tani?

Njeriu s’ngopet kurrë nga jeta, gjithmonë kërkon më shumë por dua të them që jeta mund ti jap njeriut shumë por ai s’duhet të ndyshoj në karakter dhe në shpirt sepse është gjëja më e keqe. Romeo

Më pëlqen dhe jam i kënaqur me gjërat që kam arritur por në fund të fundit jeta jetohet ashtu si vjen pa programime, pa ëndrra dhe iluzione. Gentian

Jeta është e mbushur plot me të papritura edhe pse i kam arritur ato çfarë dua prej saj nuk dua ti humb të papriturat që jeta mund të sjellë. Migen

Unë mjaftohem me këto që kam arritur deri tani e nuk më duhet të arrij më prej jetës. Ariel

Jeta është plot surpriza dhe nuk mendoj se i kam marrë të gjitha prej saj. Orinda

I kam të gjitha çfarë dua nga jeta ime dhe i kam marrë gjithë të mirat prej saj. Anisa

Jeta ka shumë për të na dhënë e nuk mendoj se kam arritur gjithçka që dua prej saj. Mirela

Mendoj se i kam arritur ato çfarë dua por nëse arrij akoma më shumë s’do ishte keq përsëri. Sokol

Mendoj se meritoj më shumë nga jeta dhe jo kaq sa më ka dhënë deri tani. Joan

Nga ato çfarë kam, mendoj se meritoj akoma dhe më shumë nga jeta.

Mendoj se jeta mi ka dhënë të gjitha ato që kam dashur prej saj. Fatma

Mendoj se kam akoma për të marrë prej jetës sepse nuk i kam të tëra ato çfarë dua në këtë jetë. Herlino

Çfarë përfaqëson për ju mirënjohja?

Kur dikush të bën ndonjë të mirë pa interes duhet ti jesh mirënjohës. Gentian

Mirënjohja përfaqëson vlerësim për një person që na qëndron afër në momente të vështira. Anna

Mirënjohja për mua përfaqëson dashuri dhe respekt për persona që më përkrahin. Eliza

Mirënjohja është vlerësim i një personi që na është gjendur në momentet tona më delikate në jetë e që na ka nxjerrë nga situata të sikletshme. Marjo

Mirënjohja për mua është shenjë vlerësimi për personat që na duan e na mbajnë afër pa shfaqur shenja interesi kundrejt nesh. Ilda

Mirënjohja është pjesa më e pastër e shoqërisë dhe po mos ekzistonte ajo çdo gjë do ishte shumë kot. Malvina

Mirënjohja përcakton vlerat e një njeriu që sapo gjen momentin e parë për të kthyer gjërat që ti ke bërë për të ti kthen. Blerim

Cilat janë arsyet që e shtyjnë një grua të tradhtojë edhe kur nuk i mungon asgjë te burri i vet?

Kur ajo e di që e ka të ndaluar tradhëton. Gentian

Arsyet që e shtyjnë atë të tradhëtojë janë: personi është i paqëndrueshëm emocionalisht dhe ndaj dhe tradhëton. Sara

Arsyeja është se personi ka tepricë hormonesh dhe nuk kënaqet me një partner. Jurgen

Mund të jenë edhe arsye ekonomike që çojnë në tradhëti një çift. Denada

Sepse është një pjesë e tyre që edhe ato vet nuk e kuptojnë se çfarë vërtet duan. Matisa

Arsyet janë ende të panjohura se femra nuk di cfarë do. Stelina

Ndodh sepse fillon të ketë pasiguri ndaj ndjenjave ndaj partnerit të saj. Haris

E bën për të kuptuar nëse e do vërtetë apo jo. Elvira

Ende nuk dim arsye por mendoj se tradhëtojn kur partneri nuk i ofron komoditet dhe siguri. Endri

Të gjithë që tradhëtojnë tradhëtojnë nga pakujdesia e partnerit dhe e të mos kushtuarit vëmëndje aq sa personi e meriton. Sigi

Përse femrat shqiptare e mbyllin njërin sy dhe i tolerojnë burrat e tyre të martohen thjesht për letra me një të huaj? E bëjnë këtë nga injoranca, apo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër?

Të dyja bashkë ndoshta ose është dhe ajo që mendojn se të dy bashkë po bëjn një sakrificë për familjen e tyre. Jo vetëm femra por të dy bashkë. Gentian

E bëjnë nga injoranca sepse janë tepër të ndrojtura për të kundërshtuar dëshirat e tyre. Blerta

Nga pamundësia ekonomike ato detyrohen të sakrifikojnë shumë gjëra. Rogel

Nga dëshira për t’u larguar jashtë dhe për të krijuar një jetëse më të mirë. Olti

Nuk e bëjnë nga qejfi por nga halli. Fatos

Kur mendojn që mund të largohen dhe të krijojn një jetë më të mirë detyrohen të ndërmarrin edhe vendime që si kishin menduar apo nuk i’u pëlqejnë aspak. Klodi

Kushtet ekonomike janë tepër të vështira në Shqipëri dhe ndonjëherë duke sakrifikuar ato mendojnë se do kenë një të ardhme më të mirë. Nuk ka injorantë në ditët e sotme. Redi

Më mirë të heshtësh apo të reagosh përpara një padrejtësie që të bëhet në një lidhje private?

