Fjoralba Maliqi: Damiano do qëndrojë deri në fund

Intervista - - FAQE 1 -

“Big Brother Albania 9” sapo ka nisur rrugëtimin e tij. Brenda mureve të asaj shtëpie janë vendosur banorët zyrtarë që janë 5 çifte dhe 5 djem dhe 5 vajza të tjera që ende nuk janë Këtë të shtunë do shohim se çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, në këtë intervistë të parë për këtë reality-shoë, ne kemi intervistuar mikeshën e ngushtë të Damianos, njërit prej pretendentëve për t’u bërë banor i Big Brother pse jo çmimin e madh. Fotografja Fjoralba Maliqi tregon për miqësinë e saj me Damianon, pse la gjithçka në Suedi dhe erdhi për të marrë pjesë në këtë reality shoë, si e shikon ajo qëndrimi e tij brenda asaj shtëpie e shumë pikëpyetje të tjera.

Fabjola Kuburi:-Fjoralba, së pari mirëserdhe në gazetën tonë së dyti, ke thënë që Damianon e ke shumë mik, shok të ngushtë. Ai jeton në Suedi, gjëja e parë që mendon një njeri që e ka parë natën e parë në Big Brother 9, është: “Ky djalë është perfekt”. A është vërtetë I tillë Damiano?

Fjoralba Maliqi:- Siç e kam thënë edhe në klipin prezantues në Top Chanel, Damiano është vëllai, shoku, djali, babai, bashkëshorti që çdokush do donte ta kishte.

- Sa kohë ke që e ke mik Damianon?

- Më shumë se dy vjet, por meqë të dy jemi nga Berati, krijuam shoqëri shumë të fortë si patriotë që jemi.(Buzëqesh)

-Ai duket që u pëlqye nga publiku që ditën e parë që hyri. Në rregull atëherë, meqë ne nuk mundëm dot t’i gjenim një defekt të tij deri tani, na e thuaj ti defektin e tij më të madh?

-Nëse do quhej defekt do thoja që Damiano i përjeton shumë gjërat, qoft për mirë apo edhe për keq. Kësthu që besoj se ky përjetim ndoshta i ndikon pak në gjakftohtësi ose dhe në gjaknxehtësi.

-Si po i shikon këto ditë brenda Big Brother të Damianos? Po ambientohet me jetën brenda?

- Padyshim që ai di të ambientohet shumë mirë në çdo ambient dhe ashtu si e njoh unë ai po ambientohet më së miri.

-Për çfarë mendon se do ta marrë malli më shumë Damianon nga jeta jashtë?

- Për jetën e natës (qesh). Damiano jeton jashtë, në Suedi dhe atje e ka ndërtuar jetën e tij, besoj se do i mungojë përditshmëria me punën, me njerëz sepse është gjithë kohës në komunikim me shumë njerëz të ndryshëm ndaj edhe ai e ka shumë të lehtë të ambientohet. Sigurisht dhe familja e shoqëria sepse ai është shumë i lidhur me njerëzit që i do dhe respekton.

-Si mike e tij, cila do ishte ajo kritika dashamirëse që ai të qëndrojë brenda asaj shtëpie çmimin e madh?

-Qëndrimi i tij i gjatë do jetë padiskutim sepse është shumë i sinqertë, i dashur dhe shumë i respektueshëm. Aty ai do jetë ai “fëmija i vogël” që në çdo familje krijon alegri dhe shumë dashuri. Fëmija i vogël i familjes qëndron me prindërit ndërsa Damiano do

-Mendon se Damiano do arrijë të bëhet pjesë reale e këtij spektakli, meqë ende nuk eshtë vendosur cilët do jenë banorët zyrtarë të Big Brother 9?

- Besoj se po, pati impact të mirë që kur hyri dhe duke qëne se secili prej djemve duhet të krijojnë lidhje me një nga vajzat, që i ndan vetëm një mur në mes dhe duke qenë se Damiano i ka të gjitha cilësitë për të qenë partner i mirë, kam përshtypjen që do krijojë njohje shumë të bukur me një nga ato vajzat dhe unë e shikoj shumë afër me Donjetën. Uroj që të pëlqehen dhe të krijojnë diçka të bukur bashkë, pastaj se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë.

- Pra, ti mendon se Damiono do krijojë një lidhje me Donjetën?

-Lidhje s’mund të them spe- por besoj se do shkojë shumë mirë me Donjetën dhe se duken shumë të afërt.

-A mendon se do i mungojë jeta jashtë shumë shpejt Damianos?

- Jo, s’besoj shumë shpejt, ai nuk lodhet shpejt.

-Cila ishte loja e Damianos, konkretisht si mendon?

- Pavarsisht se ajo duket si lojë, kam përshtypjen që njëherë je Brenda kthehet në mënyrë jetese, kështu që nuk besoj se bëhet fjalë më për lojë por për karakter të fortë, për durim dhe për qetësi. Damiani i ka të gjitha këto.

-Cili ishte personi që Damiano nuk do ta durojë dot brenda në shtëpi dhe pse?

- Personi që do ti bëj ndonjë padrejtësi ose që kërkon prej Damianos vëmendje. Këtë nuk do e tolerojë.

-Nëse çmimin e madh nuk e merr Damiano, me shpirt, cilit do t’ia uroje?

-Nëse çmimin nuk e merr Da - Donjeta. Më duket shumë vajzë paqësore, ashtu siç ka edhe emrin duket që e

-E ke nisur tashmë punën tënde që ti dhurosh Damianos sa më shumë foto kujtime nga cdo ditë e kësaj eksperience?

-Puna ime që ti dhuroj momente nga jeta e tij duke i fotografuar ato ka nisur edhe më parë se kjo eksperiencë, por padyshim që po e ndjek çdo ditë live nga shtëpia. Nëse nuk e shikoj ditën përmbledhja ditore është e padiskutueshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.