Tradhëtarët tregojnë “logjikën” e tyre

Intervista - - SEKS -

Mërzia, abuzimi dhe të qenit «i ri dhe budalla». Këto janë disa - hëtojnë kanë dhënë për veprimin e tyre. Pyetja e bërë ishte «Cila ishte arësyeja që qëndron pas veprimit që keni bërë?». Ajo u bë në internet nga siti AskReddit dhe pati goxha reagime, afro 2000 përgjigje, nga njerëz të cilët shpjeguan pse e kishin bërë diçka të tillë. Studimet tregojnë se afro 60% e burrave dhe 45% e grave tradhëtojnë gjatë martesës dhe pothuajse një në tre çifte preket nga kjo. Rezultatet provojnë se marëdhëniet janë shumë të ndërlikuara dhe mund të jetë e vështirë të gjykosh ata që vendosin të ndjekin këtë rrugë. Ne po ju japin më poshtë disa nga përgjigjet dhe gjykoni ju vetë...

« Nuk ka logjikë në këtë mes», shkruan me sinqeritet GenDiddler, duke zënë edhe vendin e parë, si komenti më i votuar në internet.

« Unë isha 17 vjeç dhe kisha një vajzë ë zhveshur në shtrat që më tha «Eja bëjmë seks». Dhe unë kështu bëra. Nuk ishte e drejtë, por nuk është se u mendova shumë».

«Isha i eksituar», shkruan Loganbad101 në një postim.

Një përdorues tjetër, me emrin SombraBlanca, shkruan se ai dhe partnerja “dalëngadalë kishin humbur dashurinë” dhe ishin bërë si “shokë dhome” që bënin seks rastësisht. Atëherë ai i hodhi sytë tek një kolege në punë dhe, “pas dy të dy në një dhomë hoteli. “Ndjehesha keq kur imagjinoja fytyrën e partneres sime, por në atë moment situata u qartësua dhe unë u ndava me partneren time ditën tjetër, por nuk i thashë kurrë se ç‘kishte ndodhur. Kolegia dhe unë vazhduam me ndërprerje për dy vjet”, thotë ai.

Të tjerë shkruajnë për partnerë abuzivë që i bënin ata të ndjeheshin të pavlerë.

Ttsmacintosh thotë se martesa e saj 16 vjeçare u shkatërrua, sepse burri i saj nuk bënte seks me të. “Ne bënim seks një herë në 1012 muaj. Përveç këtyre herëve nuk as puthje, as kapje për dore. Ndjehesha e uritur”. Pas një përballje të tendosur, ai i tha asaj të gjente një të dashur, por e paralajmëroi se askush nuk do ta donte. “Kështu unë gjeta një të dashur. Kjo lidhje më mësoi disa mësime vërtet me vlerë dhe më dha kurajën të braktisja këtë martesë abuzive nga ana seksuale, tradhëtoja? Jo, por nuk është mirë që njëri nga partnerët të diktojë krejtësisht jetën seksuale të një çifti. Unë isha e trembur, e lënduar dhe e plagosur”, shton ajo.

“Im shoq kishte vite që më - tonte me të tjerat”, thotë një grua me pseudonimin Queen. “Njëkohësisht ai nuk më afrohej shumë, nuk i pëlqente të bënte seks me mua. Dukej që i kisha dalë nga zemra. Atëherë unë mendova ta kërkoja lumturinë jashtë martese. Kontaktova dikë që e pëlqeja, por, për fatin tim të keq, ai ishte i lumtur në martesën e tij. Unë mendoja se të gjithë burrat janë tradhëtarë, por nuk qe kështu. Po të ishte për mua do e kisha tradhëtuar tim shoq tani...por nuk pendohem për vendimin e marrë, sepse ende nuk ndjehem mirë në martesën time, as emocionalisht, as

Lunanublado thotë se ajo u martua me të dashurin e shkollës së mesme “sepse kështu duhej”. Por se pse qëndronte me një burrë që ishte “krejt ndryshe nga unë në çdo drejtim, pastëri, sjellje ndaj parave, politikë, pranimi i kulturave të tjera, mënyra se si e tregojnë ndjenjat”. Atëherë ajo u afrua me një koleg pune dhe, një ditë kur kishin pirë, ata i pohuan njëri-tjetrit se pëlqeheshin reciprokisht. Përpjekjet për të qëndruar shokë dështuan kur burri i saj iku 300 km larg për një punë. “Mua më vjen keq që tradhëtova”, shkruan ajo. “Kjo më lëndon, sepse tani e di që jam e aftë të bëj diçka të tillë të tmerrshme. Por unë thjesht i kujtoj vetes se çdo njeri bën gabim dhe njerëzit janë të aftë të ndryshojnë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.