11 gjëra që duhet të dini për gjoksin

Intervista - - FAQE 1 -

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj nëse thithat tuaj janë normalë? Sipas specialistëve, ato kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Për më tepër, ato mund t’ju sjellin shumë kënaqësi, t’ju ndihmojë të ushqeni fëmijët, bile edhe t’ju paralajmërojnë për probleme serioze të shëndetit. Pasi të lexoni shkrimin tonë do ta respektoni edhe më shumë këtë pjesë të trupit tuaj. Ja disa gjëra që duhet të dini për to: 1. Ato mund të zmadhohen disa centimetra

Madhësia e thithave dhe aureolave të një gruaje mund të jetë e ndryshme, nga ajo e një monedhe 100 lekëshe, deri sa gjysma e një monedhe 1 mijë lekëshe dhe në të dyja rastet kjo është krejt normale. Nëse shtoni në peshë, apo jeni shtatzënë ato mund të zmadhohen edhe më shumë.

2. Ato kanë ngjyra të ndryshme

Ngjyra e tyre mund të shkojë nga roza e lehtë, tek e kuqja dhe kafja e errët. Pigmenti i thithave ka lidhje me origjinën e gruas dhe ngjyrën e lëkurës së saj. Siç ndryshon madhësia e tyre kur lindim fëmijë, kështu ndryshon edhe ngjyra dhe ky ndryshim shpesh është i përhershëm. “është rezultat i ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzanisë”, thotë një gjinekologe.

3. Ato të japin shumë kënaqësi

Thithat janë një zonë erogjene e fuqishme për shumë gra dhe këtë e mbështet edhe një studim i vitit 2011, i bërë nga Gazeta e Mjekësisë Seksuale. Studiuesit, duke përdorur imazhet e rezonancës magnetike zbuluan se, kur thithat stimu- lohen, ndriçohet një qendër kënaqësie në tru në të njëjtën mënyrë siç ndodh nga stimulimi i vaginës dhe klitorisit.

4. Orgazma e thithave ekziston

I njëjti studim i vitit 2011 që tregoi lidhjen mes stimulimin të thithave dhe qendrës së kënaqësisë në tru gjithashtu shtoi mundësitë se edhe stimulimi vetëm i tyre mund të sjellë orgazmën. Më parë, ekspertët në këtë fushë thoshin se vetëm “një numër i vogël grash” mund ta provonte këtë.

5. Nganjëherë kemi 3

Nuk është e pazakontë që një burrë ose një grua të lindë me tre thitha ( ose katër, pesë, shtatë, siç tregon një studim i vitit 2012). Këto thitha shtesë, të quajtura “supernumerari”, ngjajnë më shumë me nishane, ose njolla. Ato nuk zhvillohen kurrë që të bëhen gjinj dhe mund të shfaqen kudo në trup.

6. Thithat janë me gunga

Shihini nga afër thithat tuaj dhe aureolën rrotull tyre. A nuk ngjajnë ato me gunga dhe kratere si supërfaqja e hënës? “Gungat në aureolë mund të jenë rrënjë qimesh, kanale, ose gjendra vajore që prodhojnë një lëng lubrifikues. është krejtësisht normale t’i kesh ato.” thotë gjinekologia.

7. Por nganjëherë një gungë është diçka e keqe

Një formë e rrallë e kancerit të gjoksit, që quhet sëmundja e Paxhetit, mund të shfaqet si një kokërr e kuqe në thithë ose aureolë. “Duket si një sëmundje lëkure që nuk ikën”, thotë specialistja. Nëse vini re diçka të tillë që nuk ikën për disa javë, atëherë shkoni tek doktori që t’jua shohë. 8. Thithave nuk u pëlqen fiskultura

Fiskultura është diça e shëndetshme për trupin në tërësi, por mund të jetë e bezdisshme për thithat, të cilat shpesh thahen, acarohen, bile edhe skuqen kur fërkohen me sutjenat sportive. Ju mund të vini pak vazelinë në to para sportit për të zbutur lëkurën e irrituar.

9. Ushqimi me gji nganjëherë i acaron

Dhimbje, ndjeshmëri, çarje, hemoragji, këto janë vetëm disa nga pasojat e thithjes së tyre nga një bebe i uritur disa herë në ditë. Këto simptoma kanë tendencë të zhduken, pasi nëna e re mësohet me dhënien gji, por nëse vazhdoni të vuani, merrni një mendim nga doktori.

10. Ato mund të rrjedhin qumësht

është normale që gjinjtë e një nëne të re, që ushqen me gji, të rrjedhin qumësht. Për këtë arësye mbani me vete ndonjë bluzë rezervë, ose përdorni mbrojtëset e gjirit. është një fenomen i çuditshëm, por shumë nëna të reja kanë pasur rrjedhje gjoksi sapo kanë dëgjuar zërin e një bebeje të vogël që qante!

11. Lëngu që ato nxjerrin mund të jetë një paralajmërim

Thithat mund të nxjerrin pak lëng pasi t’i shtrydhni. “Por një lëng i bardhë, kremoz, që del vetë, mund të jetë shenjë e një tumori beninj në tru”, thotë gjinekologia. Nëse lëngu është jeshil, ose i zi, ai mund të jetë problem bëninj i një prej kanaleve të qumështit, ndërsa dalja e gjakut mund të shkaktohet nga kanceri i gjoksit. Nëse ju del gjak, duhet të shkoni tek doktori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.