Karakteri i burrit tuaj sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

këtë javë. Në rastin më të mirë do të jetë një javë pa ndodhi, në më të keqin, do të keni një seri problemesh për të rregulluar njëri pas tjetrit. Rrini të qetë në punë mos merrni përsipër gjëra të vështira. Në dashuri jeni të dyzuar, nga njëra anë ai/ajo ju acarojnë, nga tjetra ju bëjnë të ndjeni dhimbshuri. Partneri/ja do të mendojnë se jeni të paqëndrueshëm, por në fakt fajin e ka Afërdita dhe Marsi. Ruani qetësinë, situata do të ndryshojë së shpejti.

Sapo jeni martuar, apo dashuruar. Megjithëse defektet e partnerit tuaj nuk janë të patolerueshme, ka më shumë gjasa se do të kaloni akoma shumë momente/ vite të bukura, të vështira, të mbushura me dashuri, por edhe me zënka, momente romantike por edhe të lodhshme. Pyetja që ju bëjmë është e thjeshtë: I njihni defektet dhe dhuntinë e partnerit tuaj? Astrologët i klasifikuan ato sipas shenjave të horoskopit të çdo burri dhe ja cilat janë ato. Shigjetari

Të mirat: Ai është gjithmonë gati për aventura të reja dhe nga natyra i pëlqen të udhëtojë nëpër botë. Shigjetarët kanë gjithmonë shumë gjëra në mendje dhe janë njerëz shumë inteligjentë.

Të këqijat: Për fat të keq nganjëherë nuk arrin dot t’ia dalësh me ta, sepse nuk e durojnë të “humbasin” gjatë një mosmarrëveshje. Pra mund të sillen sikur i dinë të gjitha dhe ta bëjnë këtë me një mënyrë të pahijshme.

Bricjapi

Të mirat: Bricjapët janë punëtorë dhe të vendosur të kenë sukses, me qëllim që t’i ofrojnë familjes së tyre sa më shumë të munden. Ata janë gjithashtu shumë besnikë, janë këmbëngulës dhe mjaft të pavarur.

Të këqijat: Megjithatë, ata mund të bëhen edhe shumë kokëfortë, nganjëherë konservatorë dhe paksa të ftohtë emocionalisht, prandaj duhet të bëni ju hapa që t’i “tërhiqni” pas vetes.

Ujori

Të mirat: Ujorët kanë një zemër prej fëmije, u pëlqen gjithmonë të zbaviten ( qoftë në shtrat, qoftë jashtë tij), janë shumë novatorë dhe gjithmonë kërkojnë anët e veçanta të jetës.

Të këqijat: Nuk janë njerëz të besueshëm dhe tek ta nuk mund të mbështetesh. Kanë një natyrë pak rebele, u pëlqen të krijojnë turbullira, qoftë edhe për shaka.

Peshqit

Të mirat: Janë njerëz të ëmbël, dinë të dëgjojnë, janë romantikë dhe plot pasion. Atyre që duan u japin shpirtin dhe zemrën e tyre. Kjo nuk është gjithmonë gjë e mirë, sepse ka njerëz që përfitojnë prej tyre.

Të këqijat: Humori i tyre ndryshon shumë lehtë dhe është me ulje- ngritje, prandaj kurrë nuk e di se me çfarë “peshku” do të zgjohesh në mëngjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.