BURG për dy kokrra vezë

Me studentët e dënuar se qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama

Intervista - - FAQE 1 -

Nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës dhe kundërshtimit të forcave të rendit, Gjykata e Tiranës të hënën më 20 mars, dënoi me 2 muaj burg tetë studentë të cilët më 2 nëntor 2015 goditën me vezë kryeministrin Edi Rama. Ky dënim mund të konvertohet në 60 orë punë publike. Tre prej studentëve u shpallën fajtorë për të dyja akuzat, për shkak se arritën të hidhnin vezët në drejtim të kryeministrit, ndërsa pesë të tjerët u shpallën fajtorë vetëm për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Studentët janë: Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Çipi, Klodiana Hoxha, Valton Marku, Liri Kuçi, Valton Marku, Dardan Konjufca dhe Durim Jasharaj. Këta tre të fundit janë nga Kosova. Ne u takuam me Bora Memën, që na foli në emër të gjithë shokëve dhe shoqeve të dënuara dhe si përfaqësuese e Lëvizjes Për Universitetin… Ajo studion në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Helidon Tahiraj:- A mendoni se drejtësia ka gabuar me dënimin tuaj?

Bora Mema: - Ne e konsiderojmë të padrejtë vendimin e gjykatës, po ashtu edhe procesin. Akuzat për të cilat tashmë jemi të dënuar, “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punjonjësit të rendit”, nuk qendrojnë. Akti me vezë ndaj kryeministrit Rama ka qenë akt proteste për moszbatimin e detyrës prej tij. Detyra e kryeministrit është të mbrojë interesin publik, e jo të tërhiqet për veshi nga pronarët e diplomoreve private që e quajne veten universitete. Këto të fundit do të marrin fonde për arsimin e lartë nga taksat e qytetarëve, ndërkohë që studentët përballen me rritje tarifash, pasi shteti nuk - tetet publike.

- Gjatë proçesit, a u provua fajësia juaj?

- Prokuroria nuk mundi as të provojë se kush ishte “fajtor”. Prova e vetme qe një vezë e zgërlaqur në oborr. Akuza e dytë, kundërshtim i punonjësit të rendit, është po ashtu absurde. - gojnë qartë, ne dhe të donim nuk kishim mundësi të kundërshtonim, pasi në moment jemi përballur me dhunën e truprojave, policëve civile dhe atyre me uniformë duke thyer edhe ligjin i cili i ndalon forcat e policisë të jenë të pranishëm në mjediset universitare si hapësira autonome. Po ashtu, këta punonjës kanë ushtruar dhunë ndaj disa aktivistëve në makinat e policisë, në komisariat, kanë bastisur banesat e tre prej aktivistëve pa mandate duke kërcënuar familjarët me shqyerje dere. Pavarësisht ekspertizës mjeko-ligjore pozitive dëshmuese të dhunës ne të dënuar dhe jo truprojat e maskarallëkut me ligjin e arsimit të lartë, nuk u ndoqën penalisht kryeministri, ministrja e arsimit dhe sponosorizuesit klientë te ligjit, një grusht pronarësh të diplomoreve private, po u dënuan kontestuesit dhe protestuesit e tij.

Gjithashtu nuk na është garantuar një proces i drejtë gjatë seancave gjyqësore, pasi Gjykata revokoi pa asnjë argumentim ligjor vendimin për të thirrur Edi Ramën si dëshmitar të ngjarjes dhe të dëmtuar. Pavarësisht mungesës së guximit të zotit Rama për t’u paraqitur e përballur me protestuesit, gjykata duhej të na garantonte të drejtën e sjelljes së provave, siç është dhe dëshmia e dëshmitarit.

- A jeni anëtarë të ndonjë force politike?

