Rraha nënën e verbër

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

E nderuar redaksi, jam një invalid gjashtëdhjetë e dy vjeç. Dua ta ndaj me ju historinë time, do thoja makabre. Kam lindur dhe jam rritur ne fshat. Fshati im është i vogël, më njëzet shtëpi dhe të gjithë jemi kushërinj me njëri-tjetrin. Në familjen time jemi shtatë fëmijë, katër vëllezër e tri motra. Vëllezërit ishin më të mëdhenj se unë dhe, në fakt, edhe shumë më të mirë se unë. Dy vëllezërit e mëdhenj kanë mësuar në shkollë dhe edhe pas shtatëvjeçares (sepse në kohën e tyre shtatë klasë shkollë ishin të detyrueshmet) ata vazhduan edhe shkollën e mesme. Vëllai i madh vazhdoi të lartën për mësuesi dhe ai ishte, jo vetëm krenaria e dy prindërve tëmi, por krenaria e gjithë fshatrave rreth e rrotull. Pasi mbaroi shkollën, mori edhe emërimin si mësues në shkollën e mesme të rrethit tonë. Vëllai i dytë pasi mbaroi shkollën e mesme, bëri ushtrinë në Tiranë dhe aty vetë komanda e repartit kërkuan ta mbanin në punë si kapterr, duke parë korrektësinë dhe zgjuarsinë e tij. Pas dy vëllezërve ishin dy motrat që u martuan sapo mbushën të shtatëmbëdhjetat (Bëhet fjalë para dyzet e pesë vitesh a pak më shumë). Vëllai i tretë ishte natyrë e egër si babai. Pas shkollës shkoi ë veri të Shqipërisë. Dhe atë komandantët e dalluan ose më mirë e veçuan nga të tjerët për korrektesën dhe sigurisht edhe për aftësinë që tregonte në mbrojtje të tij të qëndronte në kullë. Harrova të them se vij nga një familje me të dy prindërit komunistë, dy vëllezërit e mëdhenj komuniste dhe vëllai i tretë u bë komunist dhe Partia e bë ën dhe e gjitha kjo ishte për shkak të devotshmërisë së tij. Kur mbushi të njëzet e tetat u martua më një vajzë shumë të mirë që kishte mbaruar infermieri. Patën shtatë vajza dhe im vëlla si “burrë” kërkonte djalë dhe më në fund erdhi edhe djali, por nusja vdiq gjatë lindjes.

Ju betohem ka qarë gjithë qyteti për vdekjen e saj, se të gjithëve u kishte rënë puna të përplaseshin dyerve të spitalit. E megjithë kushtet që kanë qenë në ato vite ajo u shërbente me shumë mirësjellje pacientëve. Vëllai im nuk u martua më.

Motra e tretë që ishte në shtëpi i doli fati vonë dhe i ra jo vetëm të më rriste mua, por edhe të më llastonte. S’mbaj mend të heq rrobat e t’i vë në një vend, vetëm i kam hedhur e shpërndarë si shatërvan gjithmonë, me përjashtim të kohës kur isha ushtar.

punë polic. Për mua ishte e lehtë se thashë vija nga familje komuniste. Edhe isha shumë i shkathët dhe kisha shumë nga egërsia e vëllait të tretë edhe unë e sigurisht i duhesha sistemit. Po i them këto fjalë për veten dhe tim vëlla, sepse tani kam kohë të analizoj ato që bëra dhe kuptoj që kishin të drejtë kushërinjtë e mi që dridheshin nga frika kur unë vija në darkë në shtëpi. Pas katër vitesh punë, prindërit më gjetën nuse nga një fshat shumë larg fshatit tim. Jam i bindur se prindërit thellë - thellë e dinin se asnjë që na njihte mua tim vëlla nuk do të na jepte vajzën për grua. Gruaja ime më qëlloi shumë punëtore dhe për fatin e saj të mirë ë pak.

E kështu unë shkoja në punë në qytet sipas turneve e në shtëpi kisha motrën e gruan që shkonin bashkë në punë në kooperativë dhe dy prindërit e mi pensionistë që punonin tokën rrotull shtëpisë, pemët e zarzavatet. Domethënë kam qenë rehat nga ana ekonomike. Por mendtë e kokës nuk të lënë rehat.

Djali im i parë ndërkohë ishte bërë një vjeç. Një ditë, kur u ktheva nga puna e gjej duke lozur me nënën time në oborr. Ajo e hodhi lart duke qeshur, por djali i ra nga dora e u rrëzua. U rrëzua edhe nëna që deshi ta kapte. Harrova të them se nëna ime ishte çalamane e mezi lëviste. Më kërceu damari ndërsa i bëra ato dhjetë hapa me vrap për të ngritur djalin dhe, sapo nëna u afrua, e zura me shpulla në mes të oborrit. E qëllova e ajo u rrëzua e mbeti si thes në oborr. Babai im që dëgjoi gjëmën e saj dhe të djalit u turr e erdhi më vrap të shihte se ç’kishte ndodhur. Ai u afrua te nëna e ngriti avash, sepse helbete ishte plak dhe po e pyeste a u rrëzua. Nëna nuk foli po i kërkoi të futej brenda. Pas dy ditësh nëna hapi gojën e foli dhe i tregoi tim eti se ç’kisha bërë, ndërkohë që unë isha turni i tretë në punë. E kishte dëgjuar edhe motra e gruaja ime rrrë ënës.

