Çfarë dini për teshtimën?

Intervista - - TEST -

1. Cila nga arësyet e mëposhtme nuk është shkak teshtime: a. Të shohësh një dritë të fortë b. Të hash një vakt të bollshëm c. Të kesh një makth 2. “Açu!” i thonë teshtimës në gjithë botën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Cila shpikje e Tomas Edisonit është e bashkangjitur me teshtimën: b. Diktofoni (regjistrues i tingujve) c. Kinetoskopi (një formë kamere e hershme)

4. Kur ne teshtijmë, nga hunda dalin qelizat e vdekura të saj: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Thënia “shëndet” (anglishtfolësit thonë “God bless you”- Zoti të bekoftë), që ua themi atyre që teshtijnë, e ka rrënjën në: a. Fe b. Supersticion c. Të dyja bashkë

6. Ka më shumë gjasa të teshtish pas seksit, sesa kur ëndërron për të: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7. Kush është më e shpejtë: a. Një gepard b. Një teshtimë c. Usain Bolt 8. Çfarë duhet të bësh kur ndjen që të vjen teshtima: b. Duhet të mbulosh hundën në bërryl për të teshtirë aty c. Duhet të mbulosh hundën dhe gojën me dorë

9. Teshtima del nga goja dhe hunda më shumë në formë: a. Si uji nga koka e dushit b. Reje c. Tymi makine 10. Cila nga këto krijesa të detit teshtin: a. Midhjet b. Sfungjeri c. Peshku- tullumbac

12. Sa bakterie mund të lëshohen në ajër gjatë një teshtime: a. 10 mijë b. 100 mijë c. 1 milion 13. Sa ka zgjatur teshtima më e gjatë në histori: a. 3 ditë b. 110 ditë c. 978 ditë 14. Cila nga këto veprime mund t’ju bëjë të teshtini: a. Heqja e vetullave b. Rudhja e vetullave c. Ngritja e vetullave Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është c-ja Një teshtimë ndodh kur diçka të irriton ose ngacmon brenda hundës. Ajo mund të shkaktohet nga shumë gjëra, që nga një pupël, ose bakterie, tek piperi ose poleni. Shumica e njerëzve e dinë këtë, por a dini se ka edhe gjëra të tjera, jo kaq të dukshme, që mund të shkaktojnë këtë reagim eksploziv, të pavullnetshëm? Drita e fuqishme, si ajo e diellit, shkakton një teshtimë tek 1/3 e njerëzve (quhet është gjithashtu një arësye për të teshtirë, por makthi është ai që nuk shkakton teshtima, sepse gjatë kësaj kohe edhe nervat janë në gjumë, ashtu si është i gjithë trupi ynë. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Shprehja juaj për një teshtimë varet nga vendi nga vini. - pinasit “haçing”. Japonezët e quajnë teshtimën e tyre “hakashun”. 3. Përgjigjja e saktë është c-ja Mbase kjo është teshtima më e famshme në botë. Bëhet fjalë për xhirimin më të hershëm në SHBA, që tregon punonjësin e Edison Manufacturing, Fred Ott, duke teshtirë pasi thith pak burnot. Filmi i shkurtër u prodhua dhe u luajt në kinetoskopin e Edisonit. Shpikësi i famshëm parashikoi për veshin”. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja Kur ne teshtijmë nga hunda dalin sekrecionet (qyrrat) që ajo prodhon, jo qelizat e vdekura. Lëkura e hollë që vesh nga brenda vrimat e hundës prodhon deri në një litër sekrecione në ditë, të cilat mbrojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë, duke kapur substancat irrituese si pluhurin, pisllëkun, mikrobet dhe polenin. Kur ne teshtijmë, këto substanca nxirren jashtë bashkë me sekrecionet. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja. Origjina e kësaj tradite është e përzier. Papa Gregori VII mund t’i ketë bërë thirrje Zotit të mbrojnë teshtitësit nga murtaja. Paraardhësit tanë mund të kenë qenë të shqetësuar se mund të nxirrnin shpirtin e tyre gjatë teshtimës. Të tjerë besojnë se teshtima mund të largojë shpirtërat e këqija. Kjo thënie përdoret në gjithë botën, anglezët thonë “Zoti të bekoftë” , grekët “t’u largofshin të ligat”, ndërsa indianët, “paç jetë”. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Një teshtimë e fuqishme del nga goja me një shpejtësi prej 160km/orë! Gepardët vrapojnë 110-115 km/orë, ndërsa Usain Bolt vrapon me një shpejtësi prej 38 km/orë. 8. Përgjigjja e saktë është b-ja Dikur, rregullat e etiketës thonin se kur teshtin duhet ta mbulosh gojën dhe hundën me dorë, por tani, specialistët e shëndetit thonë se dora lë shumë mikrobe më pas, sepse me të prek shumë gjëra. Në vend të kësaj, është mirë të mbulosh hundën dhe gojën me bërryl, pasi kjo pjesë e trupit nuk përdoret për të prekur gjëra të tjera më pas. Mbyllja e hundës me gishtërinj mund t’ju ndihmojë të evitoni një teshtimë, por përsëri rrezikoni një kalim të mikrobeve nga hunda në dorë dhe ju mund të dëmtoni daullet e veshit. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja Mendojeni momentin para se të teshtini si qetësinë para stuhisë. Nga teshtima lëshohen në ajër pikla ajri dhe gazi të nxehtë dhe të lagësht, që formojnë një si re stuhie. Piklat e mëdha bien poshtë më parë, ndërsa të voglat qëndrojnë pezull. Një studim zbuloi se disa nga retë e teshtimës qëndrojnë në ajër mjaftueshëm sa mikrobet të futen në sistemin e ajrimit të një ndërtese. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja Pjesët si me qime të sfungjerit (që quhen cilia), grumbullojnë pjesëza të bezdisshme dhe, ashtu si tek njerëzit, kjo shkakton teshtimat. Megjithatë, për një sfungjer, teshtima shkakton një dridhje të gjithë trupit, që zgjat 35-40 minuta. Biologët që e kanë parë sfungjerët të bëjnë diçka të tillë thonë se mbase këto krijesa, në dukje të thjeshta, kanë një hundë, ose të paktën, një organ ndjeshmërie. 12. Përgjigjja e saktë është b-ja Studiuesit kanë zbuluar se gjatë një teshtime mund të lëshohen në ajër deri në 100 mijë bakterie. 13. Përgjigjja e saktë është c-ja. Teshtima më e gjatë në histori ka zgjatur 978 ditë. Personi në fjalë duhet të ketë nxjerrë jashtë gjithë sekrecionet e hundës dhe gojës së tij! 14. Përgjigjja e saktë është a-ja Heqja e vetullave mund të ngacmojë një nerv në fytyrë që na nxit të teshtijmë. Dihet që teshtimat shkaktohen nga veprimi i nervave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.