Në një vend ku s’ka shoqëri civile reago sa të duash së s’të kupton njeri. Neritan

Më mirë të reagosh dhe jo të heshtësh. Anila

Do duroja deri në momentin që do e shlyeja hakun e padrejtësisë që më është bërë. Kastriot

Më mirë të reagosh sepse nuk është mirë të tolerosh njerëz që ndërhyjn në marrëdhëniet e tua. Lorenc

Më mirë të reagosh që të mos përsëritet më një situatë e tillë. Rovena

Do duroja deri në momentin e duhur për të reaguar. Rigers

Është më mirë të reagosh se ndryshe do e mbash tërë stresin për vete dhe do vuan përbrënda. Luan

Stresi i akumuluar kur nuk reagon të bën njeri të keq me njerëz të tjerë. Kështu që është më mirë të reagosh dhe ti të qetësohesh e personi që ju bën padrejtësin ta kuptoj gabimin se sa ta mbash përbrënda se do bëhet rrugë pastaj. Marsel

Ç’mendim keni për çadrën e protestës do merrni pjesë?

Njerëzit janë të lodhur nga politika, janë të lodhur nga media që gjithandej flet veç për politik. Gentian

Jo nuk do merrja pjese se më duket shumë pa vënd të marrë pjesë në një protestë në këtë kohë kur është duke u marrë reforma në drejtësi. Altin

Do më pëlqente të merrja pjesë sepse me anë të saj shprehet se ekziston vërtetë liria e mendimit dhe e fjalës. Boris

S’kanë punë ata që dalin në protest se një që ka punë nuk del. Junna

Më duket një argëtim për të kaluarën kohën dhe asgjë më shumë. Enxhi

Po i kthejnë si në modë këto protestat tani. Armand

As kam qenë ndonjëherë nëpër protesta as kam për të qenë se thjesht janë humbje kohe. Ordis

E morët vesh që do fillojë prapë “Big Brother”? A do të kishit dashur të futeshit në të dhe, nëse po, pse?

Jo, sepse çdo gjë është fallco dhe asgjë nuk është reale për mendimin tim. Gentian

Do doja të futesha në të që të fitoja famën që do më shërbente më vonë për të arritur sukses në karrier. Joni

Nuk do doja të merrja pjesë në atë reality shoë se do ndikonte në jetën time private që nuk dua të më cënohet. Markelina

Do doja të merrja pjesa në “Big Brother” sepse kam shumë dëshirë të hyj në botën e shoë bizit. Egli

Do doja të merrja pjesë sepse kam qejf të zbuloj disa labirinthe të jetës sime. Pamela

Do më pëlqente shumë të hyja aty dhe të shihja se sa do duroja se në përgjithësi jam tip që nuk më pëlqen të rri mbyllur. Kristi

Të gjithë kemi dëshirë të jemi të famshëm dhe po do doja të hyja aty për të fituar famë e për të realizuar qëllimet e mia jetësore. Ervis

Në fillimet e veta ishte shumë më i bukur Big Brother por tani është bërë bajat dhe nuk të jep kënaqësi as ta shikosh më. Çdo gjë është fallco dhe njerëzit shtiren. Big Brother mund të bëj dhe jashtë jo vetëm aty brenda. Mjafton që njeriu të ketë lekë se të tjerat i zgjidh kollaj. Gysi

Po të hysh aty Brenda do detyrohesh të ndjekësh shembullin që është aty dhe të bëhesh i njëjti nivel me to. Nuk do doja të hyja dhe të degjenerohesha me ata që hyjnë aty dhe e tregojnë mjaft mirë veten se kush janë. Rixhi

Sa pritshmëri krijon në raportet midis njerëzve?

Nuk pres nga askush sepse nuk dua që një ditë të zhgënjehem nga pritja. Ervisa

Më pëlqen që ti zgjidh vet gjërat pa pritur nga njeri. Arlin

Pres deri diku nga miqtë që kam një farë besimi por në përgjithësi pres vetëm nga vetja. Aldo

Nuk më pëlqen fare të krijoj raportin e pritshmërisë me njerëzit. Alba

Nuk krijoj raport pritshmërie me asnjë përveç familjarëve të mi. Arjel

Kur s’të kuptojnë ata që i mendon të afërt çfarë bën?

Nuk e vras mendjen, se përderisa s’më kupton do të thotë se nuk është edhe aq i afërt. Klea

Jam tip që i mbaj gjërat më së shumti për vete dhe nuk shprehem me njerëzit sado të afërt mund ti kem. Liljana

Ndonjëherë më ndodh që të mërzitem por pastaj me kohën më kalon. Gleni

Asgjë, çfarë duhet të bëj? Dikush që nuk më kupton nuk është aq i afërt sa e kam menduar dhe mundohem ta largoj me stil. Griselda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.