Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Përse ekziston diçka në vend të asgjëje?

Sepse dhe asgjënë e përceptojmë si diçka. Martin

Asgjëja ekziston vetëm për njerëzit që duan të heshtin. Arta

Për ta bërë më interesante situatën. Altin

Ku do ishte thelbi po mos ekzistonte diçka? Jona

Sepse po të kishte qenë asgjë në vend të diçkaje prapë lëmsh do të ishte. Joli

Sepse nuk ekziston asgjë. Alket

Mendoj se asgjëja është baza e çdo gjëje në jetë . Oni Kush janë më tërheqëse femrat e veriut apo ato të jugut dhe pse?

Mesdheu ka femrat më ndajmë me lagje e familje dalim në përfundimin që duhet ti marrim individualisht. Kjo po kjo jo. Gentian

Mendoj se më tërheqëse janë femrat e jugut pasi dinë ta mbajnë veten më shumë se ato të veriut. Lori

E pse jo të shqipërisë të mesme Valeria

Të gjitha tërheqëse janë,secila në mënyrën e saj. Luli

Janë si mjalti. Të bukura jug e veri Valeria Kruz

Gjithë shqipëria mendoj unë se ka femra të bukura Enkelejda

Të gjitha femrat si të jugut ashtu dhe të veriut janë yje. Tani

Të gjitha femrat shqiptare janë tërheqëse dhe shumë të mira, sidomos për familje. Lindita

Në përgjithësi femrat shqiptare janë të bukura. Ashi Alb

Më tërheqëse janë femrat e jugut sepse janë më të ëmbla. Arjan

Kur dëgjoni fjalë jo të mira për një person nga njerëz që ju rrethojnë, ndikoheni?

U them të mbyllin gojën, s’ka ç’iu duhet. Shifhni njëherë - ni për tjetrin. Valeria

Normalisht që ndikohem. Fatmir

Sidoqoftë ka ndikimin e vet. Por në përgjithësi jam tip që ta besoj. Madje dhe në ë të drejtë, si njëra dhe tjetra por me pak kohë e qetësi do shohësh se cila palë ka të drejtë e cila jo. Gentian

Nuk ndikohem nga të tretë dhe vazhdoj t’iu mbush mendjen se janë gabim për çfarë thonë. Kush është rreth meje nuk është rastësisht dhe nuk i hedh poshtë për askënd. Zeni

Unë nuk ndikohem nga të tjerët. Ashi Alb

Po, sepse fjalët e njerëzve janë të bazuara në përvojat e tyre vetjake. Jola

Jo nuk ndikohem nëse personin e njoh personalisht. Erjona

Nëse dikush thotë fjalë jo të mira për dikë unë i them nëse ka pakënaqësi për të le t’ia thotë në pas shpine për të. Erilda

Kur ju akuzojnë pa të drejtë çfarë bëni?

E pranoj akuzën dhe pastaj hidhem në sulm. Ervis

Mundohem ti shpjegoj padrejtësinë për të cilën më akuzon. Nëse nuk e kupton le të vazhdojmë me akuzën. Joli

Kundërpërgjigjem duke dhënë argumentet e mia për padrejtësinë që po më bëhet. Olivia

Dua ti mbys fare se më acarojn. Liridona

Mbrohem me argumente konkrete. Ashi Alb

Filloj të diskutoj deri sa tjetri të kuptoj që s’ka të drejt që po më akuzon. Kristi

Çfarë e bën një njeri të bukur në sytë tuaj?

Bukuria është Elisa

Dëshira e syve të mi, domethënë çfarë dëshiron syri im e bën të bukur. Jetmiri

Mendja, sinqeriteti. (por kjo e fundit është shumë e vështirë) dhe njeriu mbi të gjitha. Bona

Mendja por rrallë e kanë. Erliri

Sjellja është ajo që më bën përshtypje. Silvana

Karakteri i mbledh të gjitha. Gentian

Mendja, karakteri dhe zgjuarsia. Valeria

Buzëqeshja, i njoh njerëzit me anë të buzëqeshjes. Liridona relative.

Shprehja “Dashuria është lojë e humbur” si ju duket?

