Pyetje për instruktorin Si të bëj një trup perfekt?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një vajzë 19 vjeçe dhe ndjej nevojën e një psikologu. Unë jam vajzë e shkathët por nuk e di pse kam ca kohë që ndjej ankth në mëngjes para se të nisem për shkollë, mezi marr frymë dhe ndihem e frikësuar në vetvete. Kjo situatë është hera parë që më ndodh ndaj dhe nuk e di pse kam kaq frikë. Në stomak kam një ndjenjë sikur do më dali nga çasti në çast. Shpresoj të jem treguar e qartë në problemin tim dhe uroj të më ndihmoni. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@ hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falënderoj që na shkruan. Në radhë të parë është e rëndësishme të qartësohet se ajo që ti po përjeton është ankth, por me kaq sa ti na ke shkruar është e vështirë të përcaktojmë nëse kjo është një gjendje e përgjithshme psikologjike që ti po kalon është një situatë e lidhur them këtë sepse nëse këto simptoma do të lidheshin me një ngjarje pak më spe - bull frekuentimi i shkollës, pikërisht aty ku duhet kërkuar shkaku dhe zana mjedisin shkollor, një njeri, një aspekt, një marrëdhënie apo një lloj socializimi që ty nuk të pëlqen dhe në mënyrë të pandërgjegjshme bën që vajtja në shkollë çdo mëngjes për ty të kthehet në diçka të pakëndshme dhe trupi reagon pikërisht me anë të këtyre simptomave gjithashtu nëse ankthi është pjesë shoqëruese e çasteve të tjera në jetën tënde apo vetëm e mëngjeseve para se të shkosh në shkollë? Megjithatë, ajo që mbetet e rëndësishme, është ajo që ti përjeton. Është e nevojshme që ti të kuptosh tek vetja se kur ndodh më shpesh që ti ndjen këtë frikë, do të thotë, ka ndonjë ngjarje apo rast Kjo do të të ndihmonte të kuptoje nëse frikat lidhen me ndonjë gjë të veçantë apo jo dhe kështu do të ndihmoje dhe ti veten. Siç mund ta dish, ankthi, i cili në fakt na prek të gjithëve në momente të caktuara të jetës, mund të jetë rezultat i situatave stresante apo mbingarkesës. Që do të thotë se nëse kalon një kohë me ndjenjat e ankthit është vërtet çasti për të ndalur e për të menduar. Ti thua se ke që në verë, pra kanë kaluar disa muaj dhe ke të drejtë të merakosesh. Gjithashtu duhet parë edhe sesa ndërhyn kjo në jetën tënde, pra a ndikon në raportet e tua sociale dhe cilësinë e jetës, sepse shpesh ndodh që ankthi të vështirësojë të përditshmen. Për hir të së vërtetës, ataket e panikut janë bërë përherë e më të shpeshta dhe vijnë nga arsye të ndryshme. Për këtë arsye, unë do të rendis më poshtë disa këshilla vetëndihmuese, të cilat janë përmendur dhe më herët në këtë rubrikë. Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri. Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut, ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë. Pra, një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës tonë atëherë ai kthehet vetë në një problem. Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të harxhojmë shumë energji emocionale, dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme duke na - zikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Lajmi i mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin, duke të përfshirë edhe ty e dashur, është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme, disa prej të cilave do të trajtohen në vijim. Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për t’u ndjerë më mirë. Duhet theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit ndihma e psikologut apo psikoterapistit është e nevojshme. Mos i lejoni ankthit të zaptojë gjithë orët e ditës tuaj. Nëse i dedikoni një pjesë të mirë të ditës mendimeve ankthioze atëherë është shumë e vështirë që të jeni produktivë dhe të funksiononi shëndetshëm. Por dhe të përpiqeni që t’i zhdukni këto mendime plotësisht nuk funksionon -të paktën, jo për shumë kohë pasi ato kthehen përsëri, nganjëherë dhe më të forta se më parë. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni asgjë për të kontrolluar ankthin. Por, në vend që të përpiqeni t’i zhdukni këto mendime plotësisht, mund të jetë më e suksesshme që të mësoni se si të krijoni një hapësirë kohore të caktuar për to. Thuajini vetes që vetëm gjatë këtij orari jeni të lejuar të mendoni për gjëra që ju shkaktojnë ankth, ndërsa në pjesën tjetër të ditës nuk do i lejoni ankthit t’ju zaptojë. Nëse gjatë ditës ju vjen në mendje një mendim që ju shkakton ankth, mbajeni shënim dhe thojini vetes që do i riktheheni gjatë orarit të caktuar. Gjatë këtij orari shpenzoni kohë duke menduar për mendimet që keni shkruar gjatë ditës, por mos ju ktheni më gjatë ditës. Kjo teknikë ju lejon që të shmangni përjetimin e ankthit në çdo moment dhe ju jep një ndjenjë të fortë kontrolli mbi emocionet tuaja. Me kalimin e kohës do vini re orarin e caktuar, derisa ta zhdukni atë fare nga dita juaj.

