Spartak Ngjela: Rama duhet të iki!

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Këtë javë po sjell pa humbur kohë me shumë hyrje, intervistën e zhvilluar në dalje të një televizioni, me avokatin Spartak Ngjela :

Kaso Kosa: -Përshëndetje Mister Ngjela!

Spartak Ngjela: -Hello Kaso! Të lumtë, më ke pëlqyer që në hyrje. -Përse ju kam pëlqyer?! -Që më thoni Mister. Se i tillë jam. Një mister i vërtetë. Plot me të fshehta.

-A keni ndonjë të fshehtë që doni ta zbuloni për lexuesit e mia?

-Lexuesit e tu?! Lexuesit janë të mi, Kaso. Ata të lexojnë ty, sepse më lexojnë mua. Pa mua ti je një hiç. Ta dish këtë...! -E di mister Ngjela, e di. -Madje jo vetëm ti, por edhe Rama pa mua është një hiç. Këtë e pranoi edhe kur e takova para një ore.

-Keni takuar Ramën para një ore?! Po ju para një ore ishit më televizion duke folur. Si mund të jetë njeriu në dy vende në të njejtën kohë?!

-Kjo që thua ti është parim që funksionin te njerëzit normalë, Kaso. Unë jam anormal.

-Keni probleme mendore, deshët të thoni?

-Shiko ti djalë! Probleme ka Rama që nuk më dëgjon. Edhe ja thashë në sy kur dola me të në “skype”. - Çfarë i thatë? -I thashë që duhet të largohet nga kryeministër se është bërë si Enver Hoxha. Nuk është adekuate të emërojë për ministër një ish hetues të kohës së monizmit. -Po thoni që... -Se çfarë po them unë është puna ime Kaso. E kupton ti, mor zotni, se ç’do të thotë të vendosësh për

ministër një të atillë?! Rama duhet të zhduket nga karrigia, sepse ka përçmuar ish-të dënuarit politikë. Po ç’pret nga një njeri që shtëpinë e ndërton si bunker... -Po thoni që... -Se çfarë po them unë është puna ime, po të them edhe mjëherë. Rama duhet të krijojë qeveri teknike.

- Mbase nuk ka teknikë, se siç ka thënë edhe vetë ai, nuk ka teknikë dhe zanatçinj, mister Ngjela

- Nëse nuk gjen teknikë, është puë e tij. Le t’i krijonte teknikët nëpër shkolla, se pati katër vjet kohë. Pastaj mua teknik më ka. Le të më shfrytezojë. Kam punuar teknik miniere, kur isha

më burg. -Meqë më kujtuat burgun. Keni thënë që Berisha dhe Meta duhet të përfundojnë në burg...

-Pse Rama duhet të rri jashtë, sipas gjykimit tuaj?! Po më habit Kaso. Vërtet po më habit me gjykimin tënd joelokuent. Ky s’la gjë pa dhënë me koncension. Bashkë me atë Ilir Beqajn që iku. Se mos vetëm më të. Po me Ben Ahmetajn që e ka katandisur buxhetin si këpucët e “Lulit të vocërr”

ër Lul Bashën, kur thoni “Luli i vocërr”?

-E kam për Lulin e Migjenit. Lul Basha po rritet dita-ditës, megjithëse ka disa të meta.

-Meqë u përmend fjala “Meta”. Cili është mendimi juaj për të? -Me këtë që bëri, meriton notën 10. -Pse, ç’bëri se nuk kam marrë vesh gjë?

-I çorri maskën Brahos. Nuk e ke marrë vesh ti? Po ku kullot ti mor zotëri...

-I ka çjerrë maskën Spartak Brahos?! Si është e mundur. Si...?

-Me ata që ka futur KQZ. Ata zbuluan para gjithë popullit, se Spartak Braho, ka ndrruar emrin. Pra, nuk e ka pasur Spartak. E ka patur Zylyftar. Këtë e kam ditur që shpejt unë. Madje i thosha Metës kur më thoshte «Taku, hajde me neve te LSIja!» - «Jo i thosha, se s’mund të pranoj unë që të jemi dy Spartakë»

-Po tani që u zbulua që Spartak Braho ka qënë Zylyftar Braho a do i bashkoheni kësaj force politike.

-Po më bënë ministër, përse jo Kaso. Politika është art me bazë ekzistencializmin. Po ti nuk kupton. Tani ika, se kam për të mbrojtur një çështje shumë të vështirë në gjyq. -A mund ta di, përse bëhet fjalë? -Është një gjyq me palë të huaja, Kaso. Vetëm unë mund ta bëj mbrojtjen e palës time. Avokatët e tjerë as nuk ja kanë haberin të drejtës tregtare ndërkombëtare. Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.