Si ndikon sheqeri në tru dhe në trup?

Intervista - - SHËNDET -

Të gjithë e dimë tashmë se sheqeri shkakton rritje në peshë, në përputhje me të dhënat shkencore, por ai ka efekte serioze edhe në tru. Sheqeri kontribuon në zhvillimin e obezitetit dhe diabetit, por konsumimi i tepërt i tij shkakton probleme edhe në tru, si kujtesë të keqe dhe pakësimin e funksioneve të njohjes. Shihni më poshtë se ç‘ duhet të dini për efektet e sheqerit, në mënyrë që të evitoni konsumimin me tepri të tij.

Jo të gjitha sheqernat janë të dëmshme

sheqerin që gjendet në ushqime të shumta për ta kthyer në energji që i nevojitet për funksionimin e tij. Glukoza përftohet nga karbohidratet e përbëra që gjenden tek buka, makaronat, etj dhe përdoret për të ushqyer qelizat e trupit dhe trurit. Tipi i dytë i sheqernave është fruktoza. Kur ajo përftohet nga ushqime si fruta dhe perime, fruktoza është e padëmshme, por kur merret nga pijet freskuese, ushqimet e përpunuara, si fast foood, salcat e gatshme për sallatërat, ëmbëlsirat, etj, ajo dëmton organizmin. Kjo lloj fruktoze nuk nxit prodhimin e hormoneve, si insulinës, që është e domosdoshme dhe shkakton ndjesinë e ngopjes. Sheqeri krijon varësi Mjafton një kafshatë e një ushqimi me sheqer që të shkaktojë stimulimin e trurit dhe lëshimin e dopaminës, një substance që është përgjegjëse për dëshirat e ndryshme që kemi për të ngrënë. Dopamina është gjithashtu substanca që nxit tek alkoolikët dhe toksikomanët dëshirën gjithnjë e në rritje për alkoolin dhe drogat. Një studim shkencor doli me përfundimin se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha fruktoze ndjeheshin vazhdimisht të uritur dhe kishin më shumë dëshira për të ngrënë disa lloj ushqimesh në krahasim me ata që konsumonin ushqime me glukozë. Shkakton plakjen e lëkurës Konsumimi i tepruar i sheqerit shkatërron kolagjenin dhe elastinën, substanca të domosdoshme për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Gjëja më e keqe është se pasi krijohen rudha, dëmi nuk mund të riparohet më. Zgjidhja ndodhet tek parandalimi, pra pakësimi i konsumimit të sheqerit, ose eliminimi i tij nga dieta juaj.

Dobëson ndjesinë ngrënë me tepri

Një dietë e pasur me sheqer nuk na shton vetëm në peshë. Studiuesit kohët e fundit arritën në përfundimin se konsumimi i se ke vazhdueshëm i sheqerit “mpin” sistemin e oksitocinës në tru që na pengon të hamë me tepri, sepse i jep sinjale atij që jemi ngopur. Kur truri unë nuk çliron hormone që japin shenjë se jemi ngopur, ka më shumë mundësi që të vazhdojmë të hamë. Sheqeri pakëson kujtesën. Sheqeri ndërhyn në funksionimin e trurit duke shkaktuar mungesë kujtese dhe pakësim të aftësive njohëse. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi i tij me tepri ka lidhje me sëmundjen e Alzhaimerit, budallellepsjes dhe depresionit.

Të qenit i pavarur nga sheqeri nuk është e lehtë

Mungesa e tij nga dieta jonë mund të shkaktojë simptoma të fuqishme, si ankth, të dridhura, dhimbje koke, etj. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për çlirimin nga sheqeri janë ndryshimet drastike në mënyrën e të ushqyerit. Mënyra më e mirë është nëpërmjet pakësimit të fruktozës nga konsumimi i ushqimeve me sheqerna të shtuara. Për të pasur sukses, mund të flisni me një dietolog.

Nata e Hallounit, që festohet më 31 tetor në shumë vende të botës, njihet nga të gjithë si nata kur të vegjël e të mëdhenj dalin në rrugë me maska, duke i rënë dyerve të shtëpive dhe duke kërkuar ëmbëlsira. Për shumë vetë, Hallouini është një justifikim për të ngrënë sasi të mëdha karamelesh dhe çokollatash! Duke u nisur nga kjo traditë, shkencëtarë nga Shoqata Kimike Amerikane llogaritën se sa ëmbëlsira duhet të konsumojë dikush që të humbasë jetën e tij! Studiuesit bënë përllogaritjet e veta në bazë të eksperimenteve të bëra me minj dhe dolën me përfundimin se doza “vdekjeprurëse” për njeriun është 29.7 gramë sheqer për një kilogramë peshë trupore. Kjo sasi vlerësohet se do të shkaktonte vdekjen e një në dy njerëz që do ta konsumonin atë. Për një person me peshë afro 82 kg, doza “vdekjeprurëse” përllogaritet pra 2,5 kg sheqer! Kjo sasi është e barabartë me 250 çokollata të vogla, ose me më shumë se 1500 karamele. Edhe nëse dikush arrin të mbijetojë nga kjo dozë e madhe sheqeri, me siguri do të përballej me probleme serioze në mëlçi dhe sistemin tretës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.