Peaking, ose arti i vonimit të orgazmës

Intervista - - SEKS -

Nganjëherë, mënyra më e mirë për të pasur një orgazmë të fuqishme, është ta marrësh shtruar. Provë për këtë është peaking, ose arti i vonimit në maksimum të orgazmës. Kjo tendencë ka ardhur - jen në kulm të dëshirës femërore. Falë saj, orgazma është shumë më e fuqishme dhe kemi një kontroll total të kënaqësisë. Metoda e peakingut konsiston në kontrollin e kënaqësisë. Përpiqesh të vonosh orgazmën, me qëllim që të shumë Për këtë duhet të njohësh mirë trupin tënd dhe, mbi të gjitha, të jesh e aftë ta dëgjosh atë. Kur kënaqësia bëhet shumë e fuqishme, duhet të përpiqesh të ulësh ritmin. Peaking është një art që duhet ta praktikosh për shumë kohë, me qëllim që të zotërosh gjithë hollësitë e duhura.

Të vonosh orgazmën për të shtuar kënaqësinë

Peaking është një nga bazat e seksit të ngadaltë. Diana Riçardson, pionierja e kësaj metode, e përshkruan kështu: «Ne propozojmë të ngadalësojmë dhe të jemi plotësisht të pranishëm në çdo çast të marëdhënies seksuale. Duke bërë dashuri me qëllimin e vetëm për të arritur orgazmën, ne nuk ndjejmë më nuancat e holla përgjatë gjithë bashkimit seksual». Të praktikosh seksin e ngadaltë, është ta lësh mënjanë performancën seksuale.

Parimi i peakingut: Të kënaqësh veten dhe t’i dhurosh kënaqësi edhe tjetrit

Me metodën e peakingut, gjithçka ecën më ngadalë. është e vështirë të përshtatesh me këtë ritëm të ri, krejt ndryshe nga ai i jetës sonë të përditshme. Për Pilar Lopes, terapeute dhe sofrologe, «Kënaqësia është rruga, përkëdheljet dhe shikimi janë ndjesitë. Koka dhe trupi bashkohen në një». Duke ngadalësuar bëhesh më i ndërgjegjshëm për dëshirën tënde dhe të partnerit. Çdo lëvizje ndjehet në thellësi. I vetmi problem është t’ia dalësh mbanë të ngadalësosh ritmin, të mos rrëmbehesh shumë shpejt nga ekzaltimi. Dallga orgazmike sprapset, pastaj rikthehet derisa përfshihesh i tëri shumë më e fuqishme. Rruga drejt saj bëhet më e rëndësishme sesa vetë orgazma. Pse metoda e peakingut e fuqizon orgazmën? Së pari, sepse përfshirja hormonale ndodh në gjithë trupin, në vend që të lokalizohet vetëm në zonën gjenitale. Më pas sepse ndjeshmëria shtohet, çdo përkëdhelje, çdo puthje është më e fuqishme.

Si praktikohet peakingu?

Për të mos e arritur shumë shpejt orgazmën, mund të varioni pozicionet. Duhet pra të testoni shumë dhe sjell pothuajse çdo herë orgazmën. Si gjithmonë, duhet komunikuar me partnerin/en. Për shembull, nëse ndjeni që jeni më e eksituar se ai, i bëni një felacion. Gjatë kësaj kohe ai tregohet pasiv, që t’ju kënaqë më shumë më vonë. Duhet marrë peakingu si një lojë. Gjithashtu mund të stërvitësh perineun, e kontrakton atë, duke marrë frymë thellë. Ndjesia e kënaqësisë shpërdahet atëherë në gjithë trupin. Nuk harrojmë të alternojmë stimulimet: Gojë, penis, gishta...

Të praktikosh peakingun për një orgazmë të njëkohshme

i kinemasë, është e vështirë të arrihet në realitet. Shkak është se 75% e burrave pohojnë se arrijnë orgazmën në çdo raport, kundrejt 30% të grave. Për më tepër, kënaqësia mashkullore zgjat vetëm 5-10 sekonda, kundrejt 15 sekondave ose më shumë për femrat. Atëherë është e vështirë ta arrish orgazmën njokohësisht. Megjithatë, peakingu mund të ndihmojë të arrihet kjo gjë. Mjafton të ndalosh, apo të tërhiqesh dhe të presësh momentin kur do ta arrijë edhe tjetri. Kjo kërkon stërvitje, po ia vlen mundimin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.