20 gabime që bëjmë në shtrat

Intervista - - SEKS -

Të gjithë bëjmë gabime në shtrat, si burrat, ashtu edhe gratë. Që të jeni të sigurtë se nuk do ta prishni këtë moment të bukur, lexoni më poshtë se cilat janë gabimet që bëjmë më shpesh në shtrat.

Burrat Mos i bini drejt e në thela Por lojërat paraprake janë shumë të rëndësishme, shumë më tepër se sa i mendoni ju. Mos i neglizhoni, rrallë del gjë e mirë prej kësaj. Gjeni mënyra si t’i shijoni dhe do të shihni se mundimi do Kujtoni se i dini të gjitha? Burrat harrojnë se çdo grua është e ndryshme dhe çdo rast i veçantë. Nëse bëni gjithmonë të njëjtat gjëra, do të bëheni i mërzitshëm.

pasi keni bërë seks

Sigurisht që sforcoheni dhe lodheni, është logjike. Por bëni një përpjekje që të mos ju zërë gjumi menjëherë më pas (ose edhe pak përpara) seksit. Dhe, për më tepër, mos gërhisni!

Kujdes, nuk jemi të gjithë lëkurëtrashë!

është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm dhe kjo do të thotë të mos bëni lëvizje të dhunshme kur përkëdhelni gjoksin e partneres suaj, ose të kujdeseni për thonjtë tuaj që të mos e lëndoni atë. Gjithashtu tregohuni bujarë, putheni atë kudo dhe mos nxitoni. Evitoni heshtjen disa raste, por në krevat nuk vlen diçka e tillë, sepse mund të keqkuptoheni. Relaksohuni dhe mos qëndroni të heshtur, sepse kjo mund të fusë në ankth partneren tuaj. Lëreni veten tuaj të lirë dhe shprehni atë që ndjeni, në mënyrë që ta kuptojë edhe ajo se po shijoni realisht seksin. Nuk mund të imitoni çdo gjë - ni fallco dhe kjo nuk është aspak joshëse. Për këtë arësye mos mbani shënim ato që ndodhin nëpër shtrat.

Kujdes me parfumin, do ta zalisni

Çelësi, ashtu si me shumë gjëra të tjera, është masa. E dimë që ju pëlqen të mbani erë të mirë, por parfumi i shumtë bën efektin e kundërt.

Mos u përpiqni t’i bëni përshtypje, bëheni qesharakë

Fakti që përpiqeni me mish e me shpirt t’i bëni përshtypje partneres suaj mund të sjellë efektin krejt të kundërt. Zgjidhni një rrugë të mesme, mes akrobacive dhe qëndrimit të misionerit. E dimë që mund t’ia dilni mbanë! Nuk ka nevojë të luani rolin e supërheroit, nuk tregohen kështu vlerat që keni.

Çorapet pa rroba nuk janë një pamje shumë e bukur

Këtu do të ndiqni rregullin e artë: Çorapet do të hiqen ose para, ose bashkë me të brendshmet. Le të jenë gjërat e qarta.

Mos pyesni si është i dukur asaj performanca juaj

Kur pyesni: “Si ishte?”, kjo ju bën të dukeni të pasigurtë dhe shumë analitik. Performanca nuk është gjithçka dhe sidomos në shtrat! Gratë Mos u shtirni se keni arritur orgazmën. Nuk jemi në vitet ‘50

Të bëni sikur e keni arritur orgazmën nuk është një ide kaq e mirë, sepse partneri juaj nuk do ta kuptojë kurrë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju kënaq. Lëreni mënjanë turpin Pak fantazi dhe një ide e re do t’i japë frymëmarrje jetës suaj erotike dhe do të kënaqë partnerin tuaj. Kapërcejini komplekset Ijet tuaja janë shumë të gjera, gjoksi i vogël, fytyra, mesatare. Edhe ajo puçrra që ju bën të ndjeheni keq. Përpiquni të mos i fshihni pjesët e “shëmtuara” të trupit dhe mos thoni vazhdimisht partnerit “mos shih këmbët e mia të shëmtuara!”.

Mos u përpiqni shumë, dukeni qesharake

është e domosdoshme të jeni një seksbombë që të joshni partnerin tuaj. Mos u përpiqni të jeni dikush tjetër që të kënaqni atë, thjesht jini vetvetja.

Mos e teproni, por edhe mos neglizhoni krejtësisht

Nëse jepni vazhdimisht udhëzime në shtrat, partneri juaj mund të bezdiset dhe të ndjejë se nuk mund të shprehet lirisht. Nga ana tjetër, nëse nuk thoni me saktësi se çfarë ju pëlqen, kjo mund t’i shkaktojë atij ankth.

Bëni edhe ju diçka, mos prisni të gjitha nga partneri

Merreni në dorë frerët e situatës dhe mos kini frikë të bëni hapin e parë. Fakti që ju e bëni këtë, është shumë eksitues! Tregojeni interesin tuaj dhe mos i prisni të gjitha nga ai.

Evitoni rutinën, bëheni të mërzitshme

Sa më mirë e njihni partnerin tuaj, aq më mirë e dini se çfarë ju pëlqen të dyve. Por, edhe në këtë rast, ndryshimi mund të sjellë tek të njëjtat pozicione përsëri dhe përsëri. Eksploroni ide dhe dëshira të reja.

Mos e lini pas dore veten tuaj, është miku juaj më i mirë

është mirë të bëni gjëra për tjetrin, por mos lini pas dore edhe kënaqësinë tuaj! Gjithçka është çështje ekuilibri, duhet që të gjithë ta kalojmë mirë!

Mos e teproni me kafshime, nuk u pëlqen të gjithëve.

Një kafshim i vogël aty dhe këtu me masë është i mirëpritur, nëse u pëlqen të dyve. Përpiquni të kuptoni se kur kjo gjë e bën të ndjehet mirë dhe kur e bezdis.

Mëshirë, mos e ndërprisni aktin në mes

Përpiquni të jeni të pranishme kur jeni me partnerin tuaj dhe mos ndaloni në mes të aktit, si për shembull të përgjigjeni në telefon ose të bëni atë që kishit harruar dhe ju erdhi në mendje në atë moment. i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.