Në një cep do të jem!

Intervista - - POEZI -

Drejt a shtrembër, këta janë hapat e mi, që shkelin përditë në rrugët e Zotit, me formën më origjinale të trupit, larg nga gjysmëhijet e të tjerëve. Le të tërhiqen zvarrë, le të bien, këmbët le të shtrihen, le të nxihen, por pas janë gjurmët si llampë e ndezur, të mbushura me frymë jete e të vërtete. Në dritën sulfurore jam po ai, vetvetja, me imazhin e mirazhin e saksisë në ballkon, edhe në rrjedhën e pazhurmëshme të moteve, edhe në harresën e kohës, në një cep do të jem. ISIDOR KOTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.