Unë jam romantik, Monika ime…!

Intervista - - HUMOR -

Më fal, i dashur ditar që po lotoj. Nuk e di përse sot jam sentimental. Ndoshta sepse pashë një Mbase, sepse lexova intervistën e Monit tim, ku tha që i kisha dhuruar lule vetëm njëherë në jetë.

Eh ç’janë këto gratë! Të çuditshme në pafundësi. Nuk ju gjendet dermani, o derman. Dhe kur bën kështu Moni im, imagjino gratë e tjera. Kur ju sjell në shtëpi para me thasë, duan lule. Kur ju sjell lule, ta fusin me vazo kokës, sepse duan para. Vërtet që nuk e prisja të më mërzitej Moni, e të thoshte që nuk jam romantik. Përse e thua këtë gjë, Monika ime e shtrenjtë?! Unë jam romantik…

Në fakt unë romantik jam. Unë roman, quhet romantik dhe pikë. : E po pikë e zezë me Monin! Njëherë më ka sjellë lule, tha për mua. Po pse unë e kam fajin. Mua të ziut Petrit sjell vetëm lekë dhe euro. Çfarë MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU t’i them unë Petrit Vasilit?! T’i them që të mbledhë nga ministrat që kemi në qeveri, lule, sepse këto do Monika. Hë kështu t’i them! I them, o i them, por me se do e mbajmë pastaj partinë dhe shtëpinë?! Apo të hamë lule? Meqë ra - la lule. Lexova javën e kaluar për rrezikun e luleshtrydheve. Kanë shumë rrezik për jetën, thoshte studimi, sepse për rritjen e tyre përdoren mua ti, o ditar. Kur lulet e shtryd- hura janë të rrezikshme, a nuk janë edhe lulet e pashtydhura dhe lulet të tilla. E përse t’ja çoj unë Monit tim lule, kur ato përpëjnë rrezik?!

Unë e dua atë. Po, po ta them ty dhe ta marresh vesh mirë. E dua si ditën e parë kur u njohëm në Partinë e Punës. Mbaj mend se atëherë gjithë ditën rrija me të. Se mos kisha punë tjetër unë atëherë. Me kë të rrija, apo me pleqtë e asaj partie. E dua edhe tani që kemi ikur nga blloku dhe kemi marrë shtëpi te Kodra e Diellit. Ndaj e mora shtëpinë atje, o ditar. Se për mua Moni është diell dhe e meriton të jetojë në një vend me këtë emër.

Po pres sa të vijë dielli im, se ka vajtur të bëjë shpjegoj që kot thotë që unë nuk i dua lulet. A nuk kam folur unë që partia e Monit dhe imja të afrojmë të rinjë? Përse e kam bërë unë këtë gjë? Pikërisht se i dua lulet, e kam bërë. Të rinjtë janë në lule të jetës. Ata janë si lulet. Kushedi sa të të rinj si lule e rrethojnë Monin tim tani. Këto lule janë më të rëndësishme se lulet natyrale. Se këta të rinj lule, na japin vota dhe na bëjnë ta kemi jetën tonë lule. Me vota ne rrijmë në pushtet. Me pushtet mbushim dyshekët me para. Me para ja ngopim në lule të ballit çdokujt që do që të na largojë nga karrigia. Ja, kështu, o ditar. Po të mbyll se do shkoj t’ja sqaroj edhe Monit këto që të thashë ty. Le që ajo i di vetë.

Hë se harrova : Partia e Monit edhe imja ka si logo një lule. Unë nëse nuk do të isha romantik, nuk i vendosja lule si logo. Do i them ta marrë partinë me gjithë logo, meqë i ka mbetur hatri se vetëm një herë i kam dhënë lule. Le që çfarë t’ia them kot. Ajo e drejton partinë, përderisa më drejton mua. Ah gratë, s’ju gjemdet dermani o ditar. Ika se mbeta me ty. Ti e di, ka orarin të vijë Petriti të bëjë dorëzimet...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.