Blerina Matraku: Kam hyrë më këmbën e djathtë

Intervista - - MUZIKË -

Njihet si një nga këngëtaret që vjen rrallë me klipe por shijen e tyre e lë aq të mirë, saqë këngët e saj shumë kohë pas publikimit dëgjohen ende dhe tekstet dihen përmendësh nga publiku. “Do bëhem djalë” është - na Matraku, e solli si kërkesë të publikut të saj, duke pasur parasysh që si këngë është pu përgatit disa këngë të cilat do ti shoqërojë me klipin përkatës, që do t’i sjellë shumë shpejt.

Fabjola Kuburi:- Blerina, ke thënë që një nga gjërat më të bukura që ke bërë në jetë është muzika, vazhdon ti qëndrosh këtij mendimi?

Blerina Matraku:- Fakt është që muzika, ka qenë për mua një ndër gjërat më të bukura e më të rëndësishme në jetën time dhe vazhdon të jetë si e tillë. Në në të ardhmen e imagjinoj që do jetë edhe më shumë, pasi për mua është një foshnje e rritur me shumë lot, buzëqeshje, e shumë të tjera. (Buzëqesh)

-Sa më shumë që kalon koha aq më e bukur bëhesh edhe shpirtërisht… mos më thuaj që edhe për këtë meritën e merr muzika?

- Së pari, faleminderit shumë për komplimentin. E thënë nga një femër si ty, ka edhe më shumë vlerë. Jam ndjerë gjithmonë e bukur por shpirtërisht, ndoshta bukuria është pasqyrë e shpirtit. Muzika është ajo që e mban të freskët dhe pse jo ushqen bukurinë time dhe të çdo artisti apo artisteje.

- “Do bëhem djalë”, ka lënë shije të mirë në publik..!

- Jam shumë e lumtur për pritje që iu bë kësaj kënge të publikuar vite më parë por me kërkesën e publikut tim, I realizova edhe klipin që pati po të njëjtin vlerësim. Faleminderit publikut tim.

-Do doje të provoje diçka ndryshe në muzikë? Çfarë do doje të bëje konkretisht?

-Kam projektuar shumë gjëra të bukura në lidhje me artin. Një zhaner tjetër muzikor, ndryshe nga çfarë kam bërë deri më sot. Besoj që do jetë surprizë e bukur për publikun.

-Kur i hyre muzikës me cilën këmbë hyre?

Absolutisht me të djathtën. Se me të majtën bëj kujdes se e kam ndrydhur. (Qesh) Në fakt kur ha në shtëpi ose kur shkoj te ndonjë shoqe hy me të djathtën. Më duket sikur shkon mbarë.

-Ke bërë mirë që ke hyrë me këtë këmbë?

-Unë për mirë e bëra, gjithsesi kam përshtypjen që është më shumë çështje energjie pozitive ku trupi dhe mendja janë një. Në fakt muzikës i kam hyrë me shumë dashuri.

-Kur është e vështirë të marrësh përgjigje për një pyetje?

- Në cilat raste? Ka shumë raste kur koha është përgjigjia më e mirë. Zakonisht me njerëzit jam e kujdesshme dhe pyetjet i bëj me vënd e aq sa më takon, në mënyrë që të ketë një përgjigje. Vështirë është të marrësh përgjigje me pyetjet “retorike” ose në një nga ato pyetjet që njëriu i bën vetes

n ë lidhje me bilancin e jetës.

-Vazhdon të dalësh në skenë me po aq qejf sa ke dalë edhe ditën e parë?

- Absolutisht po. Pasionit tashmë i është shtuar dhe përgjegjësia.

me ty për sa i përket muzikës, jetës?

- Besoj se po. Shpesh më japin sugjerime për këngë më komerciale dhe pse jo, i dëgjoj me shumë vëmendje dhe i pranoj sugjerimet. Në fund të fundit kanë të drejtë. Duhet patur parasysh që, përveç faktit që unë përfaqësoj artin që bëj, duhet të bëj këngë edhe për mbarë audiencën, përndryshe do tregohesha personale.

- Ti vet hapesh kollaj me miqtë e tu për tema dhe situata të ndryshme?

- Besoj që jam mendjehapur me miqtë dhe njerëzit në përgjithësi, jam shumë e dashur dhe dua që gjithandej të mbjell energji pozitive. Nuk përjashtoj rastin e situatave të ndryshme me njerëz të caktuar, ku mbaj rezervat e mia.

- Çfarë kohë të ha më shumë gjatë - Gjithçka lidhet me anën profesionale. Sigurisht meditimi. -Nuk të vjen ndonjëherë të lësh gjithçka dhe të arratisesh - Jo. Do ta bëja për hir të punës. E dua shoqërinë që kam, njerëzit që më rrethojnë. Përkundrazi, kur iki me marrëdhënie pune, më mungojnë. - Çfarë di të bësh tjetër përveç muzikës? -Pasionet janë të shumta, ku dominon sporti. Ndërsa profesionalisht unë merrem me përkthime nga gjuha franceze në shqip, kuptohet dhe anastasjelltas. Por kam përshtypjen që kënga përveçse pasion më është kthyer në profesion. Kështu që, ta mbaj me shëndet.(Qesh) - Tatuazhet për ty, janë tendencë apo ende snobizëm? -Se unë i kam përgjigjet pak sa personale në këtë drejtim.(Qesh) Tatuazhet kanë qenë tendencë, nuk besoj që janë më, vazhdojnë për inerci të jenë snobizëm por, se ka gjithmonë një por... tatuazhet kanë një vlerë dhe domethënie personale, do thoja shumë të rëndësishme në jetën e dikujt për të mbajtur dikë ose një motiv më vete. - Po pirsing? - Besoj snobizëm. Nuk mund të jetë më tendencë ë kohën “sot”... - …pëlqen të kuqen e vullkanit apo blunë e detit?... - Të kuqen e vullkanit. Jam shenjë zjarri. Ç’të bëj?(Qesh) - Po kostumin e tutave si e pëlqen? - Të kuq. Pyetje një milionshe kjo (Qesh) - …më mirë të bësh thashetheme apo…? Do parapëlqeja shakatë, normalisht me kripë... se sa thashetheme... Nuk më pëlqejnë fare. Gjithsesi nuk gjykoj. Dikush mund të shtyjë dhe kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.