Rakela te ja”: Mashtrues “Më pëlqejnë negativët

Intervista - - FAQE 1 -

Adela Kristian Bah Botino është një aktore, avokate dhe producente telenovelash me origjinë argjentinase. Ajo është martuar me aktorin, regjisorin dhe producentin meksikan, Humberto Surita, me të cilin ka dy djem, Sebastianin dhe Emilianon. Me të parin luan në telenovelën “Mashtruesja”. Edhe në ekran, si në jetë, ata janë nënë e bir, Rakela dhe Eduardo. Kjo është hera e parë që Kristian interpreton me të birin në një telenovelë.

- Si qe eksperienca e punës së përbashkët në një telenovelë?

- Kemi 30 vjet që i praktikojmë këto “role” në jetën e përditshme. është shumë zbavitëse të punosh me djalin dhe marëdhënia jonë në telenovelë është krejt e ndryshme nga ajo e jetës reale. Kur ai më thotë “ma” është Sebastiano, po është e rëndësishme të bësh ndarjen nga jeta reale dhe roli që luan.

- E korigjoje ndonjëherë Sebastianin në sheshxhirim?

- Jam munduar të mos bie shumë në tundimin për ta korrigjuar, siç do të bënte çdo nënë, përkundrazi, përpiqem t’i jap këshilla si kolege pune. Mendoj se pikëvështrimi që ka ai kundrejt personazhit është korrekt. Edhe disa këshilla i kam dhënë, pastaj ai le të marrë ç‘të dojë, siç bëjnë të gjithë fëmijët! - Po drekën ia përgatisje ti? - Jo, ai e bën vetë, sepse djemtë e mi janë të edukuar, gatuajnë, hekurosin, dinë t’i bëjnë të gjitha.

- Ç’mund të na thuash për personazhin tënd, Rakel Altamirën?

- Rakela është një grua e mësuar të arrijë atë që do, me çdo lloj mënyrë të mundshme. Kjo ishte një mundësi e mirë për mua, që nuk mund ta lija të më ikte. Janë personazhe të cilat, nga ana teatrale, janë shumë zbavitës për t’i interpretuar, sidomos kur janë shkruar në këtë mënyrë. Nuk janë më të këqijat fallco që shihnim dikur, këto të këqija kanë emocione, dashurohen, vuajnë, sepse e kuptojnë dashurinë dhe kjo na bën që

- Ju tani jetoni në Majami. Pse u larguat nga Meksika?

- Shkuam të jetonim në SHBA, sepse Sebastian donte të perfeksiononte anglishten dhe të kishte mundësi pune në kinemanë dhe televizionin amerikan. Ai na kërkoi të vazhdonte shkollën atje dhe bëmë një mbledhje familjare, sepse vendimet tona i marrin gjithmonë së bashku dhe qëndruam edhe ne atje.

- Sebastiani dhe Emiliano janë krenaria jote?

- Po. Që të dy kanë mbaruar universitetin dhe kanë marrë mësime aktrimi. Iu kam ngulitur edhe dëshirën për sportet. Unë për vete jam marrë me volejboll dhe balet. Sporti dhe arti krijojnë një formë jete të bazuar në dispilinë, me to mëson se asgjë nuk arrihet pa punë. Fëmijëve duhet t’u japësh të gjitha mundësitë, që ata të gjejnë rrugën e tyre dhe të luftojnë në jetë.

- Të pëlqen fakti që të dy janë bërë aktorë?

- Po, më pëlqen, sepse jam mirënjohëse ndaj këtij profesioni, mua më ka sjellë vetëm gjëra të mira. Por gjithmonë duhet mbajtur një as në mëngë, më duket shumë mirë që kanë edhe profesione të tjerë, sepse sa më shumë numra të luash në ruletë, aq më

- Çfarë është dashuria për ty?

- Dashuria është si jeta. Unë dhe Humberto kemi 30 vjet martuar, një jetë e tërë. Dashuria ndryshon sipas moshës. Brenda një çifti ka cikle, Humberto dhe unë jetojmë një moment të bukur, kemi zgjedhur punën tonë dhe atë që duam të bëjmë. Tani i japim më shumë hapësirë njëri-tjetrit, kalo- jmë kohë me njerëzit që duam, shohim realizmin e fëmiëve tanë. është një etapë pjekurie në marëdhënien tonë bashkëshortore. Unë them me shaka se, që një martesë të zgjasë, duhet të vdesësh i ri! Unë nuk e di se ç‘do të ndodhë nesër, jetoj të tashmën. E vetmja gjë që është e sigurtë në jetë janë fëmijët, kur bëhesh prind, situa- ta ndryshon krejtësisht dhe përgjithmonë. Me partnerin situata ndryshon çdo ditë, tani jemi mirë, ishalla jemi gjithmonë bashkë.

