çokollatë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Intervista, jam Elsa, lexuese e rregullt e juaja dhe një kliente e mirë e restorantit “Il Tipico”. Kam provuar shpesh - kollatë dhe kam shumë dëshirë që ta bëj dhe vet në kushtet e shtëpisë. Nëse është e mundur do doja të më dërgonit një recetë si ta pregatis? Faleminderit

Përgjigjet Shef Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531: - deroj për vlerësimin që keni është ëmbëlsirë shumë e dashur për këdo dhe kështu është edhe për klientët tanë. nevojiten: 250 gr çokollatë e zezë 250 gr gjalpë

4 vezë 4 të kuq vezësh 120 gr sheqer

40 gr miell

- latën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë. Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me mad- hësi të ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. - krijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë formë të njëtrajtshme. Në një mikse rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin pak nga pak sasinë e miellit. Lyejmë me gjalpë dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të ftohen për 2 minuta, i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë të shoqërohet me akullore, qershi, apo edhe me lajthi të thërmuara. Ju bëftë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.