Të këqiat e luleshtrydheve

Intervista - - FAQE 1 -

Luleshtrydhet kryesojnë listën e 12-të ushqimeve me më shumë pesticide, ku spinaqi zë vendin e dytë. Analiza e të dhënave të grupit të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA) gjetën se afro 70% e mostrave të 48 frutave dhe perimeve ishin të ndotura me mbeturina pesiticidesh. USDA gjetën një total prej 178 llojesh të ndryshme pesticidesh në më shumë se 35 mijë mostra produktesh. Pesticidet qëndronin në fruta dhe perime pas larjes dhe, në disa raste, edhe pas qërimit të lërkurës. Më shumë se 98% e mostrave të luleshtrydheve, spinaqit, dardhëve, pjeshkëve, qershive dhe mollëve kishin të paktën një lloj pesticide. Një mostër e vetme e luleshtrydheve tregoi se kishte 20 lloje të ndryshme pesticidesh.

Ja cilat ishin 12 frutat dhe perimet më të ndotura me pesticide:

1. Luleshtrydhet 2. Spinaqi 3. Nektarinat 4. Mollët 5. Pjeshkët 6. Dardhat 7. Qershitë 8. Rrushi 9. Selinoja 10. Domatet 11. Specat 12. Patatet

Duhet të konsumojmë ushqime bio?

Ushqimet organike janë zakonisht të mira për mjedisin, por janë të shtrenjta. USDA gjeti se kostoja e frutave dhe perimeve organike është 30% më e lartë se ajo e atyre joorganike. Nganjëherë diferenca është edhe më e lartë, sidomos për produkte si qumështi. Ia vlen ky shpenzim ekstra? Në disa raste, po, sepse mund të ulë ekspozimin tonë ndaj kimikateve raste, mund të mos ia vlejë. Në listë janë publikuar edhe frutat dhe perimet që kanë më pak pes- ticide, si misri i ëmbël dhe avokadot. Vetëm 1% e tyre tregonin se kishin pesticide. Përveç kësaj, më shumë se 80% e ananasëve, papajave, asparagëve, qepëve dhe lakrave nuk kishin mbeturina pesticidesh.

Ja ushqimet më të pastra:

1. Misri i ëmbël 2. Avokado 3. Ananasi 4. Lakra 5. Qepa 6. Bizelet 7. Papaja 8. Asparagët 9. Mango 10. Patëllxhanët 11. Pjepri 12. Kiui 13. Lulelakra 14. Grejpfruti

“Ngrënia e frutave dhe perimeve është e rëndësishme, pavarësisht si rriten, por ato që kanë më shumë pesticide, është më mirë të blihen produkte bio”, thotë një specialist. Ky studim ka ngjallur diskutim. Dy studime të viteve 2015, 2016 kanë zbuluar se “frika është duke u bërë pengesë për konsumimin”. Njerëzit nuk hanë aq perime e fruta sa duhet dhe “ne nuk mund t’ia lejojmë vetes një pengesë tjetër për konsumimin e tyre, sidomos frikë”, thuhet në to. Sipas tyre, një fëmijë mund të hajë mijëra racione me fruta e perime para se të shfaqë ndonjë efekt nga pesticidet. USDA thotë se gjithsesi mbeturinat e pesticideve janë nën nivelin e tolerancës të caktuar nga Agjensia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit dhe “nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve”. Kështu USDA del me përfundimin se “Të mirat për shëndetin e një diete të pasur me fruta dhe perime i kapërcejnë rreziqet ndaj ekspozimit ndaj pesticideve. Konsumimi i tyre është më i mirë sesa evitimi i frutave dhe perimeve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.