Sarasvati vjen në vete

Intervista - - TELENOVELA -

Arti djeg kukullën e Sarasvatit dhe ia hedh fajin për këtë Kumudit. Kjo e fundit ble një kukull të ngjashme për Sarasvatin. Arti vazhdon ta nxisë Sarasvatin kundër Kumudit. Më vonë, Sarasvati kërcënon gabimisht Sarasin me thikë. Arti informon Gumanin për incidentin.

Arti e gënjen Sarasvatin se i ka përgatitur syltiash. Sarasvati e shtyn Sarasin të martohet me Artin, por ai përsëri refuzon. Kumudi e siguron Sarasvatin se Sarasi do të martohet me Artin. Ndërkohë, shëndeti i Sarasvatit përkeqësohet. Kumudi vendos të ikë nga shtëpia.

Sarasvati vendos të fejojë Sarasin me Artin. Sarasi dhe Kumudi janë të mërzitur për këtë. Arti informon Gumanin për vendimin e Sarasvatit. Ndërkohë Deni dhe Kabiri përpiqen të mësojnë më shumë për Artin duke e ndjekur atë.

Kumudi sheh Artin duke provuar fustanet dhe bizhuteritë e saj. Arti e gënjen Dugbën dhe ikën nga shtëpia për të takuar Gumanin. Deni dhe Kabiri e ndjekin nga pas, por nuk arrijnë të zbulojnë se me kë takohet ajo. Arti i jep Gumanit një çelës dhe i thotë të arratiset nga dera e pasme e çmendinës.

Sarasvati i kërkon familjes Desai të zbukurojë shtëpinë me rastin e fejesës së Sarasit me Artin. Ajo shet zinxhirin e vet Ndërkohë, Sarasi djeg dorën e tij me qëllim që Arti të mos i vërë unazën dhe të ndalojë fejesën dhe ia arrin qëllimit.

Kumudi vendos të mos rrijë në një dhomë me Sarasin. Deni është i zemëruar kur mendon për ligjësitë që ka bërë Gumani, bën saj. Sarasvati ngrihet nga gjumi natën dhe do të takojë të birin. Gumanit dhe thotë se ajo është shoqja e saj. Aty e gjen Arti dhe e merr në dhomë, pasi ka frikë se dikush mund të shohë foton e Gumanit. Ajo përpiqet t’ia marrë foton, por nuk arrin dot. Këtë skenë e sheh Kumudi, e cila ia merr foton nga dora Sarasvatit bërtet. E gjithë familja mblidhet rreth saj.

Kumudi me foton e Gumanit në dorë shkon në çmendinë. Ajo mëson se Gumani është e shtruar aty dhe kupton se ajo ka gisht në këtë që po ndodh. Ndërkohë Arti nxit Sarasvatin t’i thotë Dugbës se do që Arti dhe Sarasi të martohen atë ditë. Kur Dugba përpiqet ta kundërshtojë, ajo i bërtet me të madhe. Arti i bën asaj një gjilpërë dhe e vë në gjumë. Më pas thërret familjen dhe thotë se Sarasvati ka shprehur dëshirën që dasma të bëhet po atë ditë, version që vërteton edhe Dugba. Sarasi informon për këtë edhe Kumudin, ndërsa ajo informon Denin për të ëmën.

Deni arrin t’i marrë telefonin e Artit. Ai i dërgon një mesazh Gumanit, duke i kërkuar asaj të takohen në derën e pasme të çmendinës. Deni dhe Kabiri maskohen dhe Gumani futet në makinën e tyre. Ata e dëgjojnë kur thotë se do t’i marrë hak Sarasit dhe Kumudit.

Ndërkohë në shtëpinë Desai bëhet dasma e Sarasit dhe Artit. Sarasvati kënaqet kur sheh Artin të veshur si nuse. Në një ekran të vendosur në dhomë shfaqet foto ndërkohë që Anushka përshkruan historinë e tyre. Deni dhe Kusumi luajnë rolin e Nandusë dhe Sarasvatit të rinj. Më pas në ekran shfaqet fotoja e Sarasvatit me Sarasin e vogël, ndërkohë që Kusumi i këndon këngën e saj një djali të vogël. Sarasvati kupton që është historia e saj. Më pas Kabiri rrëfen se si Gumani hyri në jetën e tyre, rol që e luan Anushka. Ata tregojnë se si Gumani i afrohet dhe më pas i ndërron fëmijën e sapolindur kësaj të fundit me një bebe të vdekur. Të gjithë e nxisin Sarasvatin të kujtojë të shkuarën. Ndërkohë aty sjellin Gumanin e vërtetë. Të gjithë presin reagimin e Sarasvatit, por ajo thotë se ajo nuk është Gumani, por shoqja e saj.

Sarasvati dhe Kumudi zhduken dhe e gjithë familja vihet në kërkim të tyre. Sarasi dhe Deni ia hedhin fajin për këtë Gumanit. Ndërkohë Kumudi e çon Sarasvatin në një liqen dhe ajo kujton momentet kur ishte përpjekur të mbytej dhe Sarasin e vogël që e thërriste të ndalonte. Sarasvati humbet ndjenjat dhe e çojnë në shtëpi. E gjithë familja mblidhet rrotull saj. Kur hap sytë ajo njeh të parën Dugbën, pastaj Sarasin dhe të dy qajnë në krahët e njëri-tjetrit. Pastaj ajo përqafon Gunialin dhe e pyet për vajzën e vogël që kishte pasur, Kumudin. Ndërsa ajo përqafon Kumudin, Sarasi i thotë se ata janë martuar dhe ajo i bekon. Më pas ata i prezantojnë Kabirin. Sarasi i thotë se ai është vëllai i tij i vogël, ndërsa Dugba i thotë se foshnja e saj nuk vdiq, atë e zëvendësoi Gumani. Sarasvati puth dhe përqafon me lot në sy të birin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.