Më kanë ngatërruar emrin

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje Avokat, unë që po Ju shkruaj jam Sazani nga Tirana. Në aktin e lindjes unë dhe të gjitha ç gjendjes civile i kam me të njëjtin emër. Ndërsa, ne dokumentacionet e tjera gjatë gjithë jetë - guroj me emrin Sazani. Të njëjtin emër kam patur në dokumentet si: ç e pronësisë, letërnjoftimi i cili është përdorur deri në vitin 1992, passaportat e pas viteve 1992, libreza e sigurimeve shoqërore, libreza e punës etj. Problemi im është se i gjithë dokumentacioni im ndersa në - roj me emrin Sazan. Tani dua të shes apartamentin, por noteri më thotë që ësisë ndërsa letërnjoftimi aktual me emrin Sazan dhe kjo me pengon per te shitur apartamentin me letra. I nderuar avokat, Ju lutem me jepni nje zgjidhje!

- Përshëndetje i nderuar zoti Sazan, Ju falenderoj shumë që na keni kontaktuar në rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”!

Për sa i përket problemit që ju me të drejtë ngrini, ju nuk jeni i vetmi. Këto gabime kanë ardhur për shkak sepse qytetarët, por edhe administrata nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur dokumentacionit. Është shumë e rëndësishme që dokumentacionit të jetë korrekt dhe mos te ketë gabime, qoftë edhe për një gërmë pasi kjo sjellë pasoja të mëvonshme, siç është rasti juaj.

Zgjidhja e vetme e rastit tuaj, është t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me objekt vërtetim i faktit juridik. Në kërkesën të cilën do t’i drejtoni gjykatës ju duhet të provoni se ju jeni i njëjti person. Provat të cilat do t’i depozitoni në gjykatë do të jenë ato të cilat i keni cituar më sipër. Si person të interesuar në gjyq duhet të thërrisni zyrën e gjendjes civile.

Uroj te jeni i qartë me këshillën e mësipërme. Për më shumë informacion, Ju lutem kontaktoni në: info@ durajlaw.com !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.