Eja te shkojme!!.

Intervista - - POEZI -

Eja të shkojmë një shëtitje buzë detit. Atje ku shpirtrat tanë, gjejnë qetësinë hyjnore. Të ecim përdore, nën qiellin e hapur. Yjet të na shohin, hëna ziliqare. Në një hap dhe ritëm, një hije buzë detit, Dhe trupat lëvizin, në ritëm ngadalë. Një këngë pëshpërisin, të dy lehtë nën buzë, Dhe deti lëkundet, nën ritmin e saj. Vallëzojnë bashkë me dallgën, dhe shpirti qetësohet, Sinfonia Bethoven, ndër deje ka hyrë. Dhe yjet spektatorë, ndricojnë që nga lart, Hëna lozonjare, lëkundet lishars. Vallzojnë,vallzojnë, në qetësinë e pafund. Deti dallgën ngre, gjysëm hëna varkëz lëkundet.

ANILA KARAPIDOU

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.