Iva Mera: Pse stresohem në Tiranë?

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:-Nga një emision kuzhine në një emision zanatçinjsh dhe mjeshtrash, si duket formati I ri dhe pse ky emër “Më i miri në vend”?

Iva Mera:- Faleminderit për in më është besuar të moderoj në përgjithësi jam përpjekur të përshtatem e të futem në thellësi të përmbajtjes dhe strukturës së tij! Por “Më i miri në vënd” është projekti që kam krijuar vet dhe më është dashur shumë kohë të sistemoj ashtu siç duhet idetë dhe strukturën e tij! Është si një fëmijë i vogël që e krijova dhe e pashë dhe e ndjeva si u ndërtua e u rrit nga dita në ditë, deri sa erdhi në fazën e fundit në transmetimin e tij! Ky emision është i bukur dhe i veçantë sepse ndërthurren në të kaq bukur dhe në mënyrë origjinale pa u sforcuar, vlerat e vërteta të këtyre zanateve që për fat të keq i kemi lënë në harresë, ndërthurren këto personazhe kaq të veçantë e plot historit dhe punën e tyre dhe mbi të gjitha gara që ato përfshihen me njëri tjetrin për të kurorëzuar më të mirin. Pra brënda një formati ne mund të shijojmë histori, nostalgji, informacion, por dhe shoë! Më i miri në vënd është një titull që i zanatet përkatëse. Një projekt me 12 puntata të cilat besoj dhe uroj të pëlqehen nga audienca.

-Realisht, çfarë ke dashur të bëhesh kur ke qenë e vogël?

- Oh, sa shumë ëndrra kanë ndryshuar nga e vogël e deri tani. pastaj avokate, e shumë e shumë të tjera! Besoj se çdo kujt i ka ndodhur kjo gjë. Kur je e vogël ëndërron profesione të cilat nuk i analizon me detaje nëse ti i zotëron aftësitë dhe kriteret e duhura për të zgjedhur të duhurin.

- Thuhet se midis moderatoreve ka shumë rivalitet dhe konkurrencë. Ti e ke ndjerë këtë gjë?

Në përgjithësi respektoj punën në mediat shqiptare pasi e di me - nohet! Mund të them me sinqeritet kam dashur më shumë të mësoj nga koleget e mia se ti shoh si rivale.

Emisioni i parë i këtij formati në 23 mars, na trego diçka më shumë, ndonjë prapaskenë që ia vlen të përmendet?

Në përgjithësi është shpjeguar sado pak edhe nga spoti televiziv formati i emisionit. Unë do doja të lija disa gjëra ti shijonin dhe zbulonin vet publiku. Por mendoj që pje- sa më e bukur është pjesa e fundit kur konkurrentët ose personazhet vihen përballë njëri tjetrit duke dëgjuar vlerësimet e njëri tjetrit, komentet dhe kritikat. Aty ka shumë surpriza, shumë reagime të çiltra të cilat do ju bëjnë të qeshni.

Moderatore shumë e mirë dhe një sipermarrëse biznesi po e tillë, mbahen dy kunguj në një sqetull?

Bujtina Mera është një sipërmarrje familjare, ku padiskutim unë përpiqem të jap pjesën time aty dhe ti ndihmoj me aq sa mundem. Gjithashtu kuptohet moderimi dhe televizioni është pjesë e imja që padiskutim më duhet ti kushtoj shumë vëmendje. Unë mendoj që njeriu ka kapacitetet të përballoj shumë gjëra.

Çfarë mendon kur shikon veten në TV? Je kritike për atë që shikon?

- Forma më e mirë e zhvillimit tënd në profesion është vëzhgimi me detaje e kujdes i punës tënde, pra rishikimi. Unë patjetër që e shoh dhe çdo herë përpiqem të përmirësoj diçka. Patjetër që jam kritike.

Si ndihesh kur thonë “Ua Iva, goca e Behar Merës”?

Unë jam rritur me këtë shprehje dhe mendoj që nuk do më hiqet asnjëherë. Babi duke qenë një personazh i dashur të paktën transmeton buzëqeshje dhe dashamirësi. Këtë e thonë të gjithë Çfarë ke marrë nga Behari, çfarë nga mami?

zëmergjersinë, tolerancën, thjeshtësin, nga babi. Ndërsa shumë me thonë zërin e ke si Besa, të qeshurën, dhe natyrën sportive! Mendoj që kam një kombinim të mirë të të dyve.

Kur të vijmë tek “Bujtina Mera” na premton se do na gatuash ti një pjatë?

- Oh, patjetër, unë gatuaj shpesh jo rrallë. Bujtina Mera është një shtëpi e madhe ku mikpret të gjithë me freskinë dhe bukurinë e fshatit.

-Cilët janë tre personat e fundit që ke folur në telefon?

-Babi, një kliente që dëshiron të bëj ditëlindjen tek Bujtina, dhe mikesha ime Rovena.

-Cila është mënyra jote për të kërkuar falje? -Më fal, mendoj që gabova. -Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në jetë?

-Besoj se nuk jam shquar ndonjëher për aventura dhe çmenduri. Por mund të përmend një rast kur kisha sezon ku mund të kisha pa fjetur 2 ditë duke lexuar dhe në fund e pashë veten me sy hapur përpara librave por me mendjen në gjumë.

-Ke më shumë ndjekës meshkuj apo femra?

-Të them të drejtën as nuk e di dhe as s’më ka shkuar në mendje ta shoh diçka të tillë. Në përgjithësi ndjekëse kam pasur mamat dhe gjyshet për shkak të emisioneve.

-Cila është eksperienca më e çuditshme që ke pasur me një fans?

- Eksperienca e një zonje, “Ua po ti qenke e mirë moj, pse del ashtu në televizor?

-Marrëdhëniet me policinë rrugore si i ke?

- Normale si çdo qytetar i thjeshtë. -Sa gjoba ke marrë deri tani? Besoj 2 gjoba, për parkim të gabuar.

-Kur e ke marrë patentën? Me mik?

- Në moshën 18 vjeçare dhe pa mik. Besoj se e kam merituar

-Të është dashur ti “korruptosh” me ndonjë recete, meqë shquhesh si njohëse e kuzhinës?

- Çfarë bën kur të pret rrugën një mace e zëzë?

- Po pres të kaloj dikush tjetër, unë nuk lëviz nga vendi. . (Qesh)

-Çfarë bën kur gatimi nuk të del ashtu siç e kishe menduar?

paktën të jem vetëm unë ajo që e kam provuar.

-Cila është pjata që të shijon më shumë?

Unë konsumoj shumë pastat, çuditem si nuk jam mërzitur me to.

-Cila është pjata që gatuan më mirë?

-Gatuaj çfarë të më jepet, pa zgjedhje përkatëse!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.