Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - TELENOVELA -

para dy netësh sikur isha nisur me dajën për pushime dhe gjatë rrugës pësuam aksident. Daja im përpëlitej sikur donte të më thonte ti je e vetmja që mundesh të më ndihmosh dhe në atë moment më doli gjumi e ndihesha shumë e frikësuar dhe e djersitur. Çfarë do të thotë kjo? Pres përgjigjen tuaj se jam në ankth. Faleminderit.

Përshëndetje e dashur, me sap o shoh unë ti je në një periudhë të keqe të jetës tënde dhe ndihesh e shqetësuar për këtë fakt. Aksidenti në ëndërr tregon problem por dhe që fati nuk është në anën tuaj e për këtë duhet të bëni mjaft kujdes. Dikush mendon t’iu poshtëroj dhe duhet të tregoheni vigjilente tër kohës për të kuptuar kush ju do dhe kush nuk ju do vërtetë. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj ti japësh zgjidhje sa më shpejtë problemeve të tua.

po shkoja me një shoqe për ti blerë dhuratë të dashurit tim dhe rrugës ajo më ndalon dhe më thotë do ishte më mirë mos i blesh dhuratë se ai nuk e meriton. Nuk e sheh sa keq po sillet me ty? Në përgjithësi unë me të dashurin tim kemi marrëdhënie shumë të mirë parë këtë ëndërr ndihem e kuptimi ka. Faleminderit.

Përshëndetje, keni të drejtë që frikësoheni sepse kjo ëndërr tregon që ju vërtetë do keni probleme në dashuri. Duhet të bëni kujdes sepse jeni të rrethuar nga njerëz që ju xhe- lozojnë dhe nuk duan aspak t’iu shohin të lumtur. Kërkoni këshillat nga njerëzit tuaj më të afërt dhe mos u nxitoni në veprime. Uroj të zgjidhni sa më shpejt problemet tuaja.

Mamaja e shoqes time të ngushtë vuan nga kanceri dhe i kanë thënë të operohet këto ditë. Mbrëmw në ëndërr pashë mamanë e shoqes time sikur kishte shkuar të operohej dhe askush nuk ishte në dieni. Marr shoqen si e trembur në telefon dhe ajo më thotë: “Mami u operua Në atë moment më doli gjumi dhe ndjeja jastëkun të lagur me lot. Ndihem në ankth se vallë kjo ëndërr? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Përshëndetje, ju duhet të bëni një vizitë të menjëhershme te mjeku dhe të shihni shëndetin tuaj se rrezikoni të keni problem. Kanceri në ëndërr tregon që ju do të hasni pengesa por në fund gjithçka do shkoj mirë dhe ju do e merrni veten prapë. Kujdesuni për veten tuaj dhe mos e lini atë pas dore.

MINJ Jam Mirela dhe kam - ditshme që më është përsëritur tre herë gjatë kësaj jave. isha e vetme në një godinë me mure të larta dhe të zhgarravitura ku kjo godinë ishte e mbushur me minj të bardhë që sa vinin dhe shtoheshin. - dur por askush nuk më dë frika sa vinte e shtohej. Atë me sa dukej nuk po bërtisja në ëndërr vetëm por edhe në gjumë. Jam shumë në ankth, ju lutem mund të më ktheni një përgjigje. Faleminderit.

Përshëndetje, duhet të bëni shumë kujdes dhe mos ti besoni askujt sepse dhe ato që ju mendoni se ju duan ju kanë zili. Këta minj të bardhë që ju keni parë në ëndërr tregojnë se ju do të zhgënjeheni nga një mik që vërtet e doni dhe i besoni. Besojini vetëm vetes tuaj sepse miu është edhe shenjë e tradhëtisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.