Edi Rama: Francezët duan që unë të fus paratë në Monako

Intervista - - HUMOR -

Edhe unë si mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë u mrekullova kur Kryeministri ynë mori nga autoritetet franceze titullin «Kalorës i Legjionit të Nderit». Morra rrugën për në Rinas, për ta takuar edhe pse ka vajtur benzina 1700 e kusur lekë... Prita në aeroport sa të zbriste vetë ai. Kalorësi. Dhe ja tek erdhi, thashë kur e pashë. Ashtu krenar, me kokën lart, ecte ai. Ju afrova dhe me të bëra këtë bisedë.

Kaso Kosa: Rama!

Edi Rama: sava!

-Ju të kapni që në S’di ç’më thatë...

-Të përshëndeta, o aguridhe! Dhe te pyeta si je?

-I trullosur jam zoti Rama. Nga titulli që more në Francë. Nuk është shaka. Kalorës...

-Titull leshi. Pse me këto duan të më gënjejnë mua ata. -Nuk ju pëlqen!? -Këtë titull ja kanë dhënë ata. Dhe e hëngri ai. Më duket se edhe mua ma kanë me të futur.

-Po thoni që... - Përshëndetje zoti - Bozhur Kaso! Komo

-Po, pra, po them që më duket se “do e ha”. Kaq e pata. Meqë «pata», mendoj se «do e ha qafën e patës»

-Po pse pranuat ta merrnit titullin atëherë?

-Unë një dyshim shpreha, Kaso. Në politikë duhet të ekzistojë dyshimi, qofte edhe i paarsyeshëm. Se ndryshe po iku dyshimi, iku karrigia. Të qëllon tjetri pas shpine.

-Ashtu është vërtet. Gjithsesi është bukur kur je kalorës.

-E kam ditur që kur nuk shisja pikturat ne Paris që një ditë edhe unë do e merrja këtë titull.

-Që kur nuk shisnit pikturat?!

-Po, pra, Kaso që atëherë. Pse çuditesh! Nuk shisja asnjë pikturë, se nuk m’i blinte njeri. Vetëm piktorëve të mëdhenjë nuk ju blihen pikturat. Dhe une jam një i tillë. Kur rrija në rrugë në Paris me penel në dorë mendoja: “A do vijë dita o të poshtër që do më luteni.” Dhe erdhi.

-Domethënë ju po thoni që titullin ja u dhanë duke ju lutur...

-Po më luten Kaso. Duan që me atë titull të më ndjellin dhe këtë po ta them vetëm ty. -Duan që unë të heq paratë që kam futur në Makao, në Qipro, në Karaibe dhe në disa vende të tjera, e këto t’i fus në bankat e Monakos. Kupton Kaso? -Uuueeee tani po e kuptoj unë, zoti Rama. Ky qenka lajm ekskluzivisht për mua. Do- methënë... - Domethënë ajo që të thashë, pra, Kaso. -Po ju ç’do bëni? Do fusni ndonjë para në bankat e Monakos tani? - P o mendohet këshilltari im besnik për këtë gjë Kaso. Ku kam kohë unë të memdohem. Nuk e shikon mbeta rrugëve. Rrugëve të botës domethënë, se këto tonat nuk i shkel unë. Nuk shkoj unë në rrugët që ndërtoi “Sali qoftëlargu” -Shkoni në rrugët që keni ndërtuar ju atëherë.. -Ku kemi ndërtuar ne rrugë, o Kaso. lindi ideja francezëve të më jepnin titullin? -Ma thoni ju lutem! -Ishte njëherë në lokalin e Pezës në Bllok, një përfaqësues i Ambasadës Fran- ceze.

-Në lokalin e kujt Peze? Të madhe, apo Pezë e Vogël, zoti Kryeministër?

Myslymit. Ai ka lokal. Le që gjithë komunistet kanë biznese, se mos ka vetëm Te muri i lokalit ai përfaqësuesi i Ambasadës Franceze, pa disa kuaj. “Kush i ka pikturuar këta kuaj?”, pyeti ai. U mahnit francezi kur i thanë që i kam pikturuar unë. Jo thoshte nuk është e mundur. Këta kuaj do i këtë pikturuar ndonjë kalorës që i njeh kuajt. E kështu. “Ja të marr në telefon vetë piktorin,- i tha Dashi dhe të atë të ambasadës franceze. I njihke kuajt më tha ai, si me qënë kalorës. Dhe më pyeti: A e ke marrë titullin tonë si kalorës?” U mendova pak. Jo i thashë nuk e kam marrë akoma. -Po përse ju desh të mendoheshit? -Po mendohesha se mos ma ka dhënë më parë këtë titull Henri Çili ndaj. “Do propozoj unë që ta marrësh”, më tha në telefon ai i ambasadës. E kështu që mos të ta zgjas. Ma dhanë titullin. Por ta thashë ç’qëllime kanë dot mua ata o jo. Nuk i fus paratë e mia në bankat e Monakos unë. Nuk jua harroj që haja makarona pa vaj, kur jetoja në Paris. Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.