Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

MË ISHIN ENJTUR BUZËT Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana dhe kam parë një ëndërr sa të çuditshme aq edhe të frikshme. Ë ështu: isha në shtëpi vetëm dhe në një moment bie dera. U çova të hap derën dhe shoh prindërit me disa familjarë që nuk i kisha parë kurrë. Kur më panë ë bërtisnin me të madhe, u habita dhe shkoj të shoh veten në pasqyrë se spo kuptoja çfarë po ndodhte me mua? Kur i’u drejtova pasqyrës ç’të shihja. Buzët më ishin enjtur dhe nuk dija çfarë të bëja, vetëm vija nëpër shpi si e çmendur. Nga sikleti më doli gjumi dhe kur u zgjova pashë që isha djersitur. Nuk e di se çfarë kuptimi ka kjo. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Përshëndetje e dashur, ju po hasni shumë siklet dhe këtë e tregon dhe ëndrra juaj. Jeni shumë zemërmirë dhe bujare e kjo është në dëmin tuaj. Nuk duhet të tregoni aq afrimitet me njerëzit sepse do të shihni që do keni vetëm probleme dhe njerëz që ju duan për interes. Buzët e enjtura nuk tregojnë gjë tjetër veçse do merrni lajme të këqija. Uroj të bëni kujdes dhe ti zgjidhni problemet tuaj me zgjuarsi. SYTË E PALARË Përshëndetje, jam një vajzë 22 vjeçe dhe kam parë në ëndërr sikur kisha ftuar në shtëpin time shoqen time bashkë me vëllain e saj. Qëndruan sa qëndruan dhe ata bëhen gati për të ikur. U çova ti përcillja dhe sa bëhem gati të dal te dera vëllai i shoqes më thërret e më pyet nëse i kisha larë syt? Po i përgjigjem unë, normal që i kam larë. Jo më thotë si ke larë, ja shihi në pasqyrë. Në atë moment më doli gjumi. Se kuptoj çfarë do të thotë kjo? Ju lutem më jepni dot një shpjegim?

Përshëndetje e dashur, ju po kaloni një stres me veten tuaj dhe nuk po dini të bëni zgjedhjen e duhur. Vëllai i shoqes në ëndërr jo pa qëllim ju pyet nëse i keni larë sytë që ju të kuptoni që jeni të rrethuar nga njerëz ziliaqar dhe që nuk ju duan aspak. Bëni kujdes dhe hapni syt sa jeni ende kohë. Të uroj gjithë të mirat. XHAMI I THYER Përshëndetje, jam Brikena dhe dua të tregoj për ëndrrën time. Kam parë në ëndërr sikur isha mbledhur me grupin tim shoqëror në shtëpi dhe po diskutonim. Papritur dëgjoj një zhurmë dhe shoh që xhamat e dritareve po binin pjesë pjesë të thyera. Nuk e di se çfarë do të thotë kjo por mua më duket e çuditshme. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Përshëndetje Brikena! Kjo do të thotë se shqetësimet tuaja më të vogla do të errësojnë edhe shpresat më të bukura. Po qe se jeni e martuar paralajmëron se do të keni pabesi në marrëdhëniet tuaja bashkëshortore. Por nëse ju jeni e pamartuar do keni probleme me njeriun tuaj të zemrës dhe për këtë duhet të bëni kujdes. Xhami i thyer ju paralajmëron të kujdeseni për gjërat përpara se të jetë vonë. Ndaj bëni shumë kujdes me veprimet që ju duhet të ndërmerrni. Ju uroj gjithë të mirat. DËBORA Jam Genti. Kam parë në ëndërr sikur isha mbledhur me kushurinjtë e mi për të hedhur iden e një eskursioni. Vendosim të ikim në mal dhe kur arritëm atje kishte rënë borë. Goca ime e hallës rrëzohet duke vrapuar nëpër dëborë e duke luajtur dhe më tthërret që ta ndihmoja. Në atë çast më doli gjumi dhe nuk më zuri më. Si shpjegohet kjo?

Genti, ti duhet të kujdesesh për veten dhe për familjarët e tu sepse mund të keni problem me shëndetin dhe ju duhet të jeni gati në çdo kohë për ta përballuar. Vajtja e papritur në një vend me borë do të thotë se ju do zhgënjeheni dhe do kaloni një dhimbje që po u treguat i fortë dhimbja do kaloj shpejt. Fat ii keq po vërtitet me ju ndaj bëni mirë të hapni sytë. Gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.