Përderisa dashuria nuk ekziston në personin që ti gjen është logjike që është e humbur sepse se ke gjetur dashurinë tek ai person. Por nëse ai person të gjen ty atëherë është gjëja më e bukur që të ka dhuruar Zoti. Silvana

Më duket një shprehje idjote sepse kush e njeh me të vërtetë dashurinë nuk mendon kështu. Jetmiri

Mira

Sot ka humbur dashuria. Mirëmëngjes o interes. Valeria

Dashuria sot është interes i plotë, totalisht kohë e humbur Leonardo

Asnjëherë ë dashuri se do jetë gjithmonë dikush që do të ta marri atë që do. Aris

Hera e fundit që ju bërët diçka që në të vërtet i dha kutim fjalës “Jetoj” çfarë ishte? Vdiqa. Martin Unë dua të jetoj kur kam dikë që më përqafon pa hile. Liridona

Solla në jetë një jetë tjetër. Sepse është e vetmja gjë që mund të rilindi. Ardi

Fala tradhëtinë e dashurës time. Arvenol

U ndava nga e dashura e cila më tradhtonte sa herë të mundej. Oltjan të

Çfarë ju qetëson kur jeni me nerva ose i mërzitur?

Pi një teke hashash dhe qetësohem nëse nuk e gjej bëj një shëtitje në natyrë. tan

Shkoj te Mira dhe blej një milka, pasi e kam mbaruar çokollatën nuk jam më as me nerva e as e mërzitur. Arvi

- konja jo vazhdimi bisedës apo prania e njerëzve. Dua të rri vetëm për pak kohë. Aranit

Un dua të rri vetëm kur jam me nerva dhe të dëgjoj muzikë. Rina

Dua të rri vetëm se mbase me njerëz përreth bëj ndonjë budallallëk. Bona

Dal e pi një kafe me shoqen. Liridona

Nuk mërzitem ndonjëherë. Martin

Më qetëson kur njerëzit më thonë më fal. Vasjan

A keni dëshiruar ndonjëherë një mundësi të dytë, për të njohur dikë nga e para?

Po sigurisht, duke gabuar mëson njeriu, të them jo do gënjej. Askush nuk është perfekt, as vetë Shën Maria, jo më të pretendoj unë apo dikush tjetër. Më e rëndësishmja është të kuptoj ai që gabon dhe të mësoj nga gabimet e tij. Mirjan

Varet se për kë bëhet fjalë por mbase edhe po na është dashur. Silvana

Nuk mendoj se më duhet një mundësi e dytë, njerëzit nuk ndryshojnë dhe kur u mjaftova me të parën s’më duhet edhe e dyta. Kristi

Nuk njihet një njeri për herë të dytë, nga e para. Joli

Sigurisht sepse njerëzit mund të bëhen pishman për shumë gjëra. Anna

Nëse të gjithë gabojmë a nuk duhet të falim siç edhe na falin?

Gabimet janë njerëzore. Të gjithë gabojmë dhe është normale që njerëzit duhen falur. Edhe nëse e largojmë nga jeta jonë dikë brenda vetes tonë duhet ta kemi falur edhe pse s’është më pjesë e jetës tonë. Rina

Gabimet për njerëzit janë por varet ku dhe si gabojmë për të falur. Valeria

Gjithë jetën do fal sepse të falësh tregon që je njeri i mirë. Liridona

Patjeter që po. Njerëzit nuk qëndrojnë bashkë sepse harrojnë, .njerëzit qëndrojnë bashkë sepse falin. Luli

Mendoj se duhet ti falim pasi të gabosh është njerëzore ndërsa të falësh është hyjnore. Loredana Të gjithë bëjmë gabime dhe të gjithë duhet të falim siç duam edhe të na falin. Klevi

Unë njëherë fal, pastaj merre parasysh. Maldin

Ndoshta, se nuk është kollaj të falësh disa gabime. Hasani

Varet nga lloji i gabimit , nëse gabimi është i rëndë nuk i’a fal. Natasha

Gjykoni veprimet tuaja po aq sa bëni me të tjerëve?

Me të tjerët nuk merrem fare por as veten se gjykoj se çfarë ndodhi s’ke çfarë i bën. Liridona

Për të gjykuar veprimet e të tjerëve jemi të parët por gabimet tona nuk na i zë syri kollaj. Armand

As nuk gjykoj njeri as nuk dua të më gjykojnë për veprimet e mia. Albi

Gjithkush e di vet se çfarë bën nuk jemi askush për të gjykuar veprimet e të tjerëve. Doris

Njerëzit kur janë pa punë dhe s’kanë me çfarë të merren dhe shohin punët e të tjerëve. Henri

Kur nuk e dimë historinë e dikujt nuk mund ta gjykojmë por edhe nëse e dimë gjithkush hapat që duhen marr i merr vet dhe nuk na Gerald

I gjykoj më shumë se sa të tjerëve, kjo më bën të jem më i mirë. Elvis

Nuk i gjykoj veprimet e mia aq sa gjykoj veprimet e të tjerëve pasi më e lehtë është të gjykosh gabimet dhe veprimet e tjetrit se ato të tuat. Ela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.