Të nesërmen në mëngjes kur u ktheva i gjej hundë e buzë të gjithë dhe ndërsa po haja mëngjesin i pyeta se ç’kishte ndodhur. Dhe ime shoqe ma priti e para:

-S’ të vjen turp, edhe pyet?! Ke rrahur nënën tënde...

- Të rrah edhe ty, i thashë, po mbylle!

-Dua të më çosh të prindërit e mi! – tha ajo pas pak dhe uli sytë në tokë.

-Pse ç’ka ngjarë, ti para dy javësh u ktheve? – i thashë me gojën plot.

-Po ti kur rreh e nuk don nënën tënde që të ka bërë kokën, të ka bërë burrë e si të pres gjë prej teje, të më duash mua, apo fëmijët. Pastaj nuk dua fëmijë që do rriten e do më rrahin edhe mua sepse shembullin tënd do ndjekin, - tha sërish po me zë më të ulët.

Nuk e di se si po tasin që po pija qumë ë mes të ballit time shoqeje. Asaj i shpërtheu gjaku curril. Babai dhe motra u sulën për te gruaja ime, e unë i xhindosur se pse po i dilnin asaj në krahë i qëllova të dy. Ashtu gjithë nerva dola në oborr mora sopatën e ika në pyll. Bëra ca dru e pasditen me tre rrugë i cova në shtëpi. Në darkë në shtëpi rrinin sikur të kishte rënë morti. Motra më dha darkë dhe të gjithë u zhdukën nëpër dhomat e gjumit për të më ndenjur sa më larg, se më njihnin.... Shkova në dhomën time të gjumit dhe pashë gruan që po përpiqej të vinte djalin në gjumë. Në zë i ndihej një dridhërimë frike dhe unë aq doja. Sapo e zuri gjumin djalin, iu ktheva asaj me inatine mëngjesit. –Një grua nuk mund të më bëjë zap mua, dhe mos të guxosh më të më ësh as në dhomën e gjumit e jo më përpara të tjerëve. E rraha sërish e ajo më duroi e nuk nxori zë që ta dëgjonte njeri. Sigu turpi që ndiente për veten një grua njëzetedy vjeçe që rrihet.

Pas asaj ngjarje në shtëpi nuk pata më sherre sepse nuk guxonin. Bëra edhe tre fëmijë të tjerë. Babai vdiq, nëna sa vinte e rëndohej nga këmbët. Po ditët që unë isha në shtëpi motra dhe nusja kujdeseshin që të rehatonin fëmijët që unë mos të zihesha me nënën. Sapo fëmijët bëheshin nga dy vjeç, i rrihja edhe ata, nëse qanin apo nuk më dëgjonin për ndonjë gjë. Isha kthyer në bishë. Në ë mos shihte mirë, helbete, mosha po bënte të vetën. Motra tashmë edhe pse në moshë të madhe u njoh me një djalë dhe u martua. Tani tortura i takonte vetëm gruas time.

Nëna ashtu me këmbë të sëmurë e me sytë si mjegull mblidhte kumbullat e mënat që t’i bënim raki. Pavarësisht egërsisë sime, ajo deri në frymën e fundit u kujdes për mua. Një ditë gruaja më tha që ishte prishur kazani që lante rrobat. –Ka kohë që rrjedh, kur i ziej të bardhat i fus në qese që mos të derdhet milva po ujin për të larë të zezat nuk kam si e nxeh në qese, - më tha gjithë frikë.

-Sa i madh duhet kazani? Nesër jam turn i dytë dhe e sjell kur të vi s’më sheh njeri natën duke mbajtur kazanë, - thashë gjithë nerva.

-Sa ky që kemi, - tha ajo. –Po ky qenka si kazan ushtrie, ç’të duhet kaq i madh?

-Po jemi tre të rritur e pesë fëmijë – tha gruaja.

- Mirë, mirë, të shoh ç’mund të bëj që ta sjell. Dhe me kaq muhabeti u mbyll.

Të nesërmen sapo shkova bleva kazanin dhe i thashë një shitësi ta lija te dyqani i tij deri në mbrëmje, pastaj binte nata dhe mund ta lija diku afër komisariatit. E kështu kur mbarova turnin, mora kazanin dhe u nisa për në shtëpi. Ishte pak freskët atë natë dhe nxitova rrugës. Kur arrita tek shkëmbi pranë shtëpisë time nuk e di sikur më lëvizi një si hije para syve dhe në të qindat e sekondës u tremba e humba ekuilibrin, edhe prej kazanit që mbaja në krah. Dhe kaq u desh e unë përfundova njëzet metra në greminë. Nuk e di sa kam ndenjur pa ndjenja, por nata m’u duk shumë e gjatë. Të nesëmen në mëngjes dëgjova zëra që po kalonin se do shkonin në punë në qytet dhe mezi arrita të ëlleja.

