6 shenja të dëmtimit të mëlçisë

Intervista - - SHËNDET -

Kur mëlçia punon mirë, ajo pastron gjakun, ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe lufton kundër infeksioneve. Mëlçia ka gjithashtu dhuntinë të ripërtëritet kur pëson dëmtime, duke zëvendësuar indet e dëmtuara me qeliza të reja. Sipas Shoqatës Amerikane të Mëlçisë, çfarëdo gjëje që pengon funksionimin e mirë të mëlçisë dhe zëvendësimin e qelizave të dëmtuara mund të vërë në rrezik jetën tuaj. Kjo mund të jetë një inflamacion, plagë ose kancer. Më poshtë keni disa simptoma që mund të tregojnë një funksionim të keq të mëlçisë.

Zverdhja Lëkura dhe e bardha e syve mund të zverdhen kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, gjë që shkaktohet nga grumbullimi i bilirubinës në gjak, sipas Bibliotekës Kombëtare Mjekësore të SHBA- së. Hepatiti, kanceri i mëlçisë, konsumimi me tepri i alkoolit, ekspozimi ndaj përbërësve helmues nga organizmi, pengojnë mëlçinë të largojë helmet nga organizmi, si pasojë, bilirubina grumbullohet nën lëkurë.

Ndryshimi në urinë dhe jashtëqitje

Qoftë ndryshimi i tyre në ngjyrë ( çngjyrosja), qoftë ai në konsistencë mund të jenë shenja të pamjaftueshmërisë së mëlçisë. Në urina juaj ka ngjyrë të errët dhe si me shkumë dhe jashtëqitja është me ngjyrë të çelët dhe e butë, duhet të shkoni tek doktori.

Kruarje

Një simptomë tjetër e problemeve të mëlçisë është kruarja e fortë që përkeqësohet me kalimin e kohës. Epiderma që bëhet e brishtë ndaj prekjes dhe e prirur për inflamacionepas një kruarje të fortë mund të tregojë probleme të mëlçisë. Për lehtësimin e saj ndihmon hidratimi i lëkurës si edhe terapia e doktorin në terapinë e përgjithshme. Hematomat Ngadalësimi apo ndërprerja e prodhimit të proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut bën që të shfaqen lehtësisht vurrata hematomash në lëkurë. Enjtja Kur mëlçia nuk punon mirë, njeriu mund të ketë dhimbje barku, marrje mendsh dhe të përziera. Fryrja e barkut shoqërohet me grumbullimin e lëngjeve në pjesën e brendshme të barkut, një fenomen që quhet ashit dhe që mund të sjellë ndërlikime serioze. Gjithashtu mund të shfaqet enjtje në këmbë, për shkak të prodhimin të pakësuar të albuminave nga mëlçia. Mungesa e simptomave Në disa raste, nuk ka të dhëna se diçka nuk shkon mirë me mëlçinë. Gati gjysma e atyre që vuajnë nga mëlçia nuk paraqesin simptoma, bile edhe kur shfaqen janë mjaft të zakonshme ( lodhje, kruarje) dhe mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera. Kjo bën që ndërkohë të shkaktohen dëme të mëdha. Ndërkohë që përparon pamjaftueshmëria e mëlçisë, simptomat bëhen më serioze. Pacienti mund të ketë konfuzion, çorientim dhe dëshirë për të fjetur gjumë, ndërkohë që shtohet rreziku i vdekjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.