Arbër Çepani: Big Brother, si realiteti shqiptar

Intervista - - FAQE 1 -

Nëqoftëse ky format i mirë studiuar psikologjik disave u duket banal, atëherë po aq banal është edhe realiteti ku jetojmë

Të shtunën e kaluar nisi rrugëtimin e tij reality show më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Albania 9”. Reagimet për këtë show janë nga më të ndryshmet, që nga edicioni i tij të parë e deri te ky i 9-ti. Ka qe e kritikojnë, por edhe qe e pëlqejnë. I ftuar nga gazeta jonë, Albania, Arbër Çepani, pranoi me kënaqësi që çdo javë të japë opinionin e tij për zhvillimet në “Big Brother”....

Të gjithë e shohim por të gjithë bëjmë sikur nuk e shohim. Filloi edhe një edicion i ri i formatit më të ndjekur në Shqipëri Big Brother Albania. Bashkë me të ndizet edhe kureshtja e shumë shqiptarëve për të parë se cfarë do të ndodhi në këtë telenovelë të re jetësore që zgjat 24 orë në 24 për për 3 muaj. parë të Big Brother në Shqipëri, pranova me kënaqësi ftesën e gazetës Intervista për të qënë cdo javë i pranishëm me lexuesit e shumtë të saj, në dhënien e opinineve të ndryshme sa i përket ngjarjeve dhe personazheve të këtij edicioni. Dhe ashtu sikurse cdo vit edhe në këtë edicion banorët që janë në brëndësi të shtëpisë sipas një pakti të heshtur me opinionin publik, jetën e tyre private dhe deri më dje të panjohur do ta ndajnë me të gjithë teleshikuesit nga ekrani i vogel. Kjo sigurisht për ta, pasi presioni dhe mbi të gjitha paragjykimet që hidhet mbi ta nga opinion publik do të jetë shumë i madh. Në varësi sesi do të shfryztëzojnë këtë presion do të varet shumë edhe ecuria e tyre në këtë loj psikologjike. Këtë vit autorët e Big Brother kanë zgjedhur të sjellin disa risi, sic mund të jetë njëra prej tyre konkurrimi në çift. Sigurisht pas 8 edicionesh ka nevojë për ide të reja për të rifreskuar formatin dhe për ta mbajtur kureshtjen të gjallë. Unë e gjykoj formatin e Big Brother interesant për shkak se arrin gjithmonë të nxjerr në pah problematika shumë akute sociale që vijnë dre- jtëpër së drejti nga njerëzit e thjeshtë. Shumë e gjykojnë si një format “banal” por e vërteta është se ai thjesht paqyron realitetin tonë të përditshëm. Brenda asaj shtëpie gjen njerëz nga shtresa të ndryshme social-kulturore të cilët nëpërmjet akteve dhe sjelljeve të tyre duket sikur përfaqësojnë përditshmërinë e jetës në vëndin tonë. Nëqoftëse ky format i mirë studiuar psikologjik disave u duket banal, atëhërë duhet deduktuar se po aq banal është edhe realiteti ku jetojme pasi një pjesë e mirë e personazheve që zgjidhen për të konkurruar në atë shtëpi janë zgjedhur posacërisht për të përfaqësuar kategori të ndryshme të realitetit të përditshëm. Thënë këtë duke u fokusuar më konkretisht tek ky edicion pavarsisht se jemi vetëm në javën e parë dhe është e vështirë të nxjerrim deduksione sa i përket situatatve të ndryshme dhe personazheve të ndryshme në shhtëpi, mund të them se ndër ciftet, do të veçoja dy prej tyre, të cilët mendoj se të pakten në aspektin teorik do të kenë një rol kyç në lojë. Them në aspektin teorik sepse pavarsisht historive personale te gjithësecilit më pas varet gjithçka edhe nga mënyra sesi “luan” brenda atyre mureve për të arritur sa më larg dhe për të lënë një shenjë në fund. Bëhët fjalë për Kein edhe Vivin dy vajza që publikisht pranuan që janë homoseksuale apo thënë ndryshe lesbike dhe mjafton ky fakt që opinion tradicionalisht i mbyllur shqiptar të ndezë motorrët e “thashethemnajës” kolektive. Është pozitive që në 2017 në Shqipëri gjithkush mund të shprehë bindjet apo prirjet e veta seksuale, politike apo fetare pa u ndaluar apo u cënuar. Sigurisht që nuk mund të thuhet edhe pa u paragjykuar, pasi pavarisisht lirive që ja ofrojmë gjithkujt nuk duket sikur jemi akoma të përgatitur për të folur hapur sa i përket dashurisë brenda një gjinie. Ky do jetë një çift që besoj do do na bëjë të javët në vijim. Çifti tjetër që unë mendoj se meriton vlerësimin maksimal është i ashtuquajturi çifti i thjeshtë. Një vajzë e quajtur Jona e cila është rritur jetime, ka luftuar dhe kaluar një sëmundje të rëndë dhe është futur në shtëpinë e Big Brother me bashkëshortin e saj Ademin. Ky çift ndoshta përfaqëson vështirësitë e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare sot dhe besoj se po aq i madh është interesi për të parë sesi ata do integrohen dhe përshtaten me pjesën tjetër të grupit. Sigurisht që, meqenëse jemi vetëm në javën e parë edhe analizat janë sipërfaqësore pasi akoma të gjithë banorët nuk kanë dalë në modalitetin “vetvetja”. Kur të ndodh kjo edhe loja do të bëhet më interesante sepse gjatë rrugës do të humbasin edhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.