Menjëherë bashkëfshatarët e mi zbritën rrëpirës poshtë dhe erdhën e më gjetën. I katanisur si mos më keq ata s’po dinin si të më kapnin. Njëri u kthye në fshat për të lajmëruar ndërsa të tre burrat tjerë hoqën këmishët e tyre i lidhën e më vunë mua në to. Ashtu më nxorën në rrugë, ndërsa erdhën disa djem të rinj me leskën që ne e përdorim për të hequr plehun e bagëtive dhe një batanije në të. Vunë batanijen e ua mbi batanije e ashtu më çuan në spital. Rruga ishte e gjatë dhe ata ndërroheshin me njëri-tjetrin pa folur. Aty ka qenë momenti i parë që kam kuptuar se isha pothuajse i ngjashëm me plehun që leska kishte mbajtur gjithmonë në të, megjithë dhimbjet e kockave që s’më pushonin, heshtja e tyre më thoshte gjithcka.

Në spital mora vesh që kisha dëmtuar shtyllën kurrizore dhe dëmtimi ishte i përjetshëm. Tashmë isha i destinuar të qëndroja shtrirë. Pas dy muajsh në spital më kthyen në shtpi dhe qëndrimi gjithë ditën shtrirë më bënte edhe më nervoz se ç’kisha qenë. Nëna ime që tashmë ishte verbuar fare rrinte pa folur dhe pa lëvizur. Priste gruan time që të vinte e t’i ndërronte vend. Fëmijët shkonin në shkollë e kur ktheheshin duhet të shkonin të bagëtia e kishin punë në ara.

Një ditë na erdhi lajmi i hidhur se vëllai i madh kishte vdekur në një aksident. Nëna ime qau e vuri kujën. Ashtu e morën kushërinjtë e mi dhe e çuan në varrim. Një javë pasi u kthye në shtëpi, ndërsa rrinte pranë zjarrit e qante për vëllanë iu hakërreva:

-Nuk t’i dëgjoi Zoti taman lutjet, ëëë? Je lutur që të vdes unë dhe të vdiq më i miri? - i thashë ndërsa rrija shtrirë po me një inat të paparë. Dhe në ato çaste, nëse do të mund të ngrihesha, do ta bëja peshk.

-Ç’thua more bir, - më tha me zërin që i dridhej nga të qarët, - për nënën janë të gjithë gishtat njësoj. Unë njësoj të dua, siç dua të tjerët. Asnjëherë s’të kam uruar tëkeqen as edhe për një sekondë të jetës tënde.

Sapo ajo mbaroi fjalën në derë hyri djali im i madhi që ishte tashmë katërmbëdhjetë vjec.

-Luan, ma afro pak gjyshen të unë, - i bërtita atij që ai të mos më diskutonte. Dhe djali i trembur e ndihmoi nënën që të afrohej dhe ajo e shkreta u ngrit se mendoi që do ta përqafoja e ngushëlloja për humbjen e djalit të madh, po ndodhi e kundërta. E qëllova sa më hëngri krahu.

-Baaaa, ç’bën, - tha djalli i tromaksur. –S’të mjafton që na rreh ne e mamanë, s’të mjafton që rri kryq në krevat po do qëllosh edhe gjyshen.

-Sille këtu edhe atë se do ta bëj peshk, meqenëse edhe ajo ke dashur që të vdes unë e jo xhaxhi yt. Ashtu i ulërita djalit për rreth gjysmë ore sa në shtëpi erdhi ime shoqe.

-Ç’ka ndodhur, - tha po krejtësisht e qetë.

-Ja djali yt qysh tani nuk më pyet, - iu hakërreva.

-Po babi rrahu gjyshen, - tha djali i trembur.

-Ç’ke bërë more, kë rrahur tët ëmë? Po pak ka ajo se ka rritur një djalë monstër si ty, i vdiq një djalë xhevahir si A., dhe ti që po të lajmë edhe prapapnicën si fëmijë guxo e ngre dorë?

-Fëmijë mos iu afroni asnjëri, të bëjë ç’të dojë, të hajë, të lahet te ndërrohet si të dojë, - tha krejt qetësisht. Mori nënën time për krahu dhe e uli në stolin e vet. Fëmijët u ulën në tavolinë për të ngrënë, imë shoqe ushqeu nënën e verbër e mua s’mua afrua askush. Pasdite ndërsa po dremisja më kishin afruar pjatën e gjellë e bukën afër krevatit tim.

Qysh nga ajo ditë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vite e unë me vete se askush nuk më më vdiq e pikëlluar se ç’la mbrapa, fëmijët u rritën e janë shpërndarë nëpër shkolla e punë, ime shoqe bën punët si rrobot më ushqen e ndërron sikur të isha ndonjë gjerman. Dua ndonjë herë t’i kthehem e ta bëj peshk, por e di se do mbetem pa ngrënë e pa më ndërruar. Kanë thënë të vjetrit “E keqja del me shpirtin”. Edhe unë besoj se veç atëhëerë do me qetësohet inati...

Gj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.