Dritan Dervishi: De Biazi të japë dorëheqjen!

Intervista - - SPORT -

Një ndër shumë kritikët e kohë është edhe ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit, Dritan Dervishi. Tashmë, në rolin e skautit të Hellas Veronës, ai nuk humb rastin për të ndjekur ekipet e Shqipërisë dhe talentet tanë, pse jo të bëjë edhe ndonjë lëvizje për skuadrën e tij. Nga Palermo, në Elbasan... Dervishi komenton ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare ekskluzivisht për “Intervistën”

Eraldo Harlicaj: - Aktualisht jeni në Itali, apo Shqipëri?

Dritan Dervishi: - Jam në Shqipëri, pasi kam ardhur me mison nga Hellas Verona, por edhe duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të parë Shqipërinë.

- I ndoqe ndeshjet e kombëtares?

- Që nga Palermo në ndeshje me Italinë, në Shpresat në dy ndeshjet, dhe që andej në miqësoren e humbur ndaj Bosnjës.

- Çfarë nuk shkon tek ekipi ynë përfaqësues?

- Ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe duhet ta pranojmë se ekipi ynë kombëtar nga një kulm që ishte, po përjeton tashmë edhe fazën e tij të rënies. Mendoj se “Euro 2016” ishte qershia mbi tortë, ndërsa tashmë nuk po shoh më uri dhe dëshirë si nga lojtarët, që vendosin dhe ia transmetojnë lojtarëve.

- Si e patë paraqitjen e ekipit në ndeshjen ndaj Italisë dhe Bosnjës?

në tokë, pasi me Italinë nuk mund të shpërthesh me akuza, pasi janë 4 herë kampion bote. Megjithëse, e pranojnë të gjithë se nuk është ndonjë ekip i frikshëm Italia. Për mua, me ne, nuk luajtën në maksimum të kapacitetit të tyre. Me Bosnjën pastaj është histori tjetër, kundërshtar në nivelin tonë dhe që

- Ku gaboi ekipi ynë kombëtar?

- Po pësojmë gola krejtësisht naivë. Shkaktojmë penallti që Si Basha me Italinë si Aliji me Bosnjën bënë të njëjtën gjë. Mund dhe duhej t’i shmangnim ato. Pastaj në mbrojtje, pavarësisht se po luajmë krejtësisht në defensive, po pësojmë gola naivë. Italia e dytë, Bosnja po ashtu. Nuk e kuptoj këtë lojën tonë defensive me 5-41. Nuk e kuptoj. Mirë që po e bëjmë, por pësojmë. Me gjithë respektin Andi Lila nuk është mirë si mesfushor i djathtë.

- Sa për qind ka faj De Biazi?

- Për mendimin tim në masën 100 për qind. Ashtu siç iu dhanë edhe kritikat. Shqipëria po luan dobët, po sillet keq në fushë dhe jashtë saj, tifozët janë larguar, natyrisht që edhe trajneri ka një peshë të dhe të fajit.

- Ka një diskutim për qëndrimin, apo largimin e tij...

- Trajneri De Biazi duhet të hapë krahun. Duhet ta falënderojmë për arritjet e tij dhe të vazhdojë në punë të tij. Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më burrërore. Ai duhet të kuptojë se është seleksionues dhe më pas trajner. Prandaj, De Biazi duhet të largohet. Nuk ka çfarë jep më dhe as çfarë të marrë nga Shqipëria. E shoh se është lodhur dhe nuk ka më nerva. - Ku e bazoni këtë që thoni? - Në deklaratat e tij, në sjelljen me lojtarët. A është normale që një trajner i një kombëtareje të dalë thuajse çdo ditë në media me deklarata se do të largohem, kam ofertë nga ky ekip, nga ekipi tjetër. Pastaj shumë përplasje me lojtarët për një trajner që duhet t’i shpjegojë secilit se pse nuk luan dhe çfarë duhet të ndryshojë. - E keni fjalën për Xhakën? - E kam fjalën edhe për Taulantin. Asnjë futbollist nuk duhet të reagojë ashtu siç bëri ai, por ta pranojmë, arsyetimin e ka të drejtë. Ai luan me Bazelin dhe është një lojtar me nivel, luan çdo vit në Champions League, ndërsa ka të drejtë edhe për arsyetimin se përpara tij po luajnë lojtarë që janë me klube inferiore. Nëse De Biazi nuk ka folur me të është një gabim akoma më i rëndë.

