Burri më vdiq në aksident

Intervista - - TELENOVELA -

Përshendetje avokat, unë që po ju shkruaj jam Mira nga Shkodra, nënë me 3 fëmijë të cilët janë nën 14 vje . Bashkëshorti ka humbur jetën në aksident automobilistik perpara nje viti, unë jam e papunë dhe gjatë kësaj kohe kam kaluar vështirësi të shumta. Të gjitha kursimet që kishim kursyer me bashkëshortin i kemi harxhuar, tani kam problem se me farë do t’i rrisë fëmijët. Të lutem avokat më ndihmo nëse ka ndonjë zgjidhje juridike për të pë ëmijët ndonjë pension!

Av.Alban Duraj:

Përshëndetje Znj. Mira, më vjen shumë keq për sa i perket dramës suaj familjare! Për sa i perket zgjidhjeve juridike, Ju keni dy mundësi:

Mundësia e parë: Është mundësia që ju keni për pë ëmshpërblimit nga aksidenti automobilistik i bashkëshortit tuaj, duke qenë se Ju jeni trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit bashkëshortit tuaj së bashku me fëmijët. Në kuadër të legjislacionit për sigurimin e mjeteve motorrike dhe të akteve nënligjore të cilat rregullojnë këtë fushë ju pë ëmshpërblim nga siguracioni me të cilin është sigurar automjeti i bashkëshortit tuaj ose makina e cila e ka dëmtuar atë. Dëmshpërblimi është në varësi të përfundimit të hetimeve ku përcaktohet se cili është shkaktari i aksidentit. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar veçanërisht për këto raste dhe ju mund të kontaktoni me ne për t’ju ndihmuar.

Mundësia e dytë: Për - nomike, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 955 datë 7.12.2016 në të cilin përcaktohen subjektet, kriteret dhe dokumentacioni për pë ndihmës ekonomike. Sipas legjislacionit të sipërcituar, ndihma ekonomike pë - tojnë: familjet në nevojë, jetimët të cilët nuk janë në institucione, prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njeherësh, që u përkasin familjeve në nevojë pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhërit të mbrotjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Dokumentacioni i nevojshmë për t’u plotësuar është: kopje të letërnjoftimit, çë ë familjare, ç ë personale, vërtetim nga shkolla ose çerdhja, ç ë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, vërtetim të lëshuar nga Zyra e Kadstrës apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende. Në bazë të dokumentacionit qe do të depozitoni do të hapet dosje per kerkesën tuaj dhe në bazë të kërkesave dhe dokumentacionit do të pranohen familjet të cilat janë ekonomikisht më në vështirësi. çdo bashki, ka numri e caktuar të familjeve të cilat do të trajtoj me ndihmë ekonomike në bazë të buxhetit te tyre.

Uroj të plotësoni sa më shpejtë dokumentacionin dhe të aplikoni pranë Bashkisë tuaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.