- Nëse me force politike nënkuptoni parti, jo asnjëri prej nesh, nuk është anëtar ose përkrahës i ndonjë partie, pasi i konsiderojmë njëlloj përgjegjëse për shkatërrimin që i kanë bërë vendit. Një pjesë e aktivistëve të “Lëvizjes Për Universitetin”, janë njëkohësisht aktivistë në “Organizatën Politike” një bashkim vullnetar me synimin e shndërrimeve shoqërore rrënjësore të bazuara te barazia. - ...jeni komunistë? - Nëse me komunistë nënkup- toni përkrahësit e sistemeve staliniste, ose hoxhiste, jo! Nuk jemi të tillë, madje jemi totalisht të distancuar nga ata. Nëse të kërkosh arsim publik falas dhe cilësor, përkujdes shëndetësor falas dhe cilësor, transport publik të aksesueshëm për të gjithë, te jesh kundër privatizimeve dhe koncesioneve e në mbrojtje të së përbashkëtës të bën komunist, po, ne jemi komunistë.

-Meqë dënimi juaj është konvertuar me punë në komunitet, ku do preferonit ta kryenit atë?

- Preferojmë që çështjen ta dërgojmë për apelim. Të shohim a do kenë integritet moral, shoqëror dhe profesional ata të Apelit. Ne si Organizatë, punë në komunitet kemi kryer gjithnjë, duke u përpjekur të mbrojmë interesin publik në universitet ose jashtë tij duke informuar, ndërgjegjësuar dhe organizuar. - Ç’mendoni për politikën? - Politika duhet të bëhet nga politikanë që që kanë për parim drejtësinë shoqërore dhe përpiqen së bashku me të tjerët që mendojnë si ai/ ajo që të kthehen në zërin e të pazëve. Që së bashku me tëpazëshmit do krijojnë kushtet shoqërorë që të mos ketë më të tillë. - Do të thoni që ... - Dua të them atë që dihet. Drejtësia shoqërore mungon në vende të ndryshme. Në vende pe- riferike si Shqipëria, duke qenë se është kthyer në mall luksi, e kanë privilegjin ta blejnë veç të pasurit.

- Ç›mendoni kur shikoni që Ministrja e Arsimit vishet me rroba te shtrenjta, apo vajzën e shkollon jashtë vendit të saj të dashur?

- Ministrja Nikolla dhe të ngjashmit e saj janë pjesë e një klase shoqërore shfrytëzuese e cila thellon gjithnjë e më shumë pabarazinë dhe hendekun me njerëzit e thjeshtë. Nuk do doja të komentoja vajzën e ministres Nikolla, por veç aktivitetin politik të saj. Fundja, shumica e politikanëve, duke qenë se shkatërrojnë çdo shërbim publik si arsimimi dhe shëndetësia, dinë të kujdesën për veten dhe familjarët duke i marrë shërbimet e nevojshme jashtë vendit.

- A do vazhdoni të qëlloni përsëri me vezë, apo jeni duke studiuar të gjeni asortiment tjetër?

- Do të përdorim çdo mjet demokratik për të protestuar përfshirë dhe objekte të cilat nuk personit , por veç njollosjen e tij/ saj si përgjegjes/e ndaj politikave të mbrapshta.

- Mendoni se duhet të praktikoheni që në të ardhmen të keni nishan?

- Ende nuk e dimë nëse kemi goditur në shenjë, pasi në momentin që kemi gjuajtur e kemi gjetur veten përtokë, e më pas të rrethuar nga rojet e kryeministrit. Prokurori dhe gjykatësi e cilësonin zotin Rama si të dëmtuar, po duke marrë parasysh se procesi nuk qe minimalisht serioz, nuk na mjafton deklarata e tyre për t’u gëzuar. Mendoj se praktika është mëse e nevojshme që të mos gabojmë në shënjestër. Ama kemi bërë përmirësime serioze. Në një vit, shenjestra ndaj ministers Nikolla qe mëse precize.

- Do e vazhdoni “Lëvizjen Për Universitetin”, apo do e ndërprisni atë?

- Ne do vazhdojmë të kundërshtojmë dhe të organizohemi në mbrojtjen e universitetit, pavarësisht nëse jemi ne si studentë, apo duke shtruar rrugën për studentët e tjerë qe do jenë pas nesh.

«Nëse të kërkosh arsim publik falas dhe cilësor, përkujdes shëndetësor falas dhe cilësor, transport publik të aksesueshëm për të gjithë, te jesh kundër privatizimeve dhe koncesioneve e në mbrojtje të së përbashkëtës të bën komunist, po, ne jemi komunistë... «

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.