Arbër Çepani komenton javën e dytë të “Big Brother Albania 9” Rritet tensioni në Big Brother

Intervista - - BIG BROTHER -

Ja dhe java e dytë e reality-shout më të ndjekur momentalisht në Shqipëri, “Big Brother Albania 9”, e cila ka pasur shumë zhvillime, debate por edhe të papritura. Edhe këtë javë, 1, Arbër Çepanin, që jep komentin e tij për gazetën Intervista.

Ashtu sikurse pritej me kalimin e ditëve dhe të javëve presioni në shtëpinë më të survejuar në Shqipëri vetëm do të rritej. Dhe kur vlon “tenxherja me presion”, qëndrimi në shtëpi kthehet në një lojë psikologjike, ku mbijeton ai që arrin më shumë të përshtatet me “habitatin”. Viktimat e para të këtij presioni ishin Donjeta dhe Damiani. Pavarësisht se ishin një nga ciftet më të preferuara bënda shtëpisë zgjedhja e tyre për të dalë vullnetarisht nga kjo lojë si pasojë e trysnisë dhe presionit, na tregon edhe njëherë më së miri rëndësinë që ka kontrolli i emocioneve në fund. Mbingarkesa psikologjike brenda atyre katër mureve, në rastin më të mirë të bën të dalësh në mënyrë vullnetare përpara se të nisë procesi i “tjetërsimit”, në rastin më të keq konkurrenti nxjerr në pah një tjetër imazh në ndryshim nga ai që është munduar të ruajë për kamerat. Dhe Big Brother është pikërisht një format që mundohet me të gjitha mënyrat, të nxjerri në pah anët më të panjohura të konkurrentëve. Të shumta janë rastet kur konkurrentët brenda asaj shtëpie njohin aspekte të karakterit të tyre që jeta e përditshme nuk i ka vënë në sprovë. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë presioni do të rritet dhe aq më shumë do të kemi ndryshime të marrdhënieve brënda shtëpisë, duke ju afruar karaktereve reale të gjithsecilit dhe jo asaj çka ata duan të na servirin. Kjo shpresoj se do ta bëjë lojën edhe më intere- sante, sepse duket sikur deri tani debatet, bisedimet, ndjesitë kanë qënë shumë të vakta dhe mbi të gjitha pa ndonjë përmbajtje për ta theksuar. Sa i përket thashethemeve, intri këto janë elementë që kanë ndodhur gjithmonë dhe që sigurisht që priteshin edhe këtë edicion por mendoj se ajo cka presin teleshikuesit është edhe - jente, e mirëmenduar, gjë të cilën sigurisht nuk kanë mundësi ta bëj cdo konkurrent por vetëm ata që i kanë kapacitetet duhet të gjejnë mundësirat dhe hapsirat për të lëvizur gurët e tyre.Kishte të papritura, si dalja jashtë loje e Donjetës dhe Damianos, që do t’i jepet një sqarim të shtunën, për arsyet pse ndodhi dalja, duke qenë se Damiano dhe Donjeta, shihshin si knkurrentë të fortë, por ja që ky shou ka surpriza. Një tjetër faktor që ndikon vazhdimësinë e lojës janë edhe aleancat që krijohen. Në fund të fundit cdo nominim bëhët mbi bazë numrash, dhe zgjedhja e aleancave të duhura gjatë lojës të eviton dërgimin në gijotinën e televotimit që javët e para. Dhe duket që aleancat Fiorentinës, Keit dhe Katerinës që u bënë bashkë kundër cifteve të reja që u futën këtë javë. E njëjta situatë me tre brunet Armela, Sidrita dhe Xheni të cilat gjithashtu nisën një aleancë për të provokuar vajzat e reja që u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjithçka në vijim do të varet nga aftësia që kanë konkurrentët për të tërhequr vëmëndjen e publikut dhe kur them këtë nuk nënkuptoj sigurisht që kjo tërheqje e vëmëndjes të bëhet në mënyrat më banale të njohura dhe tashmë të konsumuara. Koha sigurisht që nuk premton për konkurrentët dhe çdo ditë që ikën është një mundësi më pak për të shprehur identitetin dhe pozicionin e tyre në lojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.