Poezia juaj... Mbesat janë dashuri

Intervista - - POEZI -

Nënë jam, tash’ dy herë nënë i kam pritur në k’to duar, mbesa , hyjnore si hënë, dashuri e papërshkruar. shtatin hedhur si selvi, mëndjendritur, fjalëpakë, faqekuqe, diell, perri. Buzë liqenit krejt të kaltër, grurë i pjekur der në bel, k’të radh’ , zoti m’bani hatër, dardha nënë dardhë ka çel’. zëmrën, ngrohtë ma përvëlojnë, nuk do ketë në bot’ më t’bukura , dashurisht më ëmbëlsojnë. Shpirti më digjet prej mallit, se jam larg , zëmra mu poq, largësisë, si t’ia bëj hallit, dashuri që kockën shkoq. Ato, rriten bash si pjergull, princeshat e shpirtit tim, mall e dashuri si mjergull, prej k’tij malli s’dashkam zgjim.

DIANA ZHITI .

por kurrë nuk e harrova atë të artë prag Se zemra edhe shpirti pa ‘të nuk jetonin !

BLEDAR TAFAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.