Karakteri i burrit tuaj sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Sapo jeni martuar, apo dashuruar. Megjithëse defektet e partnerit tuaj nuk janë të patolerueshme, ka më shumë gjasa se do të kaloni akoma shumë momente/ vite të bukura, të vështira, të mbushura me dashuri, por edhe me zënka, momente romantike por edhe të lodhshme. Pyetja që ju bëjmë është e thjeshtë: I njihni defektet dhe dhuntinë e partnerit tuaj? Astrologët i ato sipas shenjave të horoskopit të do burri dhe ja cilat janë ato.

Luani Të mirat: Nuk ka momente të mërzitshme me një Luan. Ai është nga natyra zbavitës, plot shkëlqim, dinamik dhe shpirti i shoqërisë, ai që i gjallëron të gjithë. Do të jesh gjithmonë e kënaqur përkrah tij.

Të këqijat: Megjithatë, ai mund të bëhet antipatik kur nuk gjendet në qendër të vëmendjes. Gjithashtu mund të zemërohet lehtë dhe të bëhet shumë mendjemadh, aq sa nganjëherë të bën të mendosh se janë dy njerëz të ndryshëm. Virgjëresha Të mirat: Nëse jeni nga ato gra që ju pëlqen rregulli (dhe kursimi), burri Virgjëreshë është i duhuri për ju. Është i dedikuar ndaj familjes së tij, do rregull në jetën e tij dhe i mban këmbët e mbështetura fort në tokë. Gjithmonë i jep shumë rëndësi shëndetit dhe në përgjithësi është tip inteligjent.

Të këqijat: Megjithatë mund të bëhet i bezdishëm me gjithë këtë organizim dhe me faktin që kërkon ta programojë jetën edhe në detajet më të vogla. Gjithashtu është shumë përzgjedhës dhe shpesh i mungon vetëvlerësimi. Peshorja Të mirat: Peshoret janë njerëz komunikues, të pëlqyeshëm në shoqëri, romantikë dhe të ëmbël, jo vetëm kundrejt gruas së tyre, por edhe ndaj miqve.

Të këqijat: Nga ana tjetër, Peshoret e kanë të vështirë të marrin një vendim, pastaj janë mjaft donzhuanë. Përgatituni pra që të luftoni për ta mbajtur pranë, sepse, aftësi t’i joshë të gjithë. Akrepi Të mirat: Akrepët janë besnikë, pasionantë të fuqishëm, të drejtë dhe shumë të vendosur. Ata gjithashtu janë shumë të mirë në shtrat, po mbase këtë e dini tashmë.

Të këqijat: Duket sikur mbajnë gjithmonë të fshehta, sikur ndodh diçka në jetën e tyre që nuk duan ta zbulojnë. Shpesh heshtja e tyre të vret si plumbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.