Faqe nga ditari i Ilir Metës: Rama nuk i ka qarë vetëm Gramoz Ruçit

Intervista - - HUMOR -

- sht në asnjë vend jashtë vendit tonë. Jo se nuk kam mundësi, ti e di, por po afrojnë zgjedhjet dhe duhet të jem këtu. Të enjten, ama, ja dhjeva Ramës. Ai më priste në kuvend të votoja ministrat, unë shkova në takim me veterinerët. Më thanë se në Kuvend kishte plasur gallata. Kish bërë sherr Blushi me Ramën. “E di Gramoz Ruçi si ke qarë për t’u bërë kryeministër”, i tha Beni atij palloshit të gjatë. Se mos e di vetëm Gramozi. Atë e di edhe unë. Eeeuu, sa herë e kam bërë për të qarë unë. Erdhi pardje Ed palloshi te zyra ime dhe i thashë që do iki nga kualicioni, se po ofron më shumë Luli. « Aman, më tha, të jap unë ç’të duash veç postit të kryeministrit. A e do që tani ministrinë e shëndëtësisë?”, më tha. E pashë njëherë.

“Aty ti ke vënë një bletë, i thashë. Kam frikë se po t’i afrohem, bleta më thumbon”.

“Po ç’bletë është ajo o. Like, m’u përgjigj palloshi. Ajo është aty meqë duhej të vendosja një grua. A ta heq që tani po deshe. Se kot po rri. Ato që kishim për t’i dhënë me koncension i dhamë me Beqajn. Apo do të heq Linditën, më tha. Ta vendos drejtoreshë në Pezë. Se edhe m’u ankua para disa ditësh që i bëntë reaksion ajri kur shkon në fundjavë në Paris”.

Ja, kështu o ditari im i dashur! Bredhin dynjaja jashtë. Unë mbeta brenda.

Pardje më erdhi në shtëpi një bashkëfshatari i babait tim nga Skrapari. E prita me të gjitha të mirat që kishte sjellë me vete. I nxora një alamet rakie, që i iku mendja e kokës. “Ku e ke marrë këtë raki të mirë?”, më tha pasi kishte pirë ca gota. E pashë njëherë. Nuk e kujtonte fshatari që ma solli ai.

E ç’popull të mrekullueshëm që kemi, o ditar. Të japin gjënë dhe s’mbajnë mend se ta kanë dhënë. Jo si një ministër i imi që kur i thashë që do ikësh nga posti, më tha: “Po unë të kam dhënë pesë milionë euro”. Njeri legen! Edhe gjërat më të vogla të përmendin disa vemje si punë e atij. Ndaj e dua Petritin. E di që u bëra i bezdisshëm duke e shkruajtur përherë, por ja vlen ta them për Petrit Vasilin: Ai djalë kurrë nuk më ka zhgënjyer. Edhe kur nuk i mbledh dot unë paratë, ai i mbledh dhe m’i sjell në shtëpi. Në fakt ja dorëzon Mo- Pse ç’jam unë o ditar! Po pse patriarkal jam, që të merrem unë me lekët e shtëpisë?! Burri që është burrë, ja lë paratë gruas.

Dje pashë ndeshjen e Kombëtares sonë në Palermo. Në fakt e pashë në tv. Nuk dua të futem në analizën e ndeshjes, se për këto gjera kam Monin që jep opinione nëpër studio televizive, por di të them që më erdhi mirë që ndeshja u zhvillua në Palermo. Një qytet me histori që është për t’u pasur zili. Sidomos nga ne politikanët. Një shembull që duhet ndjekur. Në Palermo sot je një hiç. Hypën në karrige, bëhesh milionier. Ja, kështu duhet të jetë një vend. I aftë që t’ju sigurojë jetën politikanëve të tij.

Tani po iki o ditar, se vajti ora dhe do vijë Petrit Vasili të sjellë trastën me para. Sot do ma dorëzojë mua, se Moni im nuk është këtu. Ka shkuar të bëj një trajtim të lehtë dy mijë euro, fytyre. Pastaj do shkonte te hidromasazhi. Ai kinezi që i bën ato gjilpërat në mish, kishte shkuar në Pekin të marrë disa gjiplë - mato, me porosi të Monit tim dhe vjen të hënën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.