- Edhe Balaj tha se duhet të luante...

- Ka shënuar dhe ka të drejtë në njëfarë mënyre, por kur ë gjithë kaq hapur do të thotë se harmonia është larguar. Ekipi është kthyer në një ko- tec gjelash.

- Por a duhet tani ta kryqëzojnë De Biazin të gjithë?

- Nuk më duket kryqëzim më shumë se sa realitet. Arriti në “Euro 2016”, mori të gjitha nderimet dhe çdo çmim të mundshëm. Tashmë, të përballet me kritikat. Kombëtarja jonë i ngjan një klubi të madh, pasi Federata ja ka plotësuar të gjitha kushtet. Udhëtime, bileta, bazën materiale nuk ka asgjë më pak se Italia. Prandaj edhe irritimi është i qartë.

- Është folur shumë edhe për përzgjedhjen e lojtarëve nga trajneri. Kë mendoni se ka lënë padrejtësisht jashtë?

- Për mua ka marrë lojtarët më të mirë që ka pasur në qarkullim, gabimet e vetme janë mosmarrja e Enea Koliçit si portier të tretë dhe mosgrumbullimi i mesfushorit të Partizanit Lorenc Trashi. Pjesa tjetër ka qenë e duhura për mendimin tim.

- Sa i gabuar ishte gjesti i tifozëve në Palermo?

- E dramatizuan shumë. Nuk jam shumë me këtë ide. Ata krijuan atmosferë, bënë diçka të gabuar, por nuk mund të hidhemi o burra kundër tyre, apo t’i shpallim armiq të popullit. Besoj se nuk duhet të përsëritën më, por edhe kritikat apo fjalët e adresuara ndaj trye duhet të jenë më të kujdesshme.

- Po analistët që analizojnë De Biazin mund t’i gjykosh?

- Këta analistë janë të qëndrueshëm si shiu në dimër. Njëherë e ngrejnë në qiell, e një herë e fusin 7 pashë nën dhe. Jo, mor jo, duhet të ketë një linjë. Të nxjerrim të ë dhe të nxjerrim të mira edhe kur humbasim. Pastaj, kam dëgjuar shumë komente për listën dhe për lojtarët që duhet të merrte De Biazi. Pashë edhe emra si Mazrekaj, apo ndokënd tjetër. Po këta zotërinjtë e dinë se Mazrekaj ka dy vite thuajse që nuk luan.

- Po në radhët e Shpresave a pe ndonjë element?

- Ka disa element të mirë, për shembull më pëlqen Laç - piakosit. Më vjen keq që nuk pashë të grumbulluar Krymin e Vllaznisë. Mendoj se ai djalë duhet të grumbullohet sa më parë, pasi ka tre vite që luan titullar te Vllaznia dhe të mos thirret asnjëherë.

- A mund të lëvizin futbollistë shqiptarë te Hellas Verona?

- Të tregohem i sinqertë nuk ka ndonjë nivel të lartë kampionati ynë dhe nuk ka lojtarë që të kalojnë në nivele të tilla aq të larta. Shiko Ekubanin, që është më i miri në Shqipëri dhe si u trajtua në Itali.

- A mendoni se Shqipëria ka shance pë

- Zero. Duhet të mendojmë për edicionin e ardhshëm. Të afrojmë elemente të tjerë dhe të stabilizojmë veten.

- Ju personalisht, a keni ndonjë ide apo projekt për t’u kthyer në Shqipëri?

- Nuk e mendoj këtë gjë për momentin. Jam mirë me Hellas Veronën. Këtu mund të kthehem vetëm me ndonjë projekt super serioz. Përndryshe nuk e kam ndërmend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.