Mësoni si të qetësoheni dhe relaksoheni. Ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta. Rrahjet e zemrës janë më të ngadalta, frymëmarrja është e thellë dhe muskujt janë të ç’tensionuar. Nëse arrini të relaksoni trupin në momentet që përjetoni ankth, atëherë dhe mendja do të çlirohet.

Kur përjeton ankth, për që të vjen ndërmend në ato mund ta arrish duke i rikujtuar vetes se frika nuk është reale dhe cdo gjë do të përfundojë në pak minuta. Pra, - nuar veten. Mendo për një vend apo situatë që të bën të ndihesh në paqe, e qetë dhe e relaksuar. Kjo ndihmon të shpërqëndrohesh nga situata dhe lehtëson ankthin. Episodet e ankthit nuk duhen refuzuar apo mohuar, domethënë, nuk duhet të bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Përkundrazi, sa më shpejt ta pranojmë e përballemi me atë që po ndodh, aq më mirë do të jetë. Në shumë raste këshillohen edhe ushtrimet e rregullta, ato aerobike, që ndihmojnë të reduktohet stresi dhe të çlirohen tensionet. Nëse të gjitha këto këshilla nuk funksionojnë, atëherë mund të drejtohesh pa hezitim tek një profesionist. Uroj të të kemi ardhur në ndihmë e të uroj më të mirat!

Përshëndetje Renato, lexoj këshillat tuaja çdo javë dhe mendova t’iu bëj një pyetje. Unë jam Ela 25 vjeçe, 160 e gjatë dhe 52 kile. Kam filluar palestrën këto ditë dhe desha disa këshilla nga ju si të arrij një masë perfekte trupore me anë të ushqimit pa përdorur proteina. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Përshëndetje Ela! Unë sapo lexova letrën tënde.

Për gjatësinë tënde pesha jote mendoj që është e përshtatur mbas trupit tënd. Të këshilloj sa më pak ushtrime me pasha ( në palestër) për të shmangur rritjen tepërt të volumit muskulor. Të këshilloj një stërvitje aerobike ( kardio) të lehtë dhe të kombinuar me ushtrime fizike të lehta me peshën e trupin ( si përshembull ushtrimet e këmbëve, squats). Ushtrimet e krahëve duhet të jenë: pompa, gira, ngritje peshash. Duhet të ushtrohesh me sa më pak intesitet dhe në kushte aerobike. Ngarkesa fizike dhe intesiteti të jetë sa më i ulët dhe me patjetër përveç stërvitjes në palestër të bësh edhe vrapime jo shumë të gjata në natyrë ( max 4 km/ për 45 minuta) me një ritëm normal të pulsit ( domethënë pa sforcim) Shumë i rëndësishëm për ty është dhe një regjimi i rregullt ushqimor, nënkuptoj orare të sakta në të ushqyer çdo ditë dhe sa më shumë vakte me pak ushqim të pasur me vitamina si perimet, mishi, zarzavatet dhe frutat. Edhe regjimi i shplodhjes duhet të jetë sa më i saktë dhe i kombinuar me regjimin ushqimor dhe stërvitjen. Stërvitja e mëngjesit gjithmonë 2 orë mbasi je zgjuar nga gjumi, ke ngrënë ushqim dhe organizmi është i gatshëm për të kaluar një ditë të plotë me ngarkesë fizike dhe nervore gjithashtu. Mbas kthimit nga puna/ shkolla të paktën të kryesh 2 orë pushim të plotë dhe më pas mund të zhvillosh aktivitet fizik ( palester/ vrapim). Gjumi i natës 7 deri në 8 orë minimalja ( dhe gjithmonë 2 orë pasi ke mbaruar stërvitjen, kurrë mos u shtri për të fjetur direkt pasi ke mbaruar stërvitjen. Besoj se këshillat e mia do jenë shumë të dobishme për ty dhe shumë efikase gjithashtu. Mos harro që përveç këshillave të shkruajtura nga unë të duhet dhe një instruktor i aftë dhe profesionist që do të ndjek sidomos në hapat e para. Të përshëndes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.