- Cili është çelësi i suksesit të martesës suaj?

- Gjatë gjithë këtyre viteve, si çift kemi ruajtur individualitetin tonë dhe vlerat tona të përbashkëta, që janë familja dhe fëmijët, gjë që i lejon secilit prej nesh të rritet. - Ka një sekret? - Të mbështesësh personin tjetër dhe ta bësh të rritet, sepse familjes, është edhe yti. Kështu njëjës dhe kjo është më e rëndësishmja për ta mbajtur një lidhje të gjallë.

- Ju të dy jeni nga artistët që shkojnë më mirë me shtypin...

- Gjithmonë do ta falenderojmë shtypin për mbështetjen që na ka dhënë. Pa ndihmën e tyre, puna jonë nuk mund të publikohet dhe njerëzit nuk e dinë se ç‘ndodh. I respektoj kritikat, gjërat duhen marrë ashtu si vijnë: Ka revista, të cilave nuk u jap më intervista, sepse i shkruajnë gjërat në një mënyrë që ti thua “S’e kam thënë kurrë këtë!”. Të gjithë e dimë se cilat revista merren me këtë punë.

- Ti e mban veten në formë, megjithëse i ke mbushur të 57-tat. Sa të kushton të ruash bukurinë?

- Më kushton sepse duhet të jem e disiplinuar. Fiskultura ka qenë thelbësore në jetën time, ajo është e domosdoshme dhe askush nuk e vë më në diskutim këtë. Në - sojat e rëndesës. Deri në moshën 32 vjeç me mjaftonte baleti, duke ngre edhe pesha. Shkoj në palestër pesë ditë në javë, dy orë në ditë, ku bëj biçikletë, kik- boks dhe pesha, sepse jam llupëse. Më pëlqen të gatuaj, ushqimi është një kënaqësi, kështu që duhet ta ushqim fast food, ushqehem mirë, nuk pi pije freskuese, vera e mirë më pëlqen, por me raste.

- Ç’mendoni për ndërhyrjet plastike?

- Do të vijë momenti që do të bëj ndonjë, por para se t’i futem bisturisë do të bëj ç‘kam në dorë për të qenë në formë. Bukuria është relative, të jesh e bukur është të ndjehesh në formë. Kur njerëzit ndjehen mirë, kjo pasqyrohet edhe në pamjen e jashtme. Bukuria ka më shumë të bëjë me personalitetin. Duhet të përshtatesh me atë që ke. Kirurgjia nuk është burim i rinisë së përjetshme dhe pas saj nuk je njësoj si të jesh e re. Pastaj suksesi nuk varet nga madhësia e gjoksit.

çift ZUBA Produksion, një shoqëri produksioni për të vënë në jetë projektet tuaja...

- Kisha nevojë të bëja më shumë kinema, sepse po punoja më shumë në televizion. Si producentë kemi zbuluar shumë aktorë dhe personalitete, si Araseli Arambula, Huan Soler, Barbara Mori, Mauricio Oçman, etj.

- Në rrugën e jetës të ka qël humbasësh?

- Humbjet më të mëdha janë ato të njerëzve të dashur, kur kupton se je shqetësuar për gjëra pa vlerë, vë re se sa i pafuqishëm je përballë sëmundjeve. Thonë që mësohesh me humbjen, por nuk është e vërtetë. Unë kam humbur tim atë dhe çdo ditë më mungon - don se është nisur me pushime. Me këto humbje duhet të mësosh të jetosh, t’i mbushësh me dashuri. Janë vrima shumë të mëdha që duhet të dish si t’i mbushësh, sepse lënë pas një boshllëk shumë të madh.

- Pendohesh se nuk ke bërë më shumë fëmijë?

- Humberto donte një vajzë, ai ka 10 vëllezër. Mbase do të më kishte pëlqyer, por jeta kaloi shumë shpejt. E rëndësishme është të kesh pak fëmijë, që t’i japësh sa më shumë kohë dhe edukimin më të mirë të mundshëm. - Do të kesh nipër? - Jo që tani. Emiliano është 23 vjeç, Sebastian 30, kanë ende kohë, duhet të jetojnë jetën e tyre. Kur bën fëmijë ndryshojnë prioritetet e tua, prandaj është mirë t’i bëjnë pas të 30-tave. Kjo është ajo që themi ne prindërit, por ata vendosin vetë për jetën e tyre dhe atë që duan të bëjnë, ne vetëm i këshillojmë.

- E mendon veten tënde si gjyshe në të ardhmen?

- Sigurisht, dua që ata të kenë një familje, nuk ka gjë më të rëndësishme se fëmijët, vetëm çdo gjë në kohën e duhur.

- Cili është suksesi juaj më i madh si prindër?

- Fakti që djemtë tanë e duan, e admirojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Kjo është trashëgimia më e madhe që mund t’u lësh fëmijëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.