Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Bill Klinton dhe Djalli Bill Klinton vdes dhe shkon drejt e në ferr. E pret vetë Djalli dhe i thotë:

- Do të të lë të zgjedhësh vetë se ku do ta kalosh përjetësinë. Fati yt gjendet pas njërës prej këtyre portave. Cilën do të zgjedhësh?

- Le të shohim se ç‘ka pas portës numër 1- thotë Klinton.

Hapet porta numër 1 dhe ai sheh Riçard Niksonin në një pellg dhe gjithë armiqtë e tij e qëllojnë me gurë përsëri dhe përsëri.

- Jo, kjo është e tmerrshme, le të shohim se ç‘ka pas portës 2.

Hapet porta 2 dhe sheh Franklin Ruzveltin në karrocën me rrota, që e shtyjnë në një rrëpirë dhe ai përplaset me një mur çimentoje dhe bëhet copë-copë. E ngjisin

- Jo, edhe kjo tmerr qenka, le të shohim ç‘ka pas portës 3.

Hapet porta 3 dhe Billi sheh Monikën që i bën një felacion prokurorit Ken Star, armikut të tij më të keq.

Klinton sheh me vëmendje dhe pastaj thotë:

- Në rregull, këtu mund të rri, do të shoh format e Monikës dhe do të kalojë koha.

- Ok, Monika, mund të ikësh, erdhi zëvendësuesi yt, - thotë atëherë Djalli. Pse vajza e Klintonit e urren Monikën?

- Sepse i ka gëlltitur të vëllanë. Skoda Pse makina Skoda e ka rezistencën për ngrohjen e xhamit të pasmë të makinës jashtë xhamit dhe jo brenda si makinat e tjera?

- Që të ngrohin duart ata që e shtyjnë! Spice Girls Si quhen Spice Girls në turqisht?

- Bahar Hanëm.

Si ta kuptojmë se Adami dhe Eva nuk ishin kinezë?

- Po të ishin kinezë nuk do të hanin mollën, por gjarprin! Bushi Bushi vdes dhe shkon në portat e Parajsës, ku takohet me Ajnshtajnin dhe Pikasonë (që kishin dalë me leje). Prezantohen me Shën Pjetrin dhe ai u thotë:

- Si ta kuptoj unë kush jeni në realitet? Dua prova.

Ajnshtajni merr një laps - kruajë teorinë e relativitetit.

- Në rregull, ti je ai që thua, hyr brenda në Parajsë, - i thotë Shën Pjetri.

Pikasoja merr edhe ai një laps e letër dhe vizaton disa gra lakuriq me stilin e tij karakteristik (gjoksi tek veshkat).

- Hyr edhe ti brenda, Pikaso-ja je.

Pastaj kthehet nga Bushi dhe i thotë:

- Po ti, si do të më japësh prova se je Bushi? Pikasoja dhe Ajnshtajni ma provuan.

Atëherë Bushi i sheh gjithë çudi dhe i thotë Shën Pjetrit: - Kush ishin këta? - Hyr brenda, - i thotë Shën Pjetri- ti je pa dyshim Bushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.