Dashuria e vjetër e Adriana Koretës

Intervista - - FAQE 1 -

Adriana Koreta është këngëtarja bukuroshe që pothuajse të gjithë jetën e saj është marrë me muzikë dhe ia ka kushtuar asaj. Talentin për muzikë ajo e ka zbuluar që fëmijë moshë nga e cila për të, kënga u bë pjesë e pandashme e jetës së saj. E do këngën, që brenda saj ka botë dhe i qëndron kohës, edhe pse tashmë komercialiteti është bërë baza e muzikës shqiptare. Ajo sapo ka nxjerrë në treg një këngë të shoqëruar me klip, të dyja goxha të realizuara, me titull “Dashuri e vjetër” për suksesin e së cilës Adriana, ndihet shumë e kënaqur!

Fabjola Kuburi:- Adriana, përshëndetje, të lutem një prezantim për publikun...

Adriana Koreta:- Adriana, është një vajzë e dashuruar me muzikën, që e shikon si jetën e saj dhe që përpiqet të sjellë rrallë e për mall perla të muzikës popullore.(Buzëqesh)

- Pse zgjodhe që karrierën tënde muzikore ta realizosh më shumë jashtë Shqipërisë?

- Ndoshta ngaqë unë jetoj prej shumë vitesh jashtë Shqipërisë. Kjo ndoshta është edhe arsyeja kryesore që unë kam kënduar më shumë jashtë trojeve shqiptare.

- Fillimet për çdo profesion janë të vështira, kanë qenë edhe për ty?

- Çdo profesion është i vësh mbështetjen e familjes dhe të Zotit arrita të ecë përpara.

- Klipi i ri i joti, titullohet “Dashuri e vjetër”, si lindi kjo këngë?

- Është një këngë ku e gjejnë vetë ntë gjithë, të gjithë e kemi një dashuri të vjetër të cilën e kujtojmë gjithmonë. Ata që kanë punuar këngën më kanë përshtatur motivet me zërin dhe me zhanrin që unë këndoj.

- Je e kënaqur me pritjen që iu bë kësaj kënge?

- Deri tani jam shumë e kënaqur, shpresoj që të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. Falënderoj pa fund edhe të gjithë ata që më urojnë dhe vlerësojnë çdo ditë me mesazhe dhe komentet e tyre duke më bërë të ndihem mrekullisht mirë.

- Tani që po të takoj, them me bindje të plotë që je shumë ndryshe nga klipi ama je shumë herë me e bukur sesa aty. A të ka ndodhur që njerëz mos të të njohin nga ky ndryshim?

- Zakonisht televizioni të nxjerr më ndryshe se ç’je në realitet, sepse ka shumë elementë si makeup televiziv pak i rënduar, stilimi goxha. Ka ndodhur edhe që nuk më kanë njohur po më së shumti më njohin.

- Nëse për një arsye të fortë do të duhej të lije këngën, do ta bëje?

- Nëse do ishte për ndonjë arsye të fortë, të jashtëzakonshme më saktë, ndoshta. Për arsye të tjera jo, sepse muzikën e kam jetë, e kam motiv për të ecur përpara.

- A është familja është pika jote e dobët?

- Sigurisht që po, familja është pika ime e dobët por edhe ajo e fortë. Kam patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime për të ndjekur dhe realizuar ëndrrën time. Falendërimet për ata janë pa fund.

- E shikoj që je “ujë dhe sapun”, nuk të pëlqen makiazhi për përditshmërinë?

- Realisht më pëlqen tëe kujdesem për veten, por që përditshmëria nuk ma kërkon ngarkesën në make-up. Më pëqen thjeshtësia.

- kosh për muzikën?

- Vetëm kohë dhe vullnet. Ia ka vlejtur 100%.

- Më the që do vazhdosh me klipe, me këngë të reja, ke ndonjë gjë konkrete në dorë?

- Kam shumë planë por edhe projekte në dorë dhe shpresoj që shumë shpejt të jenë në duart e tani sepse më pëlqejnë gjërat konkrete.

- Bashkëpunimet janë në trend tani dhe zakonisht që të bëhen hite, janë gjithmonë një këngëtar dhe një këngëtare, pse jo dy këngëtare?

- Ndoshta ngaqë është kthyer edhe në trend suksesi mashkull-femër, por bësoj që edhe bashkëpunimet mes dy femrave janë po aq të suksesshme sa edhe ato mes një mashkulli dhe një femre.

- Jashtë Shqipërisë këndon live por këngët i realizon këtu, pse?

- Shqipëria është vendi im, është vendi ku kam lindur dhe përveçse këtu ku mund ti realizoj dhe lançoj këngët e mija. Publiku më i mirë për mua është ai shqiptar kështu që është vendi i duhur.

- Cila është shoqja jote më e mirë, qoftë në muzikë ose jashtë saj?

- Kam, por nuk dua të përmend emra sepse nuk dua të bëj dallime, nuk dua ti ngel hatri askujt. (Qesh)

- Ke realizuar shumë deri tani, a të ka ngelur diçka që ende e ke në synim por që se ke arritur?

- Kam ende synime për të arritur, kam ende shumë rrugë për të bërë. Deri tani jam e kënaqur sepse ato që kam synuar i kam realizuar. Shpresoj që të njëjtën gjë të arrij edhe në të ardhmen.

- Ke vite që këndon, çfarë mban mend nga hera e parë që ke kënduar?

- Oh, kam shumë vite që këndoj. Kam pasur emocione dhe vazhdoj të kem, sepse emocionet janë të pranishme kudo ku ka vlerësim, mirësjellje, kënaqësi dhe në art këto janë pashmangshmërisht të bukura.

- Cili është synimi i jetës tënde për të ardhmen?

- E ardhmja dua të më gjejë të realizuar tërësisht në muzikë dhe sigurisht me një familje të bukur.

- Ti ecën me plane afatshkurtra apo afat gjata?

- Varet, bëj edhe plane afatshkurtra dhe afatgjata. Duhen të dyja edhe pse afatgjatat nuk para realizohen.(Buzëqesh) - Bëj plane të zakonshme që mund të ketë një ditë e zakonshme. Relativisht e bukur dhe e ngarkuar.

- A ka një dashuri në jetën Adrianës?

- Si nuk ka, dashuria ime është muzika.(Buzëqesh)

- Me teknologjinë e lartë je e lidhur?

- Po, blej gjithmonë pajisjet e teknologjisë së fundit, i kam merak. - Po me rrjetet sociale? - Jam, por nuk kam shumë kohë për të qenë aktive edhe pse është një mënyrë shumë e mirë për të qenë afër publikut.

- Cili është mendimi yt për gazetën Intervista?

- Gazetë e dashur, e lexueshme, e këndshme, shkurt më e mira. - Planet për të ardhmen? - Sa më shumë këngë dhe sa më shumë